Nuk bëhen me të vjedhur Tridhjetëmijë vota diferencë!

Ornela

SHQUPI-LSI-ja,
të mbytur në flamë,
burgun e Vangjushit,
e kanë bërë reklamë!

Të gjithë sa dalin,
detyrën e dinë,
me burgun e Dakos,
e mbyllin fjalinë!

Me burgun e Dakos,
e mbyllin fjalinë,
si presion i hapur,
mbi prokurorinë!

Kush s’mund ta kuptojë,
gurgulenë e madhe,
kur vendi do shkojë,
në zgjedhjet lokale!

SHQUPI do ta shtojë,
më shumë katrahurën,
dhe gjithë lufta bëhet,
për kandidaturën!

Me presione-Dakua,
në burg nuk do shkojë,
po gjithë lufta bëhet,
të mos kandidojë!

Këtë herë fitoren,
ja paskan dhuruar,
po dy herë të tjera,
pse thellë ka fituar?!

Po dy herë të tjera,
si vallë është zgjedhur,
ne e dimë kush shquhet,
këtu për të vjedhur!

Them aty-këtu,
vidhet ndonjë votë,
po tridhjetë mijë,
askush s’i vjedh dot!

Po vazhdon avazin,
Mona dhe Lulashi,
se votat janë blerë,
me para hashashi!

Bjeri-Luli bjeri,
ti culës dyjare,
tyja dyqind mijë,
s’të votuan fare!

Me vjedhje aspak,
nuk u bë hataja,
se PS-ja mori,
veç votat e saj!

Normal nga të vetët,
fitorja do vinte,
se votat e saja,
nuk kish pse t’i blinte?!

Kështu llogaritë,
bëhen konkretisht,
gjithë të tjerat ç’thuhen,
janë përralla me bisht!

Nëse Edi Rama,
s’bën më marrëzira,
për PS-në do ketë,
prapë lajme të mira!

Kosto negative,
do të ketë Mit’hati,
nëse :”Ulni kokën!”,
do vazhdojë I Gjati!

Këta që kokëulur,
i do kryetari,
për votat gjithmonë,
kanë qënë hambari!

Nëse ky hambar,
nesër do mungojë,
Rama me të vetët,
në pikjatë do shkojë!

Nëse kjo do ndodhë,
direkt prej Lulashit,
do “të vërtetohet”,
leku i hashashit!

Koha për pushtetin,
rrallë herë punon,
reklama e Dakos,
vazhdon e vazhdon!

A.DUKA

Share This Article
3 Comments
  • Hataja nuk behet, por me 2 deputet e ka maxhorancen

    shoku edver.

    Per ata behet fjale qe i ka vjedhur dakua dhe dakot

    e qyteteve te tjera, o shoku arben.

    I erdhi fundi partise tende, o shoku arben

    • O kris o fat lum,
      pse kerkon te na hash mun.
      O kriso, i shqupit hu
      qysh s’paske nje luge tru.
      s’e kupton qe Ed Rama
      Do fitoi per here te trete?!
      lulka jote çingane
      per ket’ popull eshte hale…
      Se kyy pis’e shkoar pis,
      pjell’e saliut gjiriz
      ka tre krime mbi kurriz…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *