Eshtë një pasdite e vonë në qytetin e vogël norvegjez Stjördal, rreth 30 km në lindje të Trondheimit.
Ngadalë, në shtëpitë e veçuara në lagjen e re Geving ndizen dritat.
Rune Vist mbështetet në kangjellat e ballkonit, pi një gllënjkë birrë dhe hedh vështrimin në fjord.
“Të jetosh këtu është më mirë për familjen”, thotë ai. “Një vend më i bukur për fëmijët. Veç kësaj këtu vendi është më i qetë dhe cilësia e jetesës më e lartë”.
41 vjeçari financier punon në një bankë të madhe në Trondheim. Pasi kanë jetuar 10 vjet në Oslo, Vist dhe e shoqja sapo janë futur në shtëpinë e tyre të re. Një shtëpi e gatshme nga katalogu: me shumë dritë, moderne, sipërfaqe të mëdha xhami, brenda e prerë me bollëk dhe me tavane të larta. 250 metra katrorë e ndarë në tri kate. Shumë vend, por që ka çmimin e vet.
“Ne kemi paguar gjashtë milionë krona për shtëpinë tonë”, tregon ajo. Këto janë rreth 750.000 euro.
Kudo në Stjördal ndërtohet. “Emigrimi i fuqisë punëtore në Norvegji është shumë i lartë”, thotë Rune Vist. “Ka shumë pak shtëpi. Prandaj aktualisht ia vlen të blesh shtëpi, për t’i dhënë ato me qira”.
Por shumica e norvegjezëve preferojnë të investojnë para për të blerë shtëpi për vete. Edhe familje të reja marrin me shumë lehtësi kredi në Norvegji, duhet vetëm një kontratë pune. Dhe punë në Norvegji kanë thuajse të gjithë. Kuota e papunësisë në të gjithë vendin është diçka te tre përqind – në Stjördal ajo është madje më e ulët.
Kur bëhet fjalë për nivelin e jetesës në Evropë, shumicën e herëve Norvegjia zë vendet më të larta.
Po a ka probleme populli në Norvegji? Sipas pensionistit Stig Eikeland po. “Lypësit, shumica nga Evropa lindore, duhet të largohen më në fund nga rruga. Dhe veç kësaj, një pjesë e fondit të naftës duhet të shkojë për sistemet sociale.”
Probleme të tilla, vendet e tjera do të luteshin t’i kishin. Shumë norvegjezë do të preferonin ta shihnin më të fortë sistemin social, duke investuar në të më shumë para nga shfrytëzimi i naftës dhe i gazit.
Fondi norvegjez shtetëror i naftës është i ndarë në dy pjesë: një pjesë më e vogël investohet në vend dhe përbën sigurimet e pleqërisë dhe ato sociale. Pjesa tjetër, më e madhe përdoret vetëm për investime në botën e jashtme.
Ky fond ka arritur shumën 560 miliardë euro. Shumë para!
Fondi i naftës ka investuar në Londër, në Zvicër dhe në SHBA. Në Londër me të u ble një pjesë e Regent Street, një rrugë e madhe me dyqane. Në Zvicër u ble qendra e koncernit të Credit Suisse, në Bazel dhe në SHBA disa qendra tregtare apo të ngjashme.
n.s. / dita

fondi 560 miliarde euro quhet rezerve per nje popullsi rreth 5 milione banore
e c’mund te thuash me teper po t’a krahasosh me GDP e Albanistan
po jan te verteta ata qe shkruhet me larte e une kam 15 vjet qe jetoje ketu mirpo nuk na pengojne ata lypsit se jane shum shum pak, edhe pse ka mirqenje e eshte top klas kemi probleme me klimen apo skemi shum kohe te lire jemi i programuar si rrobot zen vendin e pare per depresion
ooo me ne fund dikush qe flet nga eksperienca personale. Se duke lexuar keto artikuj biem ne depresion ne qe jetojme jashte norvegjise. Ja keto aspekte nuk njihen per publikun e gjere.
Per mendimin duhet te kete nje balancim midis relaksimit ballkanik dhe super eficenses Norvegjese
Ekzakt Fatmir!
pershendetje si memigru ose mepunu ne norvegji julutem mendihmoni
Melisa,
Hidhi nje sy ketij linkut:
https://www.nav.no/en/Home
Nese nuk je nenshtetase BE gjerat komplikohen pak.
Ki parasysh edhe klimen dhe netet e pafund gjate muajve te dimrit.
Eshte super vend sidomos Ålesund eshte mrekulli, super ekonomi super page super gjithçka.
Që nga gushtii 1993 jam në këtë vend dhe ende nuk kam mundur me gjetë një vend pune si punëtor fizik. Nuk është ashtu sic po shkruajnë kaëta gazetarët e revistave e gazetave shqiptare në Kosovë e Shqipëri. Këtu ka probleme sikur në cdo vend tjetër të botës. Ata që dëshirojnë punë unë ju kisha propozuar vende të tjera si Gjermania apo Zvicëra. Kam ardhë si 33 vjecar këtu, sot i kam 59 vjet e më tepër dhe ende nuk kam një vend pune. Plot 26 vjet në Kurse dhe praktikë që nga punëtor fizik, në prodhim, në pastrim, industri e shkarkim trajlerësh (Kontejnerësh) me nga 12 mijë kilogram qëvinin nga Kina e cka jo tjetër dhe për fund asgjë, përvec vdekjes që na ka mbetur si alternativë e vetëme tash në prag të 60-tave. Shqiptarëve ju them mos mashtroni njerëz po tregonu të vërtetën duke filluar nga përvoja e secilit vec e vec. S`ka parajsë, harroni këtë ëndërr!
Ata që nuk besojnë unë ua jap nr. telefonit dhe ju ftoj që të flasim nëpërmjet medieve qoftë TV, Radio apo cilës do gazetë pa fshehur ëmër as mbiemër. Me fakte dhe dokumente nëse ka nevojë edhe me fotografi e film LIVE.
Pa përjashtuar këtu as NRK, TV2 apo TV Norge, televizione norvegjeze.