Nostalgjia e Topallit

anazapta

Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli, ka uruar sot të gjithë mësuesit në ditën e festës së tyre. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Topalli shpreh mirënjohje për misionin dhe përkushtimin e mësuesve dhe shkruan se influenca e tyre në jetën e gjithsecilit është e pakufi.

Por ajo që bën më shumë përshtypje se urimi për 7 Marsin (të tillë mbushën sot rrjetet sociale) është fotoja me të cilën e shoqëron Topalli statusin e saj. Një foto e kohës kur drejtonte Parlamentin…

Mesa duket, ish-kryetaren e Parlamentit e ka marrë malli për karrigen… ose gjatë kohës kur rrinte ulur mbi të i dukej vetja si mësuese.

 

Mesazhi i Topallit

“Gëzuar Festën të gjithë Mësuesve!
Influenca e tyre në jetën e njeriut është e pakufi! Mirënjohje e respekti për misionin, dedikimin e dashurinë e tyre! Jozefina”.

 

 

 

Share This Article
20 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *