Nuk bënë mësim më 28 Nëntor, Maqedonia ndëshkon mësuesit shqiptarë

anazapta

Maqedonia ndëshkon mësuesit që festuan për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Dhjetëra drejtorë dhe mësues shqiptarë në shkollat në Maqedoni do të ndëshkohen me pezullim nga detyra apo gjoba, pasi nuk zhvilluan mësim në 28 Nëntor.

Lajmin e bën të ditur agjencia serbe e lajmeve “BETA”, e cila citoi autoritetet maqedonase. Vlera e gjobave kundrejt shkollave arrin nga 2500 – 3000 euro. Gjithashtu, Ministria Maqedonase e Arsimit lëshoi një urdhër ndaj komunave me shumicë shqiptare, për të ndryshuar emrat e disa shkollave, të cilave u janë venë emërtime shqiptare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *