“Normalja e Qestoratit”, mjegull në histori

Leda Hysa

 

Nga Kleanthi Dedi, muzeolog

Nuk jam i pari. Të tjerë lunxhotë, më shumë të huaj, kanë shkruar për Zografon: Prof. dr. Andrea Gudha nga Qestorati në esenë “Normalia e Qestoratit jep të dhëna të rëndësishme për përmbajtjen që pati ky institucion”; Kristaq Mandi nga Peshkëpia e Gjirokastrës gjurmon e boton herë pas here të dhëna dokumentare për jetën, veprën e Zografos. Po kështu edhe të tjerë studiues, direct apo indirect kanë ndriçuar veprimtarinë e tij.

Nëse mund të quhet ky shkrim dhe ndërhyrja ime te shoqata “Partnerët Shqipëri, për Ndryshim e Zhvillim”, që në dhjetor të vitit 2017 e nderoi Zografon me çmimin “Pionier i bamirësisë“ me motivacionin “Për veprimtari të shquar në fushën e arsimit dhe kulturës”, ku veçohet ndërtimi i Normales të Qostoratit, personalisht dhe si lunxhot e falenderoj shoqatën e mësipërme për dakortësinë në vlerësimin e këtij personaliteti.

Kristaq Zografo është shqiptar, me prindër shqiptarë, me gjak e mendësi të urtë e të mençur lunxhot. Them kështu edhe si karshillëk ndaj ndonjerit, por edhe qarqe të veçanta antishqiptare, që i konvertojnë Zografos orgjinën vllahe.

Ndonjë provokator, siç ka ndodhur këto vitet e fundit në vizitën që bëri në Qestorat shkoi te ish ndërtesa e Normales, ku në mjedisin e jashtëm është busti i Koto Hoxhit. Me djallëzi pyeti një vendas:

“Busti i Zografos është ky?”

“Jo, është toni, ju kur ta vini tuajin…”

Ky toni nga injoranca apo nga ndonjë arsye tjetër… e shiti Zografon!…

Koto Hoxhi, rilindas i madh, bashkëluftëtar i një prerje me vëllezërit Frashëri, me kontribute të shquara për gjuhën, shkollën, lirinë e Shqipërisë, do të zemërohej e revoltohej. “Jo, djema aty e ka vendin Kristaqi”!

Mirëpo, kur ndërtesa e ish Normales që ngriti Zografua është në rrezik shembje vetëm për pakogjë, për disa fonde që duhen, por edhe për atë që nuk nuk vritet mendja dhe mungon dashuria për atë mjedis të shenjtë në Qestorat, në të cilin mund të ngrihet një panteon kushtuar idealistëve të shquar me vlera kombëtare si, Koto Hoxhi, Pandeli Sotiri, drejtori i të parës shkollë shqipe në vitin 1887 në Korçë, Kristaq Zografi, Petro Poga, botuesi i parë i gazetës “ Drita” më 1883 në gjuhën shqipe në Stamboll, ministri i parë i drejtësisë në Qeverinë Shqiptare të Ismail Qemalit më 1912, Urani Rumbo, dhe kjo lunxhote, që ishte jo vetëm mësuese e madhe por luftëtare e shquar për emancipimin e femrës shqiptare etj., kështu do të ndodhë.

Të rendim sa s’është vonë! Ende në Lunxheri ekzistojnë dëshmi dokumentare lëndore të shkruara e memoriale. Lunxhëria e meriton një muze të konceptuar shkencërisht në përmbajtje dhe madhështor në paraqitje. Zografua meriton vend të nderuar në radhët e filantropëve të shquar.

Edhe te ai, të japësh, të kontribuosh për vende e popuj të ndryshëm, spikat figura e një personaliteti të kompletuar me dije, vullnetmirë e vizion largpamës. Ai financoi shuma të mëdha për zhvillim e përparim në fushën e kulturës e të arsimit. Gjithashtu edhe investime për zhvillimin ekonomik, që synojnë mirëqenie materiale, s’janë të pakta.

Zhvillimin e përparimin e shikonte në njohjen e aplikimin e të dhënave shkencore, në përdorimin e mjeteve moderne.

Sa për ilustrim citojmë diçka nga shënimet për të: “Në territorin e braktisur të Kiurkon (Greqi), i cili më vonë mori mbiemrin Zografo, ngriti një fabrikë sheqeri ultra moderne, importoi i pari nga Franca motorin me avull.

Zografo ishte i sukseshëm në fushën e financave, pati bankë në Stanboll e filiale të saj në Paris.

Atë për njohuritë e spiaktura në fushën e financave, administrata osmane, vetë sulltanët e asaj kohe e kishin këshilltar. E kanë nderuar me çmime të rendësishme”. Kisha greke e quan kryetarin e saj.

Bamirësia dhe filantropia nuk njohin kufi. Kudo që të bëhen dhe sido që bëhen ato kanë karakter human, u shërbejnë njerëzve pa dallim kombësie, krahine, ideje, race apo moshe. Ato i shërbëjnë aq sa mundin ecjes përpara, zhvillimit të shoqërisë.

Emrin filantrop e meritoi që kur dhuroi bibliotekën e madhe të tij në Stamboll për Qestoratin, vendlindjen e tij.

Ndërtoi ura mbi përrenjtë e lumenjtë, urë të madhe në Buduk mbi lumin Drino ku kalonin lunxhotët e zagoritët, restauroi kishën e Shën Mëhillit, shtroi rrugët me kalldrëm, ndihmoi të varfërit në nevojë si në ditë vdekje, gëzimi e për shkollimin e fëmijëve.

Zografua s’ka bërë një e dy / të mira në fshatin e tij por, më e madhja që bëri / i ndieri kokalla argjendi/ janë shkollat zografe të mëdha porsi pallate”, këndohej në Qestorat.

Normalja që ideoi dhe financoi Zografua ishte vepër e madhe, bashkëkohore, krahasuar me realizimet e shquara të qyteteve të mëdha. Dhe, kur mendojmë se një vepër kaq e madhe u ngrit në Qestorat, vendlindjen e tij, patriotizmi, atdhedashuria, respekti dhe mirënjohja shumëfishohen.

Nga Qestorati iku foshnjë, thonë e futën në një hasonë të shtruar me të leshta, që e ngarkuan mbi samarin e një mushke të urtë, jo xanxare, që në ecje mund ta tallandiste fëmijën. Arriti në Stamboll tek i ati. U shkollua, u shqua dhe doli në jetë plot njohuri që me pasion i vuri në jetë, shënoi arritje të papara.

Rrethanat nuk e mundësuan kthimin e tij në Qestorat. Nuk dimë të ketë lënë kujtime, por dhurata. Normalja dhe të tjerat që bëri flasin shumë.

Qumështi i nënës lunxhote bashkë me vlerat ushqyese për rritjen e shëndetshme si fizik i fort, i bukur i kishte dhënë edhe vitamina që ushqenin e mendjen e zemrën. Ishin ato një tok traditash fisnike, plot urti e dashuri njerëzore, tradita të mrekullueshme.

Se vërtet u largua nga Qestorati, por Viktor Zografua (babai) kishte dërguar lajm që djali të vinte bashkë me të ëmën. Kështu e kishte pranë Qestoratin.

Themi me bindje që Kristaq Zografua edhe në Stamboll e ndjeu shpirtin e zemrën shqiptare që pulsonte. Ndjen mendje të ndritura, guximtarë e trima që përpiqeshin e punonin, si ata për Shqipërinë, lirinë e pavarësinë e saj. Ai u përfshi në këto ngjarje duke dhënë kontributin e tij.

Jani Vreto, një tjetër rilindas i madh, na thotë: “Njerëz të shquar të kombit shqiptar që jetonin e punonin në kryeqytetin e Perandorisë Osmane, Kostandinopojë u bënë nismëtarët e një ndërmarrje kaq të madhe dhe të rendësishme, në themel të së cilës ishte gjuha shqipe si elementi kryesor në përcaktimin e kombësisë shqiptare.

Dhe Vretua radhit: “Mustafa Pasha nga fshati Pojan, Sulejman Pasha e Seit Beu prej Tirane, Rustem Pasha prej Leskoviku, Kristaq Eefendi Zografi nga Qestorati i Gjirokastrës, Ismail Beu nga Vlora, Pashko Vasa katolik prej Shkodre, Hasan Tahsimi prej Filati, Kostandin Kristiforidhi nga Elbasani, këta vazhdon Vretua, mblidheshin herë pas here dhe diskutonin bashkarisht për krijimin e një alfabeti për gjuhën shqipe”.

Kristaq Zografi ka firmën e tij në një letër që atdhetarët shqiptarë i dërgonin Ali Pashës, Vezirit të Janinës. Shpresonin për përkrahjen e tij. Fryt i asaj firme e shpirti atdhetar ishte dhe Normalja e Zografos për djemtë e vajzat e ardhur nga jugu e juglindja e Shqipërisë (Dropulli, Lunxhëria e Zagoria, Janina, Nikopoja, Paramithia, Vellas, Konica, Berati, Korça, Përmeti, Durrësi, Elbasani e Grebenea), shkolla ishte e paisur me konvikt, furrë buke therrtore, me ujësjellës në të dyja godinat.

Kjo shkollë për 18 vjet pati mision të nxirrte njerëz të kulturuar që, siç tregoi koha, shumë prej tyre vazhduan studimet në degë të ndryshme në universitete të Europës Perëndimore.

Si shkollë cilësore, elitë, edhe produkti i saj ka qenë cilësor, elitë. Ajo ka nxjerrë nxënës, që më vonë janë bërë figura të shquara të kombit dhe të arsimit shqiptar si Petro Nini Luarasi, Pandeli Sotiri, Koto Hoxhi, Petro Poga, Jani Minga, Urani Rumbo, Misto Mame, Mihal Duri dhe të tjerë, të cilët u bënë protogonistë të shquar në përpjkejet për lirinë e Shqipërisë, gjuhën e alfabetin shqip.

Normalja e Qestoratit i përgatiste mësuesit e ardhshëm me kulturë të gjërë, shkencë e shumë njohuri të tjera historike për njohjen e shoqorisë njerëzore, nxorri mësues me kualifikim lait, shkencor e pedagogjik që shquheshin jo vetëm për aftësi e kulturë por edhe për një personalitet model që ndihmonte në edukimin e përgatitjen e mësuesve të ardhshëm.

Zgjedhja e Qestoratit ku do të vendosej selia e Normales nuk ishte e rastit. Fabrikat e kombinatet ngrihen aty ku është lënda e parë. Qestorati, gjithë Lunxhëria fund shekullin e 17 dhe sidomos mbarë shekullin e 18-të e në vazhdim kishin sendërtuar si askush një mënyrë jetese sa të përparuar në të shkuarën aq edhe të vlefshme për atë kohë dhe më tej.

Qestorati, na thotë Guri Sevo ka qënë i pasur shumë. Burrat, të gjithë qenë veshur bukur, me të ngushta, femrat me kavadh të cohtë të sjellë nga Stambolli, me flori në ballë e në gjoks. Kanë qënë të zgjuara fort, huapritëse (pritëse bujare për të huajt) dhe përdornin asi kohe: faleminderit, zotëri e zotërote, urdhëro, mirëse na urdhëruat, ua paçim baki (borxh) e të tjera fjalë të kulturuara e të ëmbla kanë qënë të zakonshme në mjedisin lunxhot.

Udhëtarë të rastit, por edhe figura të shquara i vlerësojnë lunxhotët për kulturën e mirëqenien e jetesës. Shoqëruesi i Bajronit thotë se pas një udhëtimi të gjatë e të lodhshëm arritëm në Qestorat ku fjetëm rehat në një shtëpi të pastër. Këtu lordi anglez bleu një kostum (lunxhot) karakteristikë fantazi e shprehur në art për t’ia bërë dhuratë së ëmës.

Në vazhdim të udhëtimit nga Qestorati arritën në Dhoksat ku një grup njerëzish, shumica gra e vajza punonin për rregullimin e rrugës, prisnin me të nderonin të huajin.

Bajroni që i pa nga afër gjatë udhëtimit të tij historik thotë se lunxhotët nuk janë rajà, po t’i pyesësh se ç’fe kanë, të përgjigjen “jemi shqiptarë”.

Bukur e sintetizon luxhoti kulturën e mirësjelljes dhe atë të pritjes e nderimit: “Ç’të të them moj xhallare (shpirt)/ Ç’të të them ti e di vetë/ Se si priten të mëdhenjtë! / Me zotëri e me zotërote

Në Stogopull (një tjetër fshat i Lubxhërisë) gazetari gjirokastrit Veli Harshova çmon emancipimin e femrës lunxhote, veshjen e stolisjen me sqimë, rolin e shquar të saj në edukimin e fëmijëve.

Gazetari i viteve ’30, Branko Merxhani nga Sopiku i Gjirokastrës dhe me mëmë sllavo-maqedonas, kur flet e vlerëson një libër të shokut të tij, Vangjel Koçi, edhe ky publicist i shquar i rrymës neoshqiptarizmit thotë: “E bukur, e rrallë, e pastër si vajzë lunxhote.

Në Qestorat lartësoheshin shtëpi dy e tri katëshe të ndërtuar nga mjershtër kolonjarë e nga Koblara e Përmetit, punimet e tavanëve, dollapëve e sergjenëve të gdhendur nga duarartët e Pogonit, ishin në çdo shtëpi për mobilimin e brendshëm.

Lunxhoti sevdalli pruri nga kurbeti orendi e velike sa dhe vepra artit (piktura), velga muzikore, organo, mangnetofonë, mandolina, makina qepëse të firmës “Singer” i gjejmë edhe sot në shtëpitë lunxhote.

Në Qestorat flitej shqipe e pastër (fjalën përkëdhelëse “Si je jeto, eja jeto, ekuivalenten e gjen vetëm në bregdet, o jetë, të thërret bregdetesja) dhe gjuhë të tjera si greqisht, turqisht, frëngjitsht, këto kryesisht nga burrat që kishin shkuar në kurbet.

Kur diskutonin për ngjarjet e kohës mbaheshin pozicione të qarta në batica e zbatica historike të kohës, ekzistonte ndjenjë e shpirt atdhetar: “Ne të huajin nuk e njohmë/, Mbret kemi flamurin tonë“. Në të tjera situata kumbonte thirrja: “Leni shpat e jataganë/ merrni penën e mellanë“. Dukuri të tjera si ai morati i urtë, sjellja në mënyrë të kulturuar, mënyra e jetesës me variacione në kohë skamje dhe bollëku e shumë të tjera që burojnë nga kohët më të hershme i portretizojnë lunxhoten e lunxhotin njerëz fisnikë me botë të pasur shpirtërore, të punës e qejfit, adhurues të së bukurës e të mirës.

Në këtë portetizim lunxhot (që unë s’jam i zoti ta qëndis si e meriton) pati ndikim të ndjeshëm edhe Normalja e Zagrafos, vlera e floririt me katër qoshe që u derdh për ngritjen e saj.

Në këtë mejdis Qestaratin e Koto Hoxhit, Zografos etj, burra e gra të mençura që shikonin larg u vu në skenë në vitin 1874 ceremoniali i dasmës lunxhote, fillesë e teatrit kombëtar shqiptar. Ideator, mbledhës e zgjedhës i këngëve e valleve lunxhote, skenarist e regjisor ishte rilindasi i madh, Koto Hoxhi. Në atë shfaqje teatrale aktorë e spektatorë ishin djem dhe vajza, burra e gra të Qestoratit dhe nxënës e studentë të Normales së Zografos.

Shfaqja u dha në Gjirokastër, u tentua edhe për në Janinë por nuk u pranua nga administrata turke e Gjirokastrës.

Kristaq Zografin e shohim edhe si shok mik e të afërt familjar të Koto Hoxhit. Ai kishte martuar në Zografaj mbesen e tij.  Ishte Zografua që i besoi Koto Hoxhit detyrën e administratorit të Normales. Ishte Zografua që hiqej sikur s’dinte që Koto Hoxhi, pas orëve të mësimit në Normale zhvillonte me disa normalistë programin tjetër, mësimin e gjuhës shqipe…

Të shpresojmë që ky shkrim ku përfshihen edhe mendimet e dëshirat e banorëve të Qestoratit që gazeta “Dita” në vazhdim të platformës së saj atdhetare, i dha vendin e merituar në faqet e saj, të ndikojnë edhe tek ata, që kanë “gurin dhe arrën”, Bashkinë e Gjirokastrës dhe Institutin e Monumenteve që në Qestorat në ish godinën e Normales, të ngrihet muzeu “Lunxhëria”, ku krahas gjithë vlerave kulturore- historike të Lunxherisë, personaliteteve të saj të shquar do të zërë vendin e merituar edhe Kristaq Zografua me Normalen e tij.

 

Share This Article
8 Comments
  • O Qestorati me vule! Koto Hoxhi eshte YNI.
    Zografos,eshte i tyre.
    Nuk eshte ne graden e grekomanit te terbuar,antishqiptarit me Damke,vrasesit te Naum Veqilharxhit,Vangjel Zhaba,,,
    Por prape eshte i tyre.

  • Zoti Kleanthi.
    Sa kohe ju Orthodhokset te kini friken ta quani Stambollin turk ne Kostandinopol kryeqytetin e Epirotit Jeorgios Kastriotis,te Megas Kostandinopolin,nuk kini per te pare drite.
    Glua nga Glosa e Epiroteve,e bukur (buatiful) qe pretendoni (pretend) dhe kini flamurin (fllug) Greke te Bizantit ju consideron “patriote” Patridhe te shitur tek turku dhe italiani.
    Zografua nuk qe Katolike qe te bente propaganden e Papes ne Indi te respektohet ne Al-banistane.
    Thjesht dha shume per kete vend te degjeneruar.

  • Nipi i Kristaq Zografos,Gjergj Zografo ne 1914 u be nga andartet greke qe pushtuan Shqiperine e Jugut,President i Vorio-Epirit.

  • Or ti mender pellasgos,nuk dua te fyej,por padija nuk perben argument.
    Gjergj Kastrioti nuk ka shkelur kurre ne Kostandinopoje.Kur u pushtua Kostandinopoja nga Turqit Gjergj Kastrioti ishte Kapedan i Shqiptareve arberore me kryeqender Krujen.
    Kleanthi Dedi eshte nje nga muzeologet me serioze te Shqiperise,Ka kontributin e tij ne themelimin e Muzeut Kombetar dhe ka qene zv.minister i arsim-kultures ne kohen e Thoma Delianes,.Cfare orthodhokse prrallis ti.Ne jemi Arberore.

  • Nuk e kuptova,si eshte ajo historia e Vangjil Zhapes(Zhabes) sicequan siperpershkruasi me Veqilharxhit?

  • Zoti Kleanth Dedi shume mire ben qe jep disa informacione per Zografon por si te gjithe te tjeret gjerat i shtremberon ndoshta ngaqe akoma nuk kemi aritur te clirohemi nga shume gjera, per arsye se ka qene dhe muzeolog sic thote dikush ketu eshet e natyrshme qe te beje propaganden e shtetit sepse keshtu e do puna,Eshte e cuditshme se akoma nuk po clirohemi nga ndjenjat e inforioritetit por dhe racizem do ta konsideroja ne nej kohe qe vete shqiptaret bertasin dhe denojne te tjeret , kur vete mbajne kampion ne evrope, Z,K ,DEDI ESHTE MESE E vertet qe ZOGRAFO ka qene em origjine vllahe sic eshet shumica e lunxhioteve pavaresisht se juve nuk doni ta pranoni duke menduar se et qenet vllah te fut ndjenjen e inferioritetit apo te qenit vllah automatikisht do te thote antishqiptar, absurde absurde, do et thoshja neev akoma si shtet jemi shuem larg evropes apo botes, sepse te jesh vllah ne shqiperi do te thopte et jesh shtetas shqiptar dhe si shtetas shqiptar duhet et zbatosh ligjet dhe te paguash taksat e ketij shteti pra et jesh ne regull me ligjet e shtetit dhe nuk besoj se et qenit vllah demton shtetin apo et qenit shqiptar sipas jush e nderon kete shtet , jo nuk jam dakord sepse ashtu sic mund et kete vlleh apo bullgar apo serb, evgjit, etj antishqiptar ashtu ka dhe shqiptare et vertet por akoma ekziston ndjenja e frikes per origjinene cedo kujt kur dime se shuem vllehe kane ndihmuar ne formimin e shtetit, apo dhe sot me shumice jane qe ndodhen ne elitat e larta te shtetit, persa i takon Zografs kete nuk ka kush e nderon ai ishet vllah ashtu sic ishet dhe ZHAPA nuk eshet vendi ketu per dokumenta por keto jane et vertetat, qe zografi ishte vllah por juve nuk arini ta pranoni, dhe nuk doni te jete vllah sepse qenka qarqe antishqiptare, dhe une kam origjine vllahe te vjeter( e sqaroj nuk jam nga vllehet e ardhur tani vone por me origjine lunxhiote dhe i di mire gjerat) lexoje pak zija shkodren se cfare thote em dokumenta se aty flet dhe per arvanito-vllehet,,,Lunxhëria pellazge :: Shpirti i Shqiptarit :: Shqiptare te …,, dhe nuk jane qarqe antishqiptare qe e nxxjerin zografon vllah, por ashtu eshte dhe ka akoma sot fise vllahe me kete mbiemer ne shqiperi ,dhe ishin keta zografo qe deshironin qeverine e v epirit, kjo eshet e verteta dhe boll me propaganda fallse akoma sot jemi lodhur nga diktatura , por frika apo inferioriteti vazhdon akoma sot, sepse do et ishet nje bombe e madhe apo cudi nese dikush do te deklaronte per origjinen e tij vllahe turp me mashtrime

  • Po kush ti tregon keto pralla more demo sali leshi po nena ime eshte mbese te te dy dhe e Kotos dhe e Kristaqit mundet te ma shpegosh dote si ka mundesi dhe poke nevoj per ta saktesuar mund te shkosh ne Qestorat dhe te pyesesh me mire se ngjitur me normalen qe eshte e djegur eshte dhe shtepia e te ndjerit Niko Zografi qe e njeh gjith qestorati dhe e nderon Dhe qe ta dish mire ti more demo kesaj mbese ai trap Sali qe hap pallavra fabriken e kesaj zonje ja shiti grekut bashk me bashibozuket e gjykates ne Gjirokaster Respekt

  • Nuk e di ne se i lexon Klanthi Dedi keto komente. Nese doni te lartesoni Shkollen e Qestoratit apo figuren e Koto Hoxhit kjo nuk behet duke shtremberuar realitetin. Te pakten Pandeli Sotiri drejtori i shkollles se pare shqipe ne Korce nuk kish si te ishte nxenes ne kete shkolle kur ajo u hap ne !874. Pandeliu ishte ne Stamboll e projektonte alfabetin e Shqipes ne ate kohe. Si mund te shkruash keshtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *