Përshëndetje DITA. Po ju shkruaj dicka lidhur me deklaratën për “Metën kryeministër” dhe amplifikimin që i ka bërë kastile këto ditë shtypi proqeveritar. Nuk më duket e pamenduar dhe as, thjesht, një shfaqje servile deklarata optimiste e Naços që po bën kaqë zhurmë. Është vecse një detaj për vënien në dukje të situatës groteske paradoksale, që një gjysmë bashkqeverie mendohet se mund të jetë fituese mbi gjysmën tjetër të bashkqeverisë dhe ky të quhej rotacion me R të madhe. Hajd po pranojmë lidhjen e shëmtuar të një prillit, por do të ishte për rekordet Gines një arritje kulmore e tillë e politikës.
Nuk më duket e pamenduar edhe shpresa e kampit në pushtet duke tentuar hedhjen e një grusht grenxash në kampin opozitar, ku – vazhdoj të them – po zihen për lëkurën e ariut pa vrarë ariun. Mua do të më dukej urtësi braktisja e kësaj teme.
Ata që e kanë menduar kanë shumë shpresë që ta shtrëngojnë Kryetarin e PS-së të deklarojë se videoja kundër Metës ishte poshtërsisht e montuar, ashtu siç nuk patëm menduar deri tani, por jo tani që pa përjashtim kemi interes të kemi mendim tjetër për hatër të largimit të Kucedrës që ka zënë tëra çezmat. Vetëm Meta me Priftin që e dijnë të vërtetën edhe më mirë se ne, mund të mendojnë ndryshe.
Meta mund të ndalet mbi temën e kryeministrit të ardhshëm edhe në ditët që vijnë, por unë nuk do t’ia këshilloja këtë Edi Ramës.
Email në adresën: [email protected]

qellimi eshte te largohet MALOKU sali, pastaj te gjithe e dime shume mire se per kater vjetet e para eshte e sigurt EDI RAMA K R U E M I N I S T E R,mbas kater vjetesh kemi kohe te mendojme ndrushe.TANI VOTOJME EDI RASMEN QE TE GJITHE FITORE.