Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, së fundmi ka ndërmarrë një nismë sa risi aq dhe sa interesante.
Të gjithë të apasionuarit dhe koleksionuesit e mjeteve historike do të kenë një platformë të posaçme online. Bëhët fjalë për koleksionin shqiptar të mjeteve të vjetra, i cili përmban materiale mjaft të interesante dhe nostalgjike.
Ka qenë DPSHTRR që ka bërë të ditur një nismë të tillë në rrjetet sociale.
Ndërkohë, ka shpjeguar më tej edhe procedurën që duhet të ndjekin për t’u bërë pjesë e kësaj platforme.
- Shto Koleksionin (regjistro e ngarko fotot dhe të dhënat e mjetit/koleksionit tënd)
- Kategori për kërkim me periudhë, tipologji, subjekt, fjalë kyçe, modele, marka, adresë, karakteristika e vit prodhimi
- Galeri fotosh e llogari të personalizuara, mbrojtje privatësie e zgjedhje niveli pasqyrimi e publikimi.
- Anëtarësim e zyrtarizim statusi, formalizim, homologim e mbështetje për regjistrime, targim, procedura, shërbime
- Organizim eventesh, aktivitete edukative, mbështetje për ekspozime, panaire dhe këshillime orientuese online
- Lobim, institucionalizim, ndërlidhje
- Përditësimi pa pagesë


j.l./ dita
