Notat e letërsisë/ Maturantët kanë 5 ditë afat për të kërkuar kopjen testit të vlerësuar!

Ornela

Maturantët kanë pesë ditë afat për të kërkuar kopjen e testit të korrigjuar të gjuhës shqipe dhe letërsisë. Një ditë pas publikimit të notave të marra nga maturantët në provimin e dytë të detyruar të Maturës Shtetërore 2021, Qendra e Shërbimeve të Arsimit (QSHA) ka konfirmuar hapjen e procedurave për të marrë kopjet e testeve të vlerësuara. Sipas datave të përcaktuara, maturantët kanë afat deri në datën 28 qershor për të bërë aplikimin online për kopjen e testit të gjuhës shqipe dhe letërsisë. Për të marrë një kopje të testit dhe të dhe të fletëpërgjigjes maturantët duhet të plotësojnë formularin përkatëse online në portalin www.e-albania.al. Por, pavarësisht kësaj të drejte që rrjedh nga zbatimi i rregullores së Maturës 2021, autoritetet e QSHA-së sqarojnë se nuk do të ketë rivlerësim të testit.

“Në zbatim të Rregullores së Maturës Shtetërore 2021, të gjithë maturantët dhe kandidatët që kanë dhënë provimet e sesionit të parë, kanë të drejtë të kërkojnë fotokopjen e testit dhe të fletëpërgjigjes, pas përfundimit të të gjitha provimeve. Çdo maturant apo kandidat i viteve të shkuara që kërkon kopjen e testit dhe fletëpërgjigjes përkatëse, duhet të kryejë aplikimin online në portalin e-albania, duke përdorur shërbimin “Kërkesë për kopje të testit të Maturs”, deri më datën 28 qershor 2021, për provimin e lëndës gjuhë shqipe dhe letërsi”, bën me dije Qendra e Shërbimeve të Arsimit.

Në përfundim të aplikimeve për kopjen e testit të letërsisë, të gjitha kërkesat e paraqitura nga maturantët do t’i drejtohen QSHA-së. Pas trajtimit të kërkesës, Qendra e Shërbimeve të Arsimit do të nisë kopjen e testit dhe të fletëpërgjigjes për secilin maturant brenda 10-15 ditësh që nga dorëzimi i kërkesës. Kopjet e testeve do të mund t’i gjeni sërish në llogarinë tuaj në portalin e albania ku dhe keni bërë aplikimin, duke i kërkuar ato tek “Hapësira ime”, seksioni “Dokumentet e mia”. Ky shërbim ofrohet për çdo maturant pa asnjëlloj pagese.  E njëjta procedurë do të ndiqet edhe për dy provimet e tjera të matematikës dhe lëndës me zgjedhje, për të cilat po vijon aktualisht procesi i korrigjimit nga mësuesit e përzgjedhur. Deri në mbyllje të muajit qershor do të shpallen edhe notat për këto dy provime, çka më pas do t’i hapë udhë edhe konkurimit për studimet e larta universitare, si në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë që veprojnë në vendin tonë, ashtu edhe vijimit të procedurave për maturantët që duan të studiojnë jashtë vendit.

Për maturantët që nuk kanë plotësuar ende formularin A1 dhe A1Z, autoritetet e arsimit të lartë bëjnë me dije se kanë ende një shans për të qenë pjesë e garës për studimet e larta. Urdhri i miratuar së fundmi nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë hap një tjetër periudhë aplikimesh në muajin korrik për plotësimin e formularëve A1 dhe A1Z. MASR konfirmon miratimin e periudhës së aplikimeve për plotësimin e këtyre dy formularëve përkatësisht në datat 7 deri në 9 korrik nën të njëjtat procedura sikundër ka ndodhur në aplikimet e zhvilluara më herët.

Sipas kushteve të përcaktuara nga MASR, formularin A1 duhet ta plotësojnë të gjithë nxënësit që kanë përfunduar përgjatë këtij viti studimet e shkollës së mesme. Aplikimi do të bëhet online në portalin e maturës, dhe në çdo rast maturanti do të ndihmohet nga një mbikëqyrës për të shmangur gabimet në plotësimin e tij. Gjatë plotësimit të formularit, këta maturantë duhet të zgjedhin nga lista e 11 lëndëve të miratuara lëndën që do të japin si provim me zgjedhje në sesionin e dytë të maturës. Për maturantët e shkollave profesionale bëhet e ditur se lëndën me zgjedhje duhet ta përzgjedhin detyrimisht nga lista që është e përcaktuar vetëm për këtë profil shkollash.

Ndërsa formularin A1Z duhet ta plotsojnë kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2021 dhe që kanë detyrim për të dhënë një, ose disa provime të maturës. Këtë formular mund ta plotësojnë edhe kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit, të cilët pasi kanë bërë njehsimin e diplomës në komisionin përkatës të QSHA-së dhe rezulton se kanë detyrimin për të dhënë një, ose disa provime të maturs, si dhe kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri, ose jashtë vendit, që nuk kanë detyrim për të dhënë provime të Maturës 2021, por që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në universitetet publike, apo private përgjatë vitit të ri akademik.

Të drejtën për të konkuruar për studimet e larta për këtë vit e kanë të gjithë maturantët dhe kandidatët e tjerë që kanë përfunduar me sukses studimet e arsimit të mesmë të lartë dhe që plotësojnë këto katër kushte: “Janë pajisur me dokumentacionin përkatës ligjor të përfundimit të studimeve të shkollës së mesme, plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, plotësojnë kriteret shtesë të përcaktuara nga universitetet për programet në të cilat konkurojnë, si dhe nuk rezultojnë të regjistruar në asnjë program tjetër studimi, duke përjashtuar këtu nxënësit dhe studentët e shkëlqyer.

 

Si të aplikoni online për të marr kopjen e testit të letërsisë!

– Fillimisht duhet të aplikoni në portalin www.e-albania.al  ku duhet të identifikoheni si qytetar.

– Në vijim duhet të zgjidhni shërbimin “Aplikim për kopje të testit të maturës/fletëpërgjigjes së maturës”.

– Pasi të klikoni në butonin “Përdor”, duhet të plotësoni të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular (shkolla, DAR/ZA, provimin përkatës, adresa).

– Më pas klikoni butonin “Dërgo”. QSHA-ja njoftohet në sistemin përkatës për kërkesën e ardhur dhe verifikon të dhënat e dërguara nga aplikanti.

– Pas trajtimit të kërkesës, QSHA-ja nxjerr kopjet e provimit të maturës dhe materialin PDF të skanuar e ia nis aplikantit te “Hapësira ime”, në seksionin “Dokumentet e mia”

çorum escort bayan

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *