Nora thërret Robertin në Tiranë

redaktor

Sipas burimeve gazetes Tribuna, në fillim Nora ka udhëtuar e vetme për përgatitjet e kësaj gare, por duke qenë se s’ka mundur të afrohet me asnjë nga koleget artiste ka telefonuar të dashurin ta shoqërojë, i cili është nisur nga Prishtina posaçërisht për të qenë pranë saj.

Konkurrimi i Nora Istrefit te “Kënga Magjike 2013” mund të konsiderohet një dëshmi e re dashurie për partnerin e saj prej vitesh, Robert Berisha, pas fjalëve se ata ishin ndarë. Këtë verë u fol për një krisje mes çiftit dhe arsyeja kishte qenë një tjetër këngëtare artiste e njohur me të cilën ishte afruar Roberti, po ashtu muzikant në profesion. Ndaj jo pa qëllim Nora ka vendosur për titull kënge “I jemi je” me muzikë të Aida Barakut & Armend Rexhepagiqit dhe vargje të Arjanit Palaj. Për ta faktuar më mirë rikthimin bashkë dhe sheshimin e mosmarrëveshjeve mes tyre, Nora për herë të parë ka marrë me vete në Tiranë Robertin, i cili e ka shoqëruar nonstop këto ditë gjatë provave duke u kujdesur për të.

Sipas burimeve të panoramas, në fillim Nora ka udhëtuar e vetme për përgatitjet e kësaj gare, por duke qenë se s’ka mundur të afrohet me asnjë nga koleget artiste ka telefonuar të dashurin ta shoqërojë, i cili është nisur nga Prishtina posaçërisht për të qenë pranë saj. Këto foto dëshmojnë në të njëjtën kohë dhe faktin që ata janë bashkë. Kënga me këtë fabul “pronësie” për Robertin, që Nora e prezantoi javën e fundit të lansimit të këngëve në “E diela shqiptare”, është pëlqyer mjaft, edhe për faktin se ky është momenti më i mirë i Norës në muzikë dhe koncerte, dhe fansat presin me kuriozitet çdo këngë të saj të re. Por le të shohim nëse marrëdhëniet e saj të ftohta me kolegët do të ndikojnë në votime, me pikët që do mund të mbledhë Nora.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *