“Nuk arriti kurrë një identitet të pavarur politik, domosdoshmëri për një “lider”, në një vend ku kulti i tyre e bën politikën”

redaktor

 

Nga Edona Llukaçaj

Kishte dy javë që një shumicë e konsiderueshme e të djathtëve shqiptarë, dhe jo vetëm, prisnin momentin kur kryetari i Partisë Demokratike do përfundonte periudhën e reflektimit dhe do jepte dorëheqjen.

Bërja publike e rezultateve të zgjedhjeve të pjesshme të 6 Marsit me shumë se fitoresh ishte bilanc humbjesh. Partia Demokratike në kërkim të një pikëqëndrimi më në kohë dhe një fytyre të re – me komandim – në shumë qendra votimi nuk kishte marrë as sa gjysmën e votave të asaj pjese së saj të ndarë apo të përzënë, që rithemelohej tjera pragjesh. E të dyja bashkë qendronin shumë poshtë fituesit të padiskutim.

Ishte pikërisht përballë këtyre shifrave që, të alarmuar dhe tashmë të ndërgjegjshëm, se rruga drejt pushtetit nuk kalon nga burrashteti me spunto, që bashkëpuntorët e rinj dhe të vjetër të z.Basha kërkuan dorëheqjen e tij.

Përtej akuzave, sado të pavërteta apo të pavërtetueshme, për marrëveshje për të humbur zgjedhjet me dëshirë; përtej zhgënjimit dhe sfilitjes së të djathtëve, të cilët, për t’mos u bërë pjesë e palë e hiçit, zgjedhin të mos votojnë; përtej shpëtimit të diskutueshëm të një partie në koma; z. Basha i duhej të dorëhiqej për të (ri)krijuar emrin e vet.

Dikur i zgjedhuri si pasardhësi i çmuar i liderit historik të demokratëve, ai nuk e pati kurrë të nevojshme të konkuronte apo të sfidonte teksa ngjitej lart, pa i marrë shkallët një nga një. Besimi se po të kishte mbështetjen e pakufi të promovuesit të tij, nuk i duheshin të tjerë “miq” i dha shumëçka, sigurisht. Por, rrjedhimisht, ai nuk arriti kurrë të ketë identitet të pavarur politik, domosdoshmëri për një lider, sidomos në një vend ku kulti i tyre e bën politikën.

Z.Basha i duhej të largohej. Jo vetëm se në zgjedhjet gjysmake të 6 Marsit copëza e partisë që i mbeti atij nuk arriti të marrë një bashki apo se “shtëpia” e të “pashtëpive” mori Shkodrën. I duhej të largohej sepse zgjedhjet pa ndonjë vlerë treguan se partia që ai i ka vulën, logon, e madje ia ka blinduar selinë, nuk është e tija.

Nuk ka qenë kurrë. Ajo i përket tjetërkujt. Është e atij që nuk heziton të na kujtojë çdo herë se e krijoi, si për të thënë, mes rreshtash, se edhe e shkatërron, ashtu si di veç ai. Me fjalë të tjera, PD e Bashës i ngjan një banese me qera që i zoti ka vendosur ta përdorë sërish për nevojat e veta dhe qeraxhiut të preferuar i takon të shkojë gjetkë.

Z.Basha iu desh të ikë, domosdoshmërisht ta lërë kolltukun e kryetarit. Jo vetëm “për sy e faqe”. Jo vetëm prej presionit. Jo me hapa të vegjël që premtojnë kthime pa ndryshim, si më parë. Jo vetëm se është bashkëfajtor në shkërrmoqjen e një force politike që nuk e duan më as të vetët. As edhe pse opozita është bërë aq e pabesueshme sa edhe protestuesit kundër çmimeve para Kryeministrisë nuk ia durojnë praninë.

Atij iu desh të ikë vetë dhe iu desh të marrë mbi supe “si dhia e gjynahut” edhe përgjegjësinë për krizën e thellë brenda forcës së tij politike, pikërisht pasditen e 21 marsit. A thua, një shërbim i fundit për babain e tij politik, që, disa muaj më parë, pati premtuar një rikthim të pashoq në 30 vjetorin e zgjedhjeve parlamentare të ’92-shit.

Z. Basha veçse do dorëhiqej. Por dorëheqja e tij e pashmangshme duket si larja e një borxhi të vjetër. Ajo ngjan si akti i fundit i një drame të filluar diku në shtator, për ta ringritur mbi vete dhe në krye të forcës politike “liderin historik” .

 

Share This Article
21 Comments
  • E vertete qe ajo parti eshte prone private e Saliut ashtu si LSI e Likes, dhe se fubdmi prej 2013 edhe PS.

    Por nuk eshte e vertete qe pronari i saj i pare eshte Saliu.

    Ai quhej Ramiz.

  • Basha pa identitet,ishte Ai qe largoi Sali Berishen nga PD.si non grada..Dmth.Largohu se na ngjit zgjeben.
    Le ta rikthejne llumi shallvereve te Haxhi Qomilit baben,,Nuk ka me efekt.Do te ngordhi non grata.Basha eshte hero sot.

  • Dinosaurët e politikës shqipëtare Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama nuk lejojnë asnjë individ aq më tepër ndonjë grupim politik ti kundërvihet halesë së krimit , korrupsionit dhe kusarisë 30 vjeçare të tyre.

    Ata të tre në bashkpunim me njeri tjetrin, me të gjithë potencialet e tyre, veçanrisht me medjan, nuk mund të lejonin Lulzim Bashën, aq më tepër PD t’u kundërvihesh kësaj tresheje famkeqe antishqipëtare dhe

    njëzëri , të tre me të njëjtin fjalor, me etiketimin Lul brava dhe me akuzën që ai blindoj selin e PD, që ai të flej gjumë në të….., të tre në unison, pa bër asnjë kritikë, asnjë sulm për programin e tij politik, treguan që janë vërtet trekëndshi satanik i Bermudes së politikës shqipëtare që fundosin dhe do të asgjësojnë,çdo nismë politike që do ti kundërvihet atyre.

    Edhe me lëvizjen e protestave të fundit për çmimet dhe taksat e çmëndura problemi i tyre është që kjo lëvizje të mos jetë një embrion që të kthehet në partinë politike që do të përfaqsonte opozitën e vërtetë shqipëtare që janë 70% të popullit që nuk votojnë jo vetëm për PS, por as për PD dhe LSI që nuk janë fare opozita e vërtetë por një turmë militantësh që përpiqen të rimarin qeverisjen për të rifilluar kusarin e papërmbajtshme si dikur kur kan qeverisur.

    Shkëputja e Lulzim Bashës nga trekëndshi i Bermudes, sikurse e quante ai, qe gjesti më pozitiv në politikën shqipëtare dhe duhej mbështetur, të paktën nga pikpamja taktike për situatën, edhe nga gazetarë si kjo Llukaçaj dhe gazetar të tjerë të Ditës që përkundrazi,u rreshtuan, haptazi, me frontin anti Basha, duke vën shënjën e barazisë midis skllavit kryengritës Lulzim Basha dhe skllavopronarit polikriminelit Sali Berisha dhe thjesht

    Edona Llukaçaj edhe të tjerë, janë pjesë integrale e frontit mediatik të treshes antishqiptare, kusarëve Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama që duan të asgjësojnë çdo tentativë të popullit opozitar që ti kundërvihet në mënyrë të organizuar kësaj tresheje famkeqe dhe turmave të militantëve të tyre të rreshtuar mbrapa prapanicës së tyre të qelbur korruptive në bandat antipopull PD, LSI dhe PS.

    Gazetarë të tillë kritikojnë, konstatojnë, bëjnë analiza edhe filozofike me citime shumë të goditura të figurave botërore për gjëndjen katastrofike të vëndit por këta gazetarë kurrë nuk do të pranojnë që dikush të organizoj popullin për të ndryshuar këtë gjëndje, ata duan vetëm satukuon për të ngjyer penën e tyre mediatike në mjerimin e popullit që artikujt të jenë më mbreslënës dhe gazetat të shiten

    pa bër as thirrjen më të vogël, as një mendim të vetëm për organizim për të ndryshuar këtë gjëndje të mjeruar të popullit dhe vëndit.

  • Me vjen keq por cafre jane keto lloj artikujsh! Berisha e udhehoqi ate ate prti me dore te hekurt! Mire qe ne 2005 thirri te perjashtuarit dhe KOP*n me figura injorantesh qe ishin lindur per te qene jenicere! Po tani kush do te kthehet ne shtepine e lirise,nga te perjshtuarit? avukati,Rusmajli,Baleta, Topi dhe lista eshte shume e gjate! Mos shikoni skllaven Izaura Josefina Topalli,ajo eshte nje cope injorante servile me sindromin e Stokholmit! Josi e di qe pa bekimin e Saliut nuk mund ta largonin por prape i jargavitet Saliut! E shikoni se sa Demokrate jane salinjianet neper studio dhe media! Ky eshte berishizmi qe kerkon sin que non,kthimin e krimit! Thua se Alibeaj dhe te tjeret ne PD,nuk e dine qe ne zgjedhjet me Saliun do te rrihen,nuk do te lejohen te marrin pjese ne zgjedhje nga militantet e Saliut! Ne mendimin tim do te jene dy parti! Le te presim dhe vendimine gjykates nese do ta njohin PD e Saliut apo do ta futin ne partite teroriste! Kerkonin doreheqjen e Lules dhe tani nuk e vleresojne! Ky berishizem duhet te marre fund,por berishistet jane njeres te kllonuar! A nuk beri dhe enveri te njeten gje?! Por nje gje eshte e sigurte ne te dy PD nuk ka moral ka vetem lufte dhe percarje! Mos u bashkoni me Saliun se ai do tju haje kokat!

  • Me keq i vjen hunderres saliut qe ja propozoi saliut si cuni me i mire hollandez.
    Ju iku pjestari i familjes qe mbuloi te gjitha krimet e familjes berishovic qe nga sypeshkaqeni deri tek sllobodanka….
    Me kete mbulim qe bente,vidhte edhe vete ndonje vile ose ndonje leke qe tepronte nga rruget e pa perfunduara.
    Lulash bej pentiton dhe treg te gjitha krimet e vjedhjet qe kane bere keta te pedhit.
    Ate librin qe te shkruajti fahriu me acken mos e hiq nga qarkullimi

  • OK Edona.Lulin e hoqi nga PD Ai që e emroi në detyrë pa asnjë meritë.Por,humbjet e 5 zgjedhjeve radhazi nuk janë për faje vetem të L.Bashes.Lb nuk Mundte të bente ndryshe nga babi tij politike.Qe nga 2013 Sb ka qendruare si GJARPERI NEN GUR për ti imponuare Lb mendimet e tij.Te gjitha humbjet në zgjedhje duhet ti faturohen me shumë Saliut se sa Lulit,gati 70/30%.PSE:
    1.90 % e votuesve te PD e dinin se PD-ne e komandon S. Brisha,Luli vetem sa firmoste borderon e pagave.Pas Sb shkojnë të kamurit prej tij dhe militantët agresiv,terrorist të kohës A.Hajdarit.
    2.Shpallja non grata e Sb nga DASH e shtonte mosvotimin e militanteve GRI të PD-Saliut,Pasi ky doli hapte kundër DASH.
    3.Luli zbatoi porosine Amerikane për ta larguar Sb nga PD por Ajo e la në balte Lulin për 6 marsin.Keshtu,Luli ngeli i vetem trim në lufte.
    4.Luli nuk ju pergjigj me të njejten monedhe Sb që e akuzonte ashper. Të pakten për 4 vrasjet në 21 janar që foli me gjysem zeri. Dhe mori nga frika të gjitha pergjegjsit e humbjeve.Edhe për 6 marsin kur Sb i sulmoi zyrat në 8 janar sikur Turku 500 vjet me pare Krujes se SkenderBeut.
    5.Luli nuk argumentoi faktet që Sb u shpall non grata nga DASH si i korruptuar,Minus i demokracise,Shperfilles i Drejtësisë,etj
    6.Edhe SPAK i doli ne krahe Sb duke i kerkuar prova DASH,Kur provat 101 janë këtu e jo ne Amerike.
    7.PD me S Berishen është pa perspektive.Ai nuk mund të pranohet KM nga DASH.
    8.Me Sb kryetar,E.Rama siguron mandatin e 4,5..!
    FLM DITA,EDONA.

  • shqiperia me shume se kurre ne keto momente ka nevoje per nje katarsis te plote politik. Te gjithe jane provuar saliu iliri lulushi dhe me i fundmi dhe me skandalozi edvini dhe te gjithe kane deshtuar. Pa ikur keta nuk mund te kete prosperitet dhe mireqenie vendi

  • Po ,quhej Ramiz por tashme kane kaluar 3 dekada e situata eshte krejt ndryshe . Kjo “Non Grada ” na dha te kuptoje shume per rolin e partive , te politikaneve . Se opozita eshte vec nje fasade ,per te treguar se kemi opozite . Dhe kete e pame ne vendimet e Bash — Braves . Doreheqja e tij e turpshme e qesharake eshte vetem de fakto . Ai me porosite qe ka dhene tregon shpresen e tij per t”u rikthyer pas nje viti .Se shpreson ne nje “vdekje ” te kundershtarit te tij sot e mot S.Berisha . Por dhe kjo pritje e shprese e tij s”ka shans te realizohet se deputetet e antarsia do te vendosin se si e qysh do te bashkohet kjo parti .

  • OK Edona.Lulin e gradoi Saliu,Bëri çi tha Saliu,Iku kur deshi Saliu..! Ndryshe do e psonte si A.Broci,A.Hajdari,S.Olldashi,etj.
    -Luli duhet të mos e pranonte Sb qe ne 2013 me borie pas veshit,ndonëse ishte ARGITA lajmese e tij.
    -Asgjë nuk ka bere Luli pa OK të Sb.Ta harrojne puthadorët e Sb..!Edhe në 2017 Lb nuk veproi me kokën e tij,ndonëse u hoq si i tillë.Nuk mundej Lb të hiqte J.Topallin,A Patozin,etj.nga PD.
    -Lb iku se DASH e braktisi pas 6 marsit,ndonëse e detyroi të perjashtoi Sb nga PD.Kjo është Amerika që po na zhgenjen edhe me Drejtësinë që po monitoron vete.
    -Luli bëri 2 gjera të Mira në 9 vite:
    1.Perjashtoi Sb nga grupi kuvendor..me diktim Amerikan..
    2.Mbrojti SHQUP(Kalan e Krujes) nga hordhia Turke(Berishiste) në 8 janar.
    -PD me Sb nuk vjen kurrë në pushtet.Kjo mund të ndodh nese DASH e heq Sb nga lista e zezë.
    -Ndaj,E.Rama do siguroi edhe mandatin e 4,5..xhelozet le të shtremberojne buzet. !
    -FLM DITA,EDONA..GEZUAR FESTEN.

    • Kapterr Ethem Lalaj, shko trego perralla me KOLONEL atje ne katundin tend Corrush te gajasesh ca bashkatundaret e tu se nga Politika merr vesht sa Gamori nga Muzika. GEZUAR FESTEN

  • Ky qe iku ngjante si budalla,ndersa ky i komanduari ngjan si i cartun…
    Nga do t’ja mbaje Saliu…?

  • Trekendeshi i markes dhjetor-1990 ne politike qe qeveris me rrotacion mes tyre per 30 vjetesh nuk lejon tjeter te vije ne pushtet – Sokol Olldashin e asgjesuan fizikisht, kete Bashen e asgjesuan politikisht. Keshtu do veprojne dhe me tjere duke tentuar ti asgjesojne ne mos politikisht, fizikisht.

  • Iku brava erdhi celesi. Erdhi celesi iku brava. Muzikante te dhjere qe vetem 2 nota te pentagramit njohin. Pordhe me rigon dhe pak leng limoni….vk

  • Nje pyetje:

    Per zonjen Elona (te qerruar)

    Per zonjen Kim ( qe eshte strukur te bunkeri ambasades duke dorzuar koken e Devilulit saj)

    Dhe per komentuesit e pjerdhur

    A E DINI SE

    i pandehuri Lulzim Xhelat Basha duhet te denohet per 4 krime te renda:..TE SUPER DOKUMENTUARA
    1-si minister i brendshem ne bashkpunim me bashkriminelin berish egzekutojne ne 21 janar me urdher te tyre 4 protestues dhe plagosin dhe torturojne qindra te tjere.
    2-si minister i jashtem i fal shtetit grek hapsira detare me marreveshjen me K. karamalisin.
    3-si minister transporti kryen vjedhjen e 300 miljon dollareve te rruges shqiperi kosove
    .
    4-si punonjes i ” Unmikut” ne Mitrovice NE 2001-2003 menaxhon dosjen e shtepise verdhe Burrel ne favor te Serbeve.
    VETEM KETO 4 AKTE KRIMINALE JANE MJAFTUESHME PER BURGIM TE PERJETSHEM.

    Nese e dini
    jeni me kriminele se Putini…
    .

    • Ne rast se Basha ka vjedhur 300 milion si thua ti, Rama yt ka vjedhur te gjtha leket sepse rrugen ja dha falas Kastratit qe te mbledhe dhe leket e tjera ,dmth taksen meqenese ishte i varfer.

  • Dy burra e dy gra intrigant e te pabese qe largimi i tyre nga skena politike , do te sjelle qetesi e rregull ne kete vend!Turbllirat ,nga !990 e deri ne ditet tona i ka bere vetem Sali Berisha dhe banda e tij!Por fatkeqesia eshte se ata vazhdojne te sundojne hapur apo ne hije duke i s!hkaktuar deme te pallogariteshme vendit dhe popullit! Dhe kulmi eshte se ata qe i prune ne pushtet, edhe pse i shpallen”te padeshiruar”,vazhdojne ti mbajne akoma neper kembet e ketij populli qe ka mbetur pa “busull”ne oqeanin e trazuar!

  • Ne historin e Partise Demokratike asnjeher nuk ka pasure nje ze kunder Berishes.
    Berisha e ka perdore Partin Demokratike siçe i ka dashure deshira dhe interesi i tije.
    Po ashtu edhe pushtetin Berisha e ka perdorur sipas intersave te veta gjithnje e pa asnje dilem ne kundershtim me intersat e Shqiperis dhe te Shqiptarve.
    Sote po behet lufte ne Ukrahin.! po themi se kjo lufte do te rrezikoj edhe Ballkanin.
    Por ne shqiperi nuk kan perse te vijen e te luftojn, Jo luften me shqiptaret Berisha e ke perfunduar ne vitin 1997- 1998, pra ase Rusia dhe ase nje shtet sado armike te jete me shum keqe se i beri Shqiperise Berisha ase ata nuk do ti benin.
    Pra lufta ne shqiperi eshte perfunduar nga Berisha.
    Po me thoni juve cili nga keta drejtues te Partise Demokratike e ngriten zerin kunder Berishes .
    Berisha filloi shkatrrimin e Shqiperise qe me ngritjen e firmave piramidale, qe me naften dhen Serbise e deri tek detin qe ja dhe Greqise. Po me thoni cili nga keta pervec Bashes e ngriti zerin kunder Berishes qe e shkeli shqiperin sikure nje nder pushtuesit ne te felloqure,
    Asnjeri!
    Vetam Basha (kuptohet edhe ky me nderhyrjen e Amerikaneve) te tjerat asnje. Basha ua hapi rrugen per nje ze ndryshe ne Partin Demokratike, pore janiqaret e Berishes nuk lejuan qe ti cenohen intersat personale te tyre qe Berisha ne shkjatrrimet marramendese u kishte dhene edhe atyre nga nje kocke.
    Pra sote lufte behet ne krahun e kundert.
    Zagaret e ndjekin gjahun jo nga iken gjahu pore ne krahun e kundert.
    Keshtu po ndoidh edhe me Bashen.Keta ne vende qe te sulmojn kunder atije qe e shekermoci shaqiperin , i turren Bashes qe Basha ua hapi rrugen per n je ze kunder ketij krimineli qe ne emer te shqiperis e shkermoqi ate, ne vende te Demokracise e beri cope demokracin, ne vende te drejtesi ngriti drejtesi vetem per intersa te veta deri edhe veprime kunder Atedheut.
    Pra . Berisha eshte armiku i shqiperise dhe i Shqiptarve , Basha deshi ta shendosh Partin Dmokratike , te veje ne rrjedhjen duheur te Demokracise , pore nuk gjeti mbeshtetej.
    Ata nuk largohen nga kthetrat e ketij krimineli ndaje dhe sote ne vend qe ta mbeshtesin Bashen ata i kundervihen Bashes.
    Edhe Artikull Shkruesi fatekeqesishte kete gje po ben.

  • kjo eshte loja e atij qe doli pardje me pelerinen qe mbajn prostitutat e rrugeve ky njeri zhele imoral hajdut kriminel xhepist injorant besprer dhe i palar qe kermon era djers ky njeri ka prer popullin e ij ne bes ka mashtruar ameriken ka mashtruar europen me kete njeri sduhet te hapen negociatat gabim i madh qe lideret e botes e pranojn neper takime ky eshte me putinin ketu po meshihen te gjith kriminelat e botes ky shkon neper ditelindjet e kriminelave ky eshte e keqja e botes ky njeri i semur me skicofreni te theksuar dhe me semundjete renda siç eshte hazma keshtu e ka bere shqiperin nje njeri qe martohet 7 here ky njeri eshte pa ekuliber dhe pa koqe ambasadoret duhet te hapin syt te jen vigjelente me kete vemje kempalar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *