“Nuk do heq kurrë dorë nga luksi i të menduarit, Ia dola!”

Dita

Puna e saj është tipike Neofuturistike, e karakterizuar nga “fortësia e formave të lakuara të strukturave të tejzgjatura”, me “pika të shumëfishta të perspektivës dhe gjeometri të fragmentuar për të evokuar kaosin e jetës moderne.”

E njohur më së miri për strukturat e saj të lakuara dhe lineare, Zaha Hadid ka një karrierë me të vërtetë frymëzuese. Ajo ishte gruaja e parë që fitoi çmimin Pritker në 2004, çmimin Stirling në 2010 dhe 2011, medaljon në Francë për kontributin e saj në art  (France’s Commandeur de l’Ordre des Arts et des Lettres), si dhe shumë çmime të tjera. Në vitin 2012, ajo mori urdhrin ‘’Dame Commander”  nga Mbretëria e Bashkuar e Britanisë, dhe në 2015  ajo u bë gruaja e parë që fitoi medaljen e artë RIBA Gold.

Arkitektja britanike e lindur në Irak është një nga arkitektet më të njohura të kohëve moderne. E lindur në Bagdad në vitin 1950, Hadid studioi Matematikë  në Bejrut, dhe më pas u zhvendos në Londër për të marrë pjesë në Shkollën e Shoqatës Arkitekturore rreth viteve 1972-1977. Pas marrjes së diplomës, Hadid u bë partnere me ish-profesorët e saj në Zyrën e Arkitekturës Metropolitane.

Ajo ka ndërruar jetë më 31 mars të 2016 në Miami, Florida, por është cilësuar si arkitektja që çliroi gjeometrinë arkitekturore me krijimin e formave likuide, shumë ekspresive dhe lundruese. Ajo qe pionere e parametrizmit dhe një ikonë e neo-futurizmit.

“Unë nuk mendoj se arkitektura është vetëm për strehim, apo vetëm për një mbyllje shumë të thjeshtë. Ajo duhet të jetë në gjendje t’ju nxisë, t’ju qetësojë, t’ju bëjë të mendoni. “-Zaha Hadid

DITA ju paraqet disa nga ndërtesat e saj më të njohura neofuturistike, për t’u qetësuar, nxitur, e pse jo, edhe për t’u shkëputur sadopak nga arkitektura e qytetit tonë.

E nxitur nga stilet avangarde ruse të viteve 1920, ndërtesa e zyrave përbëhet nga një sërë vëllimesh të bardha e të bllokuara vertikalisht, dhe në to shihet prania e xhamave. Forma e ndërtesës së Zyrës Dominion në brendësinë e saj përmban një atrium asimetrik të zi dhe të bardhë që kanalizon dritën natyrore në strukturë. Kur shihet nga sipër, duket dinamike dhe neo-futuriste me ballkone të lakuara dhe shkallët e rrumbullakëta. Zonat e relaksimit dhe zonat e kafeve  janë të vendosura në ballkone, që mundësojnë shikimin e kësaj hapësire ​​si të përbashkët, duke inkurajuar kështu bashkëpunimin ndërmjet kompanive të ndryshme në ndërtesë.

Opera House Guangzhou gjendet në harmoni të përsosur me vendndodhjen e saj. Shtëpia e Operas është në zemër të zhvillimit kulturor të Guangzhou. Salla e Operës me një lartësi që përmban 1,800 vende ofron teknologjinë më të fundit akustike dhe salla e vogël multifunksionale prej 400 vendesh është projektuar për artin, operën dhe koncertet e performancës. Dizajni u zhvillua nga konceptet e peizazhit natyror dhe bashkëveprimit interesant midis arkitekturës dhe natyrës; duke u angazhuar me parimet e erozionit, gjeologjisë dhe topografisë. Dizajni i Shtëpisë së Operës Guangzhou është ndikuar veçanërisht nga luginat e lumenjve dhe mënyrën sesi ato transformohen nga erozioni.

“Projekti fokusohet në rigjenerimin urban të një vendi të rëndësishëm në kryqëzimin e projekteve kyçe kulturore brenda qytetit të Beogradit. Duke ndjekur traditat e forta moderniste të rajonit, plani ka aplikuar koncepte dhe metoda të reja, duke sjellë një përbërje të ndërtesave që trajton kompleksitetin e modeleve të jetesës së shekullit 21. Dizajni për BEKO është ngulitur në peizazhin përreth të aksit kulturor të Beogradit dhe përfshin hapësira të rëndësishme publike “.

I kompletuar në vitin 1993, stacioni i zjarrit ‘Vitra’ do të ishte projekti i parë i realizuar nga Hadid, dhe për karrierën e saj do të ishte pikërisht ky projekt që do të mundësonte hedhjen e emrit dhe stilit të saj në një audiencë ndërkombëtare. Stacioni i zjarrit ‘Vitra’ është vepër e shfaqur në gjuhën teorike dekonstruktive që e zhvilloi përmes pikturave të saj, si ndërmjetëse të gjetjes së marrëdhënieve dhe formës hapësinore. Stacioni i zjarrit ‘Vitra’ është një sintezë e filozofisë dhe arkitekturës.

“E ndërtuar për të vendosur një arkiv të madh dokumentesh rreth genocidit kamboxhian të viteve 1970, në të cilin dy milion njerëz humbën jetën, Instituti Rith Sleuk do të sjellë një ndryshim radikal për arkitekturën e Zaha Hadid – e cila ka shkuar nga gjeometria e dhunshme në gjeometrinë e ngrohtë të përbërë nga druri. Kamboxhia do të marrë një muze të ri genocidi dhe instituti kërkimor. 35 vjet pas përfundimit të mbretërimit brutal të Khmer Rouge, Instituti Rith Sleuk do të inkorporojë një muze, qendër kërkimore, shkollë universitare, arkiva dokumentare dhe biblioteka kërkimore, të vendosura në një park të shtrirë në jug të qendrës së kryeqytetit, Phnom Penh .” – The Guardian

Me 40 kate dhe një sipërfaqe bruto prej 150,000 metra katrorë, kulla përmban rreth 780 dhoma, suita dhe vila në tarracë. Hoteli gjithashtu përfshin një shumëllojshmëri të ambienteve të takimit, dhoma të lojrave, lobe, restorante, spa, dhe pishinë në tarracë.

Projekti përbëhet nga tre kulla rezidenciale skulpturore 22 dhe 25 katëshe që përmbajnë 486 apartamente dhe tetë vila me pamje nga lumi, së bashku me hapësirat e parkimit të makinave dhe 7,300 katrorë metra për parkun rrethues. Vendi ka rëndësi historike dhe përfshin Shtëpinë Middenbury të Listës së Trashëgimisë të viteve 1860. Çdo kullë rezidenciale, “kujton një lule në lulëzim”, është projektuar me një fasadë shumëkatëshe, e përbërë nga lustrimi i mureve nën një model diamanti.

s.a/dita

Share This Article
2 Comments
  • E mrekullushme .
    Rrespekt .
    I dua njerzit e apasionuar mbas pasionit ,
    te bukures , qe jan kreativ ne jete
    dhe e gjene gjitjmon vetvehten ne Kopeshtin e Fantazise per jeten ,
    per nji Bote me estetike ,me te kendeshme me te bukur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *