Norvegjia dënon dy vëllezërit nga Kosova për pjesëmarrje në luftën e Sirisë

Saimir Lleshi

Dy shqiptarë nga Kosova dhe një shtetas tjetër janë dënuar nga një gjykatë në Norvegji për shkak se kanë marrë pjesë në Shtetin islamik në Siri. Shqiptari Valon Avdyli, 29-vjeç me origjinë nga Kosova dhe banues në Norvegji është dënuar me 4 vite e 9 muaj burg.

Bashkë me të është dënuar me 4 vite e 6 muaj burg një shtetas nga Somalia.

Vëllai i Valonit, Visar Avdyli, 26-vjeç është dënuar me tetë muaj burg për shkak të shkeljes së ligjeve norvegjeze dhe ofrimin e ndihmës për Shtetin Islamik, pasi i ka dërguar veshje dhe armë.

Sipas shërbimeve sekrete të këtij vendi, më shumë se 70 norvegjezë kanë marrë pjesë apo ende marrin pjesë në luftën në Siri. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *