“Nuk do të merrni shërbime nëse nuk përditësoni gjendjen civile”, ministri Lleshaj njofton qytetarët: Do të paraqitet një paketë e plotë iniciativash ligjore!

time

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka bërë me dije se është ndërmarrë iniciativa për regjistrimin e të gjitha të dhënave të qytetarëve në gjendjen civile.

Lleshaj ka thënë që paketa është bërë gati, teksa ka theksuar që qytetarët që nuk bëjnë përditësimin e të dhënave, nuk do të marrin shërbime elementare.

Ministria e Brendshme do të paraqesë një paketë të plotë iniciativash ligjore të cilat do të pamundësojnë mbijetesën në Shqipëri për një njeri që nuk ka të regjistruar vendbanimin. Pra, ne do të sjellim një paketë që kushtëzon çdo lloj shërbimi në Shqipëri me pasjen e një adrese të përditësuar në regjistrin kombëtar të gjendjes civile.

Mungesa e këtij përditësimi do i bëj qytetarët të mos marrin shërbime elementare: Shkolla, spitali, banka. Nevoja për ta përditësuar procesin e formimit është e lartë, shqiptarët duhet të regjistrohen plotësisht, por kjo iniciativë synon në inkurajimin e tyre dhe jo në frenimin“, ka thënë Lleshaj.

Më tej, ai tha se deklaratat për ndryshimin e vendit të votimit të zgjedhësve janë aludime dashakeqe dhe të pavërteta.

“Aludime dashakeqe, dhe të pavërtetaa. I kam dëgjuar me përbuzje, aludime të papërgjegjshme të bëra nga aktorë mediatikë dhe politikë. Si përpjekje për alibitë e radhës, për humbjen e radhës”, tha ministri.

h.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Po shqiptaret qe jetojne jashte Shqiperise a parashikohen ne ato ligjet tuaja?
    Ajo “e albania” eshte jo nje fasade,por nje maskarade..

  • Ka mundesi qe Leshi, me gjithe perbuzjen qe perfaqeson, te na tregoje si perditesohet adresa?
    Si ka mundesi nga ana kushtetuese i mohohet shtetasit shqiptar mbijetesa?
    Dhe me deklarate zyrtare kjo..
    Me cfare autoriteti i pamumdeson shtetasit mbijetesen? Ky eshte genocid shteteror ndaj shtetasit. Cfare eshte kjo pamundedi jetese? Denim me vdekje?

  • Mendoj se ndryshimin e levizjes se gjendjes civile nga ana e qytetareve e pengon detyrimi per te paraqitur nje akt noterial per kontraten e qiramarrjes me qiradhenesin.Kam propozuar qe te ndryshohet ky akt pengues per deklarim levizjen per keto arsye:
    Qytetari ku perveç se pengohet per deklarimin e vendbanimit te ri,, ka edhe keto pasoja per vet qytetarin dhe per vet shtetin:
    1-Qytetari nuk transferon dot pensionin.
    2-Nuk ben dot ndryshimet ne gjendjen civile
    3-Pengohet regjistrimi i popullsise (Censusi)
    4-Nuk kryen dot veprime bankare
    5-Organet shteterore nuk dine ku i kane qytetaret e tyre
    Dua te vë në dukje sepse X qytetar nuk e paraqit dot nje akt noterial me qiradhenesin:
    1-Nuk eshte hipotekuar banesa
    2-Eshe hipotekuar por nuk jane hipotekuaar hyrje nga pronaret per leke apo arsyet nga me te ndryshmet
    3-Familjaret jane shume pronare dhe nuk merren vesh per ndarjen duke penguar hipotekimin
    4-E kane hipotekuar por nu duan ta deklarojne qiradhenien sepse jane te varfer nuk duan te paguajne taksen e qiradhenies shtetit.
    5-Ndodhen jashte dhe nuk mund te vijne dot
    6-Ja u lene njerezve te tyre që tu gjejnë nje qiramarres dhe ai grumbullon leket per te zotin
    dhe shume arsye te ngjajshme.
    Per të evituar keto pengesa qe thashë të amendohet një nen te ligji per gjendejn civile që QYTETARI:
    A-TË KETË TË DREJTEN TE PARAQESE PRANE GJENDJES CIVILE NJE DEKLARATË PERSONALE KU TE DEKLAROJE ME PERGJEGJESI PENALE SE KU BANON DHE TE ECI PROÇESI I REGJISTRIMIT TE GJENDJES CIVILE ATY KU KA SHKUAR QYTETARI.
    Këjo të hape njehere per njehere situaten e problematike.
    Do te ishte me shume interes propozimi im.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *