Shqiptaro-norvegjezi Visar Abdyli, 26 vjeçar (në mes) është akuzuar për mashtrim pasi ishte dënuar me 7 muaj burg për mbështetje të luftëtarëve të huaj në grupin ekstremist ISIS, shkruajnë mediat norvegjeze,
26-vjeçari i akuzuar për mashtrim të rëndë u dërgua në Gjykatën e Oslos të premten dhe u mbajt në paraburgim, shkruan Aftenposten. Policia u justifikua me faktin se ai duhej mbajtur në burg për të mos shkatërruar provat.
Terroristi shqiptaro-norvegjez që ishte dënuar njëherë nuk ka filluar ende të kryejë dënimin që i ishte caktuar nga Gjykata e Lartë bashkë me dy të tjerës: Njerin vëlla, Valon Avdyli, 29 vjeç (pas tij në foto) dhe somalezin Djibril Bashir, 31 vjeç, (para tij në foto).
Ai u dënua me 7 muaj burg pasi u përpoq të dërgonte veshje dhe mjete të tjera për vëllain tjetër të tij, Egzon Avdylin, që iu vra më vonë në Siri. Avokati i tij nuk pranoi të komentojë
