Nuk nevojiten më teste për udhëtarët e vaksinuar që hyjnë në Angli

Amelda Amelda

Të gjithë personat që duan të udhëtojnë në Angli dhe që janë i vaksinuar plotësisht, nga 11 shkurti nuk do të paraqesin asnjë test për Covid 19.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri britanik i Transportit, Grant Shapps, pas informacioneve të dhëna nga kryeministri Boris Johnson.

Vendimi përshpejton rrugën drejt heqjes së masave kufizuese nga qeveria britanike sipas të dhënave, që kanë ardhur në rënie prej disa javësh, pas valës së shkaktuar nga varianti Omicron.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *