Nuk bind Parlamentin Europian, rrëzohet kandidatja e Macron

Leda Hysa

Parlamenti Europian rrëzon kandidaten e propozuar nga Franca për të drejtuar Komisionin e Industrisë. Ligjvënësit e BE-së nuk mbështetën Silvi Gulard, pasi dështoi të justifikonte rolin e saj në një skandal me punësimin.

Konkretisht, ish ministrja e mbrojtjes akuzohet se ka punësuar me fonde të BE-së, asistentë për partinë e saj në Francë.

Kjo është hera e tretë që Parlamenti Europian rrëzon një kandidat të presidentes së zgjedhur të Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, për postet kyçe të skuadrës së saj. Më herët ligjvënësit refuzuan propozimin e Hungarisë dhe Rumanisë për shkak të konfliktit të interesit.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Bravo Europa! Fundosini keta mbeturina mendjemedhenj! Brekegrisur jane! Franca armikja numer nje e Shqiperise dhe mikja e madhe e sllavonise!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *