Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Znj. DITA! S’di ç’të them, të jetë faji i kohës që i molepska burrat?! I lamë duart dhe me A. Stefanin. U ngul edhe një hu në gardhin e shkapërdhyer të BK. Edhe kjo na u desh. Nuk thonë kot në Labëri: nuk bëhet stani me lepuj. Po ç’pate mor Andrea, po mezi të kishim! Po ç’qe kjo çorbë që gatove me porosi të Alikoqekandarit??? Po shumë u harxhove o njeri! Po ku i kishe gjetur gjithë ato mace e kërma qensh të ngordhur për atë lloj çorbe? Me siguri për ata lloj njerëzish, që për dekada të tëra kanë jetuar me mide të prishur. Po pse a lumëmadh, ne mezi të kishim e mburreshim me ty, po ja që na i drodhe edhe ti! Po dhe të kishe vdekur për bukë e të mos ishe shitur. Ore po nuk do të linim ne që të vdisje, veç këtë të mos na i kishe bërë! Po qysh do durojmë ne për ty, që të kishim aq për zemër? Po dhe me gërracin e pulave do të mbanim gjallë. Ik e mos t’i pafshim sytë e mos ta dëgjofshim emrin! Gj. Murrizi
