“Nuk bëhen kurrë bashkë dhe grinden përherë kush do jetë lideri. Por lërini të vendosin vetë për fatin e tyre”. Ushtaraku i panjohur që i doli krah Shqipërisë në 1919

Ornela

Prof. Dr. Irakli Koçollari

 

Në vitin 1919, kur fatet e Shqipërisë kërcënoheshin në mënyrë serioze dhe territoret e saj copëtoheshin si pjesët e një prehu të majmë për të plotësuar orekset shoviniste të fqinjëve, dy ngjarje të rëndësishme priteshin me ankth dhe me shpresë prej shqiptarëve për fatin e ditëve dhe të ardhmes së tyre.

Ngjarja e parë ndodhte aty, nën qiejt e ngarkuar të jugut të Shqipërisë, ndërsa forca vullnetarësh nga të katër anët e vendit niseshin drejt Vlorës për t’u përballur me pushtuesit italianë, nën ritmin e këngës:

“Vlora, Vlora….Vlora, Vlora / Rroki armët bëja fora “

Ndërsa skena e dytë zhvillohej në qendër të Europës, në Paris, atje ku mbaheshin seancat e Konferencës së Paqes, në Lidhjen e Kombeve dhe përplaseshin pretendimet më cinike ekspansioniste të qeverive greke, serbe dhe italiane për copëtimin e trojeve të Shqipërisë, të këtij vendi pa mbështetje dhe fuqi shtetërore, të varfër  dhe të kërcënuar nga të katër anët. “E mjera Shqipëri!… Ah, sa pak miq dhe sa shumë armiq!!!…”, do të shkruante në botimin e saj të titulluar “Paris 1919 – Gjashtë muaj që ndryshuan Botën”, historiania britanike Margaret McMillan.

Atje, në Paris, Shqipëria do të kishte edhe një mik të papërsëritshëm në histori! Do të kishte zërin e Presidentit amerikan, Uillson, që do të ndalonte duart e përgjakura të ekspansionit kundër coptimit të Shqipërisë.

Por, ai Woodrow Willson nuk do të ishte i vetmi në radhën e miqve të Shqipërisë. Diku, larg në Amerikë, do të ngriheshin zëra të tjerë, të kurajës njerëzore, në mbështetje të këtij populli martir. Mes tyre do të rreshtohej analisti politik dhe këshilltari i Presidentit amerikan Isaiah Bowman, Ambasadori, Xhorxh Williams, i cili protestoi si askush për masakrat dhe padrejtësitë që kryheshin kundër këtij populli, duke sakrifikuar edhe karrierën e tij si diplomat në shenjë proteste ndaj qëndrimeve indiferente të Europës.

NJË ZË I PANJOHUR NGA AMERIKA I JEP KURAJË DHE SHPRESË SHQIPËRISË

Pikërisht, në ato kohë dhe çaste gravitacionale, kur fatet e një kombi ishte e vështirë të besohej se do të riktheheshin në agimet e mbijetesës, kur shpresat rrekeshin të shuheshin, kur kurajua kërkonte më shumëse fuqi humane, një zë i panjohur do të ngrihej të merrte në mbrojtje këtë popull të vogël, të kërcënuar nga të katër anët dhe të pashpresë.

Ishte një ushtarak, një gjeneral amerikan që do të deklaronte qëndrimin e tij në mbështtje të popullit shqiptar dhe protestonte kundër politikave europiane për copëtimin e Shqipërisë.

Ai e ngriti zërin pikërisht atëhere kur Presidenti amrikan pritej që në një prej seancave të Konferencës së Paqes të merrte në mbrojtje Shqipërinë. Ai do ta thoshte fjalën e tij, përpara çasteve qe Presidenti të ngjitej në atë tribunë. Këtë messazh që rrokte brenda rreshtave protestën dhe mbështetjen e tij për shqiptarët,  si rrallë kush e kishte bërë gjer atëhere, ai e botoi në një prej revistave më të rëndësishme amerikane të kohës “The Geographical Review”. Ajo ishtë një revistë e “American Geographical Society”, një institucion ku politika amerikane referohej për të ndërtuar politikën e saj të jashtme.

Ai shkrim ishte një analizë e vërtetë shkencore, një prospekt kronologjik i rrugës së shqiptarëve, një biografi historike nga ilirët dhe epirotët gjer tek shqiptarët e rilindjes, një evidencë e pasurive shpirtërore të popullit shqiptar dhe pasurive natyrore të tokës shqiptare, “një Zvicër me e bukur se Zvicra…” Ai ishte një shkrim që përcillte mesazhet e shpresës dhe ndizte dritat e besimit për të ardhmen e këtij populli…

GJENERAL BRIGADE, XHORXH SCRIVEN

Ai quhej George Scriven! Ishte Gjeneral Brigade i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lindi në Filadelfia të Pensilvanisë, në shkurt të vitit 1854 dhe vdiq në mars të vitit 1940. Fillimisht ndoqi studimet e larta në Universitetin e Çikagos dhe mandej vazhdoi ato edhe në Institutin Politeknik Renselaer. Pas përfundimit të tyre u regjistrua dhe përfundoi studimet në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë gjithë jetës qëndroi i mobilizuar si një oficer karriere dhe arriti hap pas hapi funksionet më të larta në hierarkinë e ushtrisë amerikane. Nga viti 1913 gjer në vitet 1917 mori prej Presidentit Amerikan gradën e “Gjeneralit të Brigadës” dhe bashkë me të edhe funksionin më të lartë të Shefit Ushtarak të Sinjaleve, Komandant i Divizionit të Aeronautikës, pararendëse e “Unitet States Air Forces”. Në këtë funksion të lartë ushtarak u dekorua nga Presidenti amerikan me motivacionin “… për një karrierë dhe aktivitet të shkëlqyer, duke shërbyer në të njëjtën kohë në tre armët e ushtrisë amerikane, duke dhënë kontributin e tij në të gjitha anët e botës dhe shërbyer në frontet e luftimeve që nga koha e gradimit të tij si ushtarak në Akdademinë Ushtarake…”

Shërbeu si Atashe Ushtarak në Romë, i caktuar nga Sekretari i Shtetit të SHBA për Luftën, në konfliktet e Lindjes së Largët, në frontet e luftës Spanjë-Amerikë, në Kubë, Kinë, Filipine, Turqi, etj.

U caktua në dretimin e një grupi që do të ngrinte më pas strukturat e para të aviacionit (aeronautikën) ushtarak amerikan. Ishte i pari njeri që hodhi idenë e funksioneve dhe misioneve ushtarake që duhet të kishte aviacioni në SHBA. “ … ne duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet për të zgjeruar misionin e aviacionit në shërbimin ushtarak, dhe të prefeksionojmë seksionin e aviacionit të Korpusit të Sinjaleve … … aviacioni mund të konsiderohet një lloj sporti nga njerëzit kudo nëAmerikë, por në thelb ai duhet të jetë një armë e një nevoje vitale….  aviacioni nuk duhet të jetë vetëm për të mbledhur informacione por duhet të drejtohet dhe marrë funksionet edhe të një arme sulmuese për të goditur forcat ushtarake dhe materiale të armikut….”

Pikërisht, më 1919,  në kohën kur ai mbante funksioniet më të larta ushtarake, atë të Gjeneralit të Brigadës dhe Shef i Departamentit të Sinjaleve në Ushtrinë amerikane, që do të ishte pararendëse e NASA-s, ai botoi pamfletin e tij, në mbështetje të Shqipërisë dhe shqiptarëve të titulluar “Zgjimi i Shqipërisë”.

Ky pamflet ndahet në nëntë nënkapituj tematikë, që synojnë të bëjnë të njohur përpara popullit amerikan dhe më gjërë historinë e popullit shqiptar dhe mandej t’u bëjë thirrje fuqive europiane të mbështesin atë në kërkesat dhe ëndrrat e tij për të qënë pjesëtar i familjes europiane dhe i botës moderne, si një e drejtë legjitime e shqiptarëve.

“ZGJIMI I SHQIPËRISË”, PAMFLET NË MBROJTJE TË NJË POPULLI

“Shqipëria, – e fillon Gjenerali Scriven pamfletin e tij, – është një vend i vogël, dhe jo i rëndësishëm në botën e sotme si shtet, por mjaft i rëndësishëm për paqen në famljen e kombeve. Ai është një vend nevojat dhe dëshirat e të cilit shkojnë krah për krah me gjeografinë, historinë dhe etnologjinë e vetë këtij populli, që për shekuj ka qënë jetimi i Europës, si i pa strehë në familjen e kombeve, si era në majat e maleve të saj, një popull pa qeveri, pa lidhje, pothuaj pa miq nga një kohë në tjetrën, por që prej kohëve të lashta që nuk mbahen mënd është mbështetur në mëmëdheun e vet dhe shtëpinë e tij dhe asnjëherë nuk synoi të vinte nën kontroll popujt e tjerë.

Këta janë Shqiptarët, “Burrat e Maleve të Shqiponjave, prej të cilëve burri i madh i këtij vendi, Ismail beu thotë: “Ata kanë ruajtur me krenari pavarësinë e tyre, që asnjë fuqi nuk mundi t’ua hiqte. Me rënien e Perandorisë Romake ata u rishfaqën në skenat e botës për të provuar se ata ishin të një race që kohët e solidaritetit nuk do ta ndikonin dhe që zakonet e mrekullueshme kombëtare nuk do t’i humbisnin, – sot ata shfaqen si të vetmit që kanë ruajtur në mëyrë spektakolare të pastër karakteristikat e tyre nacionale të pa ndotura përgjatë të gjithë shekujve të pushtimeve nga Romakët, Bizantinët, Normanët, Bullgarët, Serbët, Italianët dhe Turqit.

SHQIPTARËT, VIRTUTET DHE TË METAT, DEFEKTET E TYRE

Pa mëdyshjen me të vogël, shqiptarët janë, me origjinë parahelenikedhe kanë mbetur të papërzier si asnjë tjetër popull që jeton sot në Europë. Ata janë një popull që zotëron në një shkallë të madhe virtytet bazike që shërbejnë si një bazament i fortë për stabilitetin dhe respektin ndaj kombeve të tjera, ashtu sikundër edhe për njeriun e thjeshtë. Mund të thuhet me të drejtë se ata janë kurajozë, të ndershëm dhe besnikë të vendit të tyre, të familjes dhe të të huajve që kanë pranuar t’u hapin portën dhe dhe t’i presin brenda vatrës së tyre, ata nderojnë gratë e tyre dhe familjen e tyre…  Edhe vetë vendeta (gjakmarrja) për të cilën ata shpesh akuzohen, ka pjesën e nderit të saj, për të cilën ata luftojnë dhe e deklarojnë haptazi dhe nuk e kryejnë atë me akte tradhtie apo pabesie… Fajet apo defektet e tyre janë se ata janë një popull krenar sepse kanë trashëguar një vend të mrekullueshëm, të gatshëm përherë të përballen ndaj fqinjëve të fuqishëm, kundër të cilëve janë detyruar shpesh të luftojnë për t’u mbrojtur… që nga epokat kur fillon historia…

SHTRIRJA DHE KUFIJTË E SHQIPËRISË

Për popujt e perëndimit Shqipëria është një fjalë, një shprehje gjeografike që tregohet në hartë, një rajon të pa përcaktuar në brigjet lindore të Adriatikut , në veri të Greqisë, në jug të Serbëve , brenda sferës austriake të influencës dhe që shtrihet në thellësinë e kaosit të maleve drejt limiteve heterogjene të Maqedonisë.

Është një vend i rallë, i mbuluar nga kodra, male, lugina, lumenj dhe liqene, i begatë dhe një populli tërë sharm dhe me mënyrën e tij të jetesës, që është folur pak për të gjitha këto sikundër për të njohur bëmat e saj në histori, gjuhën dhe origjinën.

… shqiptarët kanë hedhur tej zgjedhën e pushtimit osman…

Konferenca e Londrës e vitit 1913 i dha Shqipërisë një sipërfaqe të vogël, kur më shumë se një e treta e popullsisë dhe territoreve të saj iu dha Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Por kohët e fundit përpjekje ekstreme janë duke u bërë nga qeveria shqiptare dhe SHBA për të rikthyer territoret e humbura shqiptare dhe besohet që së ashpejti Shqipëria të ketë të paktën një sipërfaqe prej 20 000 km katrorë dhe një popullsi prej 2. 5 milion banorë.

Përpjekjet për të arritur këto kërkesa të arsyeshme janë bërë evidente edhe në një deklaratë zyrtare të përfaqësuesit të Anglisë, drejtuar qeverisë së tij rreth trembëdhjetë vjet më parë, në të cilën theksohej që “distriktet që njihen nga emërtesa gjeografike (Albania), të cilat përfshihen kryesisht në dy vilajete atë të Shkodrës dhe Janinës , dhe …. ku duhet të përfshihen edhe vilajetet e Manastirit dhe të Prishtinës apo Kosovës…

Më tej studimi – pamflet i Gjeneralit Scriven vazhdon me nënkapitujt me tituj:  – Migrimi i popullsisë, – Mbetjet romake dhe traditat, – Monumente dhe rrënoja, Pasojat e pushtimit turk, – Influenca latine, – Pasojat e luftës (ballkanike), – E ardhmja e shqiptarëve.

Në këtë nënkapitull të fundit, Skriven përfundon:

“Ka ardhur koha që Shqipërisë t’i jepet një qeveri, një vend dhe menjëherë një mandat siç do të ishte e nevojshme. Ajo do të ketë në këtë mënyrë mundësinë të ruajë dhe të zhvillojë karakterin e duhur – për t’u kther kështu një Zvicër e Europës Jugore, madje në disa aspekte vërtet më e bukur se vetë Zvicra, veçmas ajo pjesë e Alpeve të saj të veriut.

Lerini Shqiptarët e Shqipërisë të vendosin vetë për të ardhmen e tyre. Çfardo që mund të kenë qenë ndryshimet e bëra në skajet gjeografike të këtij vendi, nga popujt e tjerë që e rrethonin, përgjatë dymijë vejetëve, shqiptarët kanë mbetur një familje e lidhur me kushtet e pandryshuara që e rrethojnë në kushtet dhe rrethana bindëse të jetës.

Vërtet, që ata nuk janë dhe nuk kanë qënë një familje unike, dhe kanë pasur përherë ngatërresa në çështje të lidershipit, të fesë, dhe të politikës, por kjo përçarje do të kapërcehen me kalimin e kohës dhe në mënyrë të denjë, sikundër i kanë kapërcyer të njëjtat probleme edhe popuj të tjerë malësorë në të tjera vende, të cilët kanë vuajtur në procesin e rritjes dhe të maturimin e tyre nga të njëjtat fenomene, sikundër shqiptarët sot.

Sikundër Zvicra edhe Shqipëria është e dominuar nga këto vlera dhe virtute fondamentale, të cilat me kalimin e kohës, me siguri do t’i japin atyre një vend në familjen e kombeve për përfitimet e mëdha të Europës dhe të botës. I takon Parisit (Konferencës së Paqes) apo pak më vonë Gjenevës, për të përcaktuar se kur do të vijë kjo kohë, por ajo duhet të vijë, nëse Ballkanasit do të duhet të pushojnë (konfliktet).

SCRIVEN SHKROI KUR NE KISHIM NEVOJË! TANI TË SHKRUAJMË NE PËR TË!

Kështu shkroi për ne ky burrë i vecantë, i kombit të madh amerikan. Ai e hartoi pamfletin e tij në kohën kur vendit tonë, Shqipërisë, i duhej një zë autoritar dhe i denjë, kur populli ynë kish nevojë për pak shpresë dhe mbështetje, tribunat e shtypit dhe medias në Amerikë e më gjerë kishin nevojë për një zë autoritar dhe të denjë. Dhe Scriven e bëri atë me shpirt dhe dinjitet.

Mbas kësaj ai heshti, ose ne të paktën ende nuk kemi gjetur kontributet e tij të mëtejme për vendin tonë.

Shumë të panjohura mbeten përpara nesh për këtë Gjeneral dinjitoz, dashamirës të popullit tonë, të historisë tonë dhe të fatit tonë. Nga dhe si e njohu ky njeri vendin tonë Shqipërinë? Çfarë e shtyu atë të merrej me fatet e një populli fare të vogël dhe pothuaj të panjohur? Ku i gjeti ai burimet e informacionit ? … këto dhe shumë të panjohura të tjera ndoshta do të na duhet t’i hulumtojmë në të ardhmen…

Le të shpresojmë se mes heshtjes së tij të dhimbshme por madhështore, përmes gjestit të një njeriu që bën aktin e dinjitetit të tij dhe largohet pa fjalë, ne të marrim detyrimin pas  plot një shekulli heshtjeje, të kërkojmë edhe më tej për këtë njëri që i takon një vend në altarin e nderit të panteonit tonë.

 

——–

Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë dhe pa citimin korrekt e të dukshëm të burimit

 

 

 

 

Share This Article
11 Comments
    • Dhe mirenjohja shprehet me propozimin per vendosjen minimalisht ndonje rruge te emrit te tij, psh në Tirane si kryeqytet apo Vlore si qytet ku u shpall Pavaresia. Ka plot raste te tilla ne qytetet tona, kur edhe ndonjerit qe ka dhene ndonje kontribut modest ua kane bere kete nder. Ne fakt nderi na takon neve, qe keshtu dime te vleresojme miqte dhe dashamiresit tane.

  • Jo c`ne?Amerika eshte xhandari Nderkombetar,armiku i popujve..Rreziku Anglo-Amerikan pewr Shqiperine…
    Ku i gjen keto monstra populli shqiptar?Esad pasha,Enver Hoxha,Sali Berisha,,
    O populli shqiptar eshte nje hale popull,qe pjell vetem minj gjirizi,,o eshte popull idoiot qe zgjedh ta qeverisin ANTISHQIPTARET.I zgjedh me qiri ama.

      • @Laberia ime
        E paske harruar shpejt qe USA e sotme na futi ne NATO duke i dhene derrmen pretendimeve greke, qe nuk do deshironin kurre te na pranonin si aleate dhe te angazhohen ne nje lufte krah nesh, nese na sulmon dikush. Pra ia la ne dore kartat e Epirit te Veriut. Po ashtu i dha derrmen serbeve dhe i deboi me ceremoni nga Kosova dhe pa pyetur askend i dha te drejten e shpalljes se pavaresise, te cilen e njohu menjehere, duke i thene pirdhu Serbise dhe aleateve te saj te ndyre (perfshi Greqine). Nuk besoj se kemi dhe se do te kemi ndonjehere aleat me te madh se sa USA, ndaj dhe duhet ti jemi mirenjohes perjete, dhe ta degjojme keshillen e tyre, si keshillen e vellait te madh, qe kurre nuk na e ka patur me hile.

      • Po Leninit , pse nuk i thoni Faleminderit ju o popull ?

        Se Lenini ishte i pari qe u ngrit hapur ne mbrojtje te Shqiperise,
        ne mes te Parisit , nepermjet Ministrit te tij te Jashtem
        dhe demaskoi Traktatin e Fshehte qe copetonte Shqiperine,
        dhe qe natyrisht Presidenti Amerikan ka pasur dijeni

        Mos e fallsifikoni historine por thuajeni tamam, sepse pastaj gabimet historike perseriten

        Ne ate liber aty qe thote Profesori , “Paris 1919″ te Margaret Mc Millan, ‘thuhet se
        Presidenti Amerikan erdhi ne Paris me, mendimin qe
        ” ti krijohet Serbise dalje ne det”

        Po ku do i krijohej kjo dalje ne det Serbise,
        sepse ne Kroaci dhe ne Bosnje nuk dilej ,
        sepse ato do beheshin pjese e Jugosllavise ,qe po krijohej, dhe i kishin kufijte te percaktuar

        Ai vertet erdhi me teorine qe popujt e vegjel te vetevendosin,
        por ai sic duket e kishte kete teori jo per Shqiperine, por per Serbine , Malin e zi etj,

        Ndersa Shqiperine nuk e kishte ne llogari fare, sic thote aty ne ate liber edhe Hisroriania Margaret Mc Milan .

        Dhe ishte fjala e Minsitrit te Jashtem te bashkimit Sovjetin , Trockit, i cili deklaroi ,
        se :kjo konference eshte nje genjeshter kur thote se popujt e vegjel do vete vendosin,
        sepse ja ku e keni traktatin qe copeton Shqiperine e vogel”….
        dhe aty para gazetareve nxori traktatin e firmosur nga te Medhenjte
        qe copetonte Shqiperine, midis Italise dhe Greqise .

        Kjo gje i vuri ne siklet Presidentin dhe te tjeret, sepse u diskretituan,
        megjithse ata nuk e canin koken fare .por qe Presidneti Amerikan kishte njefare ndershmerie deri diku,
        dhe duke u njohur me vone nga keshilltaret e tij me ceshtjen Shqiptare,
        por edhe nga letrat e pafund te Shqiptareve,

        Sepse Shqiptaret sapo degjuan kete lajm , filluan ti drejtojne letra pa fund Presidentit Willson
        sic thote edhe historiania

        Sipas Historianes Kanadezo-Britanike Mc Milan,
        letra qe ndikoi me shume ishte letra e Doktor Adhamudhit , ( i ndritte shpirti atje ku eshte ) ,sepse Dr.Adhamudhi
        i thoshte ne leter, se “Shqiptaret dhe Skocezet jane komb me origjine te njejte qe nga lashtesia antike etj”

        Kjo leter kish goditur ne shenje, sepse Presidenti ishte skocez me origjine

        Por qe aty ne Konference Presideti pothuaj nuk foli fare per Shqiperine
        Vetem nje moment ai i tha kryeminsitrit Britnaik, i cili ishte i betuar kunder nesh , se ” …..po mase edhe ata, Shqiptaret e meritojne te kene shtetin e tyre ”

        Por Kryeminsitri Britanik ja kthendirekt: ” Ce duan shtetin ata,
        apo ti fusin thiken ne gryke njeri tjetrit, si malesoret tane te Skocise ne shekullin e 15″

        Keto fjale e zemruan Presidnetin dhe i tha Brianikut: Mos fol keq ( don’t speak ill) per malet e Skocise,
        se te paret e mij vijne nga andej”

        DHe me kaq u mbyll dhe nuk u fol me per Shqiperine, pavaresisht ca thote Noli e te tjere

        Porse Presidenti iku ne Amerike ne fund te vitit 1919,
        dhe pas ca muajsh nga andej leshoi nje deklarate te vaket, ne favor te mos -prishjes se Shqiperise, dhe kjo e ndihmoi Shqiperine ,
        qe t e mbijetonte

        Nuk po ua them ate deklarate, se eshte shume qesharake, ndaj thashe aty ” e vaket” por qe na sherbeu, sepse ne ishim si i mbyturi,
        dhe na mjaftonte edhe nje ndihme e vogel te na mbante mbi uje

        Por duhet ta dini , se shkendijen per Shpetimin e Shqiperise e dha Lenini ne ate Konference,
        pastaj e perkkrahu Presidenti Amerikan,i cili vajti ne Konference me mendimin per ti “krijuar Serbise dalje ne det”

        Ndaj i pari fare nga te huajte qe meriton nje monument mirenjohje te thjeshte ne Tirane , eshte Lenini i madh dhe i drejte

        Ai ishte me te vertete nje Politikan i drejte , se po te mos ishte ai i drejte ,
        sot Androkliu do fliste llaka, llaka, greqisht ,
        ne andej nga Vlora do i lepinim bythen e italianeve dhe ata te veriut do i merte Serbia qe do dilte ne det .

        Sepse fatin qe Shqiperia do copetohej , absolutisht qe Presidenti Amerikan e dinte,
        sepse Amerika kishte hedhur firmen ne ate traktat, ne menyre qe te terhiqnin Italiane nga Aleanca me Gjermanine , ne luften e pare boterore

        Plus pastaj qe Presidenti ishte edhe anti-myslyman, ndaj edhe nuk na kishte qejf neve,

        Esat pasha e kuptoi kete antipati te Presidentit edhe i tha keshilltarit te Presidentit Amerikan, te cilin e kishte mik, Kolonelit Bonsal :
        ” Se nqs Presidenti e ka problem qe ne jemi myslymane,
        ne jemi gati ta ndryshojme fene tone, sepse ne e morem kete ne menyre qe te mbijetonim gjate pushtimit turk,
        por kjo nuk eshte feja jone ”

        Pra , o Shqiptare , ne histori tregohuni te drejte , jo batakcinj me veten tuaj dhe fatin tuaj,
        sepse po ju perseritet prape ai avazi i 1919, ” dalja ne det e Serbise ”

        Edhe , sidomos ju Proefeosret duhet ta adresoni kete punen e “Daljes ne det” te Serbise,
        sepse ja ku na kthye perseri ky muhabeti i vitit 1919,
        per “daljen ne det” te Serbise tani ne vitin 2020.

        Dhe kuptohet qe kjo dalja ne det tani ne vitin 2020 , eshte nje produkt i Lobit Serb te Amerikes,
        ashtu sic ishte edhe atehere ne vitin e larget 1919

    • Kur te erren syt, nuk di cfare flet !
      Clidhje ka historia interesante e nje nje amerikani qe mbron shqiptaret dhe ceshtjen shqiptare ne Europ qe njeh shume mire historine e tyre, me “xhandarin kombetar” dhe esat pashen apo enver hoxhen ?!!!

  • “Te rrepte bijte e shqipes,
    por vlerat nuk u mungojne,
    vec te ishin me te arrira”.
    Perkufizim me te arrire se ky postulat i Bajronit nuk mund te kete. Besoj se ky postulat duhet te ngulet ne koken e cdo shqiptari ku vargu i pare duhet te na beje krenare dhe qe si popull meritojme, ndersa vargu i trete te jete si nje porosi se meritat nuk falen por arrihen.
    Ne bote do te kete gjithmone qe na duan dhe ata qe sna duan por ne duhet te zhgenjejme te dytet dhe tu japim te drejte te pareve.

  • Një rrugë, një shkollë a një ambient tjetër duhet tê mbajë emrin e kêtij gjenerali fisnik që na mbrojti kur të gjithë na shanin. Mê duket se para disa vjetësh Edi Rama i dha emrin e një rruge fëmijës sê njê mikut të tij i dënuar nga diktatura. Po çfarê meritash kishte fêmija?! Po presidenti amerikan Uillson apo edhe të tjerê që na kanê mbrojtur në ato kohë të vështira a kanë ndonjê bust përkujtimor në Shqipëri?! Nuk duhet të tregohemi bukëshkalë.

  • THANK U USA! Jo bastarde si europianët që per interesat e tyre nuk e paten per gje te sakrifikojne qindra mije shqiptarë!

  • E CMOJ LART QENDRIMIN PRO-SHQIPTAR TE GJENERAL BRIGADE, XHORXH SCRIVEN
    .
    Por kam frike se po I hiperbolizojne shqiptaret dhe koçollaret..
    .
    Me duket se ka ardhur koha te themi fort sot
    po c’patet o Willsona dhe Scrivensona mos harroni dhe Leninsonat) qe na shpetuat atehere ne 1920 se sot nen thundren e makartististit serbiberoviq dhe xhorxhsorristit Edwin Ramushaj jemi me keq se te na kishte pushtuar veriun serbi..jugun grekun dhe vloren italia…
    .
    Edhe serbi te kishte pushtuar Tiranen ne 21 janar 2011 nuk do vriste shqiptare dhe ti shurronte me hallate ambasadoresh ekam fjalen per burrin e shtetit Arvizuse qe si lopa I ra me shkelm koves me qumesht te Scrivensonave te Hilerakliut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *