Trajneri i Norvegjisë, Egil Olsen, ka thirrur skuadrën për ndeshjen kundër Shqipërisë, të cilën ai e konsideron si për jetë a vdekje. “Me Shqipërinë e kemi thikën në grykë. Nëse nuk fitojmë në Tiranë, e rrezikojmë seriozisht pjesëmarrjen në finalet e botërorit”, tha Olsen në konferencën për shtyp, ku bëri të ditur lojtarët e thirrur për ndeshjen e 7 qershorit. Kuqezinjtë fituan më 22 mars në Oslo, por Olsen beson se nordikët do t’u kthejnë reston në “Qemal Stafa”. “Do të jemi në formë më të mirë kësaj radhe. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe e balancuar. Edhe një pikë nuk do të ishte keq, ndonëse preferojmë fitoren. Tani e njohim më mirë Shqipërinë, por kjo është reciproke. Ata kanë humbur disa lojtare për shkak të kartonëve në ndeshjen kundër nesh, ndërkohë që neve na janë rikthyer Daniel Braten dhe Espen Rud”. Trajneri 71-vjeçar nuk e merr ndeshjen e Shqipërisë të shkëputur nga të tjerat, ndonëse ajo është e para e serisë së mbetur. “Nga pesë ndeshjet e mbetura, na duhen 12 pikë për të shpresuar për të arritur një vend në play-off. Kjo do të thotë që edhe në rast humbjeje me Shqipërinë jo të gjitha shpresat janë shuar, në rast se ne do t’i fitojmë katër ndeshjet e tjera. Por, atëherë ne do ta kemi thikën në grykë në çdo ndeshje në rast se do të dështojmë. Prandaj, tri pikët kundër Shqipërisë janë shumë të rëndësishme për ne”.
Peshkun do t’u japim! Mezi po presim të ngjitemi me lartë,duke ju mundur ku që u mundem!1-0,mjafton fitorja jonë! mbrojtje e forte, mesfushe e pamundshme dhe nje rast i shfrytezuar!….Fitore!
ZOTI E BEKOFTE KOMBETAREN TONE PERPARA SHQIPET TONA NA NDERONI KETE RADHE