Noterët dhe Hipotekat rrisin numrin e raportimeve për pastrim parash

Bora Basholli

Subjektet që kanë detyrimin e raportimit të aktiviteteve të dyshimta pranë Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave kanë dërguar vitin e shkuar 1525 sinjalizime pranë këtij institucioni.

Ky është numri më i lartë i raportimeve në raport me katër vitet paraardhëse ndërsa në raport me 2017 kemi një rritje me 10.2 për qind.

“Gjithashtu, vihet re dhe një rritje e ndërgjegjësimit të subjekteve raportuese në lidhje masat parandaluese që duhen marrë.

Raporti i aktivitetit të dyshimtë e dërguara nga noterët dhe shoqëritë e transfertave kanë pësuar rritje të ndjeshme, krahasuar me vitin e mëparshëm, ndërkohë që ato të dërguara nga bankat, zyrat e këmbimit valutor dhe shoqëritë e tregtimit të mjeteve motorikë kanë shënuar rënie” vlerëson DPPPP.

Por si paraqitet pjesa e raportimeve në shifra. Për vitin 2018 nga ana e bankave janë dërguar pranë DPPPP të paktën 563 raportime për aktivitet të dyshimtë.

Kjo është me një ulje në raport me vitin paraardhës. Shoqëritë e transfertave nga ana tjetër kanë rritur me rreth 50 për qind duke kapur nivelin 247 raportime, shkruan Times.

Rritje të dukshme kanë pësuar raportimet nga noterët të cilët nga 254 në vitin 2017 arritën 469 deri në fund të vitit të shkuar.

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *