Notari amerikan i kërkon falje Brazilit në televizionin kombëtar

Elton Tafaruci
In this still image from video Olympic gold medallist swimmer Ryan Lochte of the U.S. gives an interview to Globo TV at their studios in New York City, August 20, 2016. Courtesy Globo TV via REUTERS

“20-vjeçari tha se rojet e sigurisë në pikën e karburantit ishin konfrontuar me ta,  sepse, pasi kishin urinuar prapa disa shkurreve, ai kishte shqyer një poster reklamash me kornizë hekuri nga muri.”

Fituesi i medaljes së artë për SHBA, notari Ryan Lochte ka pranuar në televizionin më të madh të Brazilit mbrëmjen e së shtunës se ai e kishte ekzagjeruar historinë e tij të grabitjes në Rio, por këmbënguli se nuk gënjeu, shkruan Reuters.

Në një intervistë në Globo TV, pasi vendi krenar i futbollit fitoi medaljen e parë të artë olimpike me një gjuajtje penalltish, Lochte i kërkoi falje kombit.

“Më vjen keq”, tha një prej notarëve olimpikë me më shumë medalje të Amerikës: “Brazili nuk e meritonte.”

Sportisti olimpik insistoi se ai kishte qënë viktimë e zhvatjes sepse ishte detyruar nga roje të armatosura që të paguante para: “Unë nuk gënjeva. Unë thjesht e ekzagjerova shumë atë që më ndodhi,” tha ai.

Intervista e Lochte në rrjetin Globo TV u transmetua pas ndeshjes Brazil – Gjermani. Ndeshja e futbollit pritej të tërhiqte një numër rekord teleshikuesish dhe shumë prej tyre qëndruan të dëgjonin Lochte tek i drejtohej kombit.

Në intervistë ai u kërkoi falje edhe shokëve të tij, të cilët policia i ndaloi të iknin nga Brazili pas incidentit.

Kur e pyetën se çfarë ndjeu kur pa shokët e ekipit të tij t’i zbrisnin nga avioni dhe t’i kthenin mbrapsht në Brazil, Lochte u përgjigj me fjalët se ndihej “i vrarë”.

“Unë kuptova se e ula poshtë skuadrën time dhe nuk dua që ata të mendojnë se i lashtë në “të thatë”, tha ai.

20-vjeçari tha se rojet e sigurisë në pikën e karburantit ishin konfrontuar me ta,  sepse, pasi kishin urinuar prapa disa shkurreve, Lochte kishte shqyer një poster reklamash me kornizë hekuri nga muri. Lochte e pranoi këtë në intervistën e të shtunës mbrëma

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *