Policia në Guanxi të Kinës ka ndaluar një furgon, pasi nga xhamat janë parë shumë duar të vogla.
Në këtë furgon të destinuar për shtatë persona, përfshirë edhe shoferin, janë nxjerrë 28 fëmijë.
Në furgonin ngjyrë gri, ishin hequr ulëset e zakonshme dhe ishin zëvendësuar me ulëse të improvizuara, për të zënë gjithë këta fëmijë.
People’s Daily raporton se ata transportoheshin për çdo ditë, nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas, me dijeni të prindërve të tyre.
Ata paguanin një shumë të vogël, për transportin e fëmijëve, që janë në ciklin e ulët të shkollës fillore.
Shoferi i furgonit të palicencuar për transport njerëzish, është ndaluar.
https://www.youtube.com/watch?v=kz9JhLVpkfs&feature=youtu.be

po shikoni fugonat e bathores e te kamzes hahahhahaah kan me shum
Dhe keta qe udhetojne ne furgonat tone nuk jane femije pr shyqyr zotit policia tek ne ben sikur nuk i sheh jo si kinezet.