Ka studiuar në Fakultetin Filologjik dhe në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës. Më pas ka ndjekur Studimet Master në Shkenca Psiko-Sociale si dhe studime të thelluara në fushën e politikave gjinore, psikologjinë e komunikimit dhe sociologji. Eksperiencë e gjatë në fushën e mësimdhënies, pedagogjisë, shkencave sociale, politikave gjinore. Në vitin 2009 është emëruar Zv. Ministre e Arsimit dhe Shkencës. Prej 2004, Anëtare e Kryesisë dhe Sekretare e Përgjithshme e Shanseve të Barabarta pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim. Aktualisht, kandidate për deputete e LSI në Qarkun e Shkodrës.
Pse disa gra që kanë punëtore shtëpie, e pastrojnë vetë më parë shtëpinë, që ajo ta shohë të pastër e mos të nxjerrë fjalë që zonja e shtëpisë është e parregullt?
– Është një profesion i ri dhe respektohet tradizionalizmi. Një grua e angazhuar, vërtetë nuk ka kohë t’i bëjë të gjitha. Shpesh është një kompleks i tyre dhe vetë punëdhënëset nuk janë gati ta pranojnë këtë punë të re, që kërkon të kesh vlera njerëzore, të jesh e besueshme dhe humane. Unë, nëse do të marr besimin e votuesve shqiptarë, do të çoj këtë çështje në parlamentin e ardhshëm, që këto gra të konsiderohen të punësuara. Është mirë që edhe vetë gratë të kenë mundësi të krijojnë një zinxhir punësimi. Ato që kanë mundësi të punësojnë gratë dhe nuk e bëjnë këtë, kanë një shkallë besueshmërie të pakët ose konfidencë të ulët.
Gratë shqiptare, a janë nëna të mira për djemtë e tyre?
– Une mendoj ndryshe nga ç’thuhet: Nëse do të shohësh një djalë, shikoji nënën. Nëse do të shohësh një vajzë, shikoji babain! Gratë shqiptare kanë një raport të veçantë me djemtë, të cilët tradicionalisht konsiderohen shtylla e shtëpisë, pika e dobët e nënës. Gruaja djalin e shikon si shpëtimtar dhe i toleron disa gjëra që ndoshta nuk duhen toleruar.
A e teprojnë me kritikat ndaj djemve të tyre?
– Deri diku e teprojnë, sidomos kur djali zgjedh një partnere, në të cilën do të gjejë një model të afërt me nënën e tij. Ndonjëherë ndodh edhe që bëhen xheloze dhe pse jo edhe e mbivlerëzojnë rolin e djalit. Ndërsa unë tim bir, e këshilloj si nënë, jo si shoqe dhe ia lë zgjedhjet t’i bëjë vetë. Çdo zgjidhje që imponohet, është difektoze për individin.
Injoranca te një grua, a kthehet në pushtet në Shqipëri?
– Mediokriteti është injorancë. Gjithnjë ua them studentëve të mi: poshtë forma, lart përmbajtja. Investimi më i madh për njeriun është dija. Një grua injorante duke mos arritur thellësinë e mendimit, bëhet e vetëpushtetshme. Në Shkodër thuhet: Nëse do të shash, apo mallkosh dikë, thuaji të hyrtë vetja në qejf! Injoranca pjell vetëkënaqësi, vetëkënaqësia pjell moskontroll, moskontrolli sjell mos menaxhim të një situatë e cila kthehet në boomerang për grupin apo individin që përfaqëson.
Gratë e njohura që jetojnë sot në Shqipëri, nëse do të jetonin në kohën e Luftës së Dytë Botërore, do të ishin me ballistët apo me partizanët?
– Nëse gruaja e ka të qartë kauzën, gjithmonë bëhet partizane. Nëse i besohet diçka gruas, ajo është e jashtëzakonshme për të realizuar pritshmëritë.
Kur ëndrrat e një gruaje në politikë, i realizon një grua tjetër, si reagon ajo?
– Politika nuk është individuale. Në grupimet politike ka gjithmonë një lider. Nëse një grua, ndërkohë që aktivizohet në politikë, lartëson edhe figurën e liderit të partisë, atëherë ajo e meriton të jetë lider. Por nëse nuk tregon forcë karakteri, ajo shuhet si një meteor. Deri tani, nuk kemi ende një grua lider në politikë.
A i vjen keq, që këto kontribute, po i përvetëson dikush tjetër?
– Edhe gruaja është një qënie njerëzore dhe nuk mund të pranojë që kontributet e saj t’i përvetësojë dikush tjetër. Duhet jo vetëm të dish të japësh kontributin, por edhe ta vësh atë në dukje. Gjithsesi ka edhe gra që katapultohen menjëherë në politikë.
Gratë në Shqipëri, a janë më selektive në përzgjedhjen e profesioneve?
– Po, patjetër. Shoqëria vazhdon të jetë konservatore dhe unë nuk shoh diçka shumë të keqe në këtë edhe pse, kjo krijon shpesh herë mungesa në hapësira të fronteve të reja të punës. Sot, me zhvillimet teknologjike, nuk ka shumë dallime, sepse si burri, dhe gruaja mund të bëjnë të njëjtën punë duke pasur të njëjtat rezultate.
Fati dhe vetë jeta, a ka vepruar drejt me gruan shkodrane?
– Gruaja shkodrane është një minierë ari në vetvete. Këtë nuk e shoh vetëm sot, por mund ta shohësh edhe në albumet e Kol Idromenos si p.sh. “Motrat tona”. Tradita dhe vlera e një kombi shikohet pikërisht te gruaja. Sot kemi një tablo të trishtë, pasi 70% e grave në Shkodër janë të papuna. Nëse do të jem në parlament, do të përpiqem që puna e papaguar e gruas shtëpiake, të konsiderohet profesion. Nëse një grua zgjedh të jetë shtëpiake, kur i shërben fëmijëve, pleqve apo edhe familjarëve të saj, ajo duhet të paguhet nga shteti në mënyrë që të ketë edhe një pension të denjë. Kjo është sfida ime.
A ka fëmijë që punojnë në Shkodër?
– Ka dhe s’ka. Nëse Shkodra do të kishte një strategji zhvillimi me parqe industriale, të mbështetur në prodhime bujqësore, artizanale, peshkim, turizëm familjar etj do të zhdukej edhe punësimi i fëmijëve. Ndërkohë, ekziston edhe ekstremi tjetër: ka të rinj që abuzojnë me sakrificat e prindërve të tyre, sepse mendojnë vetëm të argëtohen.
Gruaja shqiptare, a ka arritur ta kuptojë rëndësinë e integrimit në Evropë?
– Ka kuptuar se ajo është një grua dhe duhet të trajtohet si një grua. Ka kuptuar se Evropa nuk është vetëm një zgjerim gjeografik, por është një mundësi për të qenë i barabartë kudo në Evropë. Unë besoj se, në 23 Qershor, do të ketë një pjesëmarrje shumë të gjërë të gruas në votime, aq sa nuk e mendon askush, sepse tashmë janë ndërgjegjësuar për rolin dhe përgjegjësinë e tyre.
Po Nora ka qene Zv. Ministre sahanlepirese e Saliut, nje hajdute pa fytyre…Nese duhet qe LSI te kete perfaqesi ne parlament e qeveri kjo nuk mund te jete duke ricikluar njerezit qe kane punuar dhe vjedhur me Saliun….
“Mediokriteti është injorancë”! Thenie e arte sikurse eshte prerje e arte edhe copa e shkeputur nga Apple. Asnjera fjale nuk eshte shqipe, kur ne kemi fjalen e bukur dituri-padituri. Dhe te jesh medioker= mesatar apo i zakonshem nuk eshte padije, sepse te tille jane 90% e shqiptareve dhe botes. Por eshte perdorur ne kuptimin e keq ajo fjale – thote dikushi. Atehere une pergjigjem. Padija eshte fatkeqesi kombetare duhej te thoshte Malaj si ish zvminarsimit pa arsimtare, nxenesa, mesues, shkolla dhe me Ipad ne enderra. Ironi. Nuk u flet koka por te tjera pjese te trupit – fatkeqesisht.
Vete eshte nivel mesatar, mbase edhe me pak.
Ka dhe njeres ne kete bote qe mund te kene lexuar ndonje liber apo mbaruar ndonje shkolle dhe e quajne veten te ditur dhe pjesen tjeter te pa ditur ose injorante.Po kjo zevendese ministrja, ose perfaqesusja e levizjes se skarapallinjeve qe nga inati qe kane pse nuk e vodhen dot te gjithe floroirin, se u mbeti dhe nje pjese e vogel , them se e ka gabim.Dituria e saj eshte nje pike ne humbnere.Qe ne krahesim me njerzit e ditur, kjo, po thuajse nuk egziston.Gjithcka shqyrtohet ne bashkesine ne te cilen ben pjese.Elementet te cilet shoqerijne bashkesine e hajduteve jane elemente te cilet i japin formen e plote figures se vepres penale te vjedhjes me mashtrim ,,apo mashtrimikt me vjedhje.Hajduret dhe pse nga ana objektive peraqisin zgjuaresi ne lidhje me taktiken se si i shtojne parate duke vjedhur quhen hajdute.Historia ka treguar se ndaj ketyre ka saksione te ndryshme ………..qe hajduja ta queje popullin injorant vetem nje grua e tille mund te gjesh ne kete vend te shume vuajtur nga politikanet pa shpirt dhe INJORANTE.Ne gjuhen e popullit keta klasifikohen:debile, imicile dhe idjeote.Vetem keshtu mund te klasifikohern thenjet e saj, sepse kjo klasifikohet ne njerzit qe i blene diplomat me forma dhe mjete te ndryshme..
Komenti u fshi nga moderatori per arsye etike.