Angullitjet dëshpëruese të Sali Berishës dhe lagështia erëkeqe në poturet e Imamit duken se po e thellojnë perceptimin se dënimi i tyre është shkaku i shtyrjes së statusit. Kam frikë se perceptimi në këtë rast është i ndikuar nga dëshira e shumicës së shqiptarëve dhe nuk ka të bëjë me një kërkesë të posaçme të BE
Megjithëse jam pro qenies së Shqipërisë anëtare e BE, shtyrjen e pranimit nuk e konsideroj kurrfarë problemi shqetësues. Bashkimi Evropian duket ende një fiksion, pavarësisht çfarë thuhet e propagandohet. Ka vende dhe popuj që janë pjesë e tij dhe disa herë maten të dalin jashtë tij. Ka të tjerë që as janë anëtarë dhe as e kanë ndërmend të bëhen, ashtu siç ka disa vende, ku bën pjesë edhe Shqipëria, që mezi presin t’u hapen dyert .
Pranimi në BE, në vetvete, nuk të bën as evropian, as të kulturuar dhe as modern. Është njësoj si të besosh se grumbujt e katundeve që Sali Berisha i shpallte “bashki” sa herë kishte nevojë për vota, janë bërë qytete dhe banorët qytetarë, thjesht dhe vetëm pse ai vendoste në atë mënyrë. Pranimi, thjesht të ndihmon në rrugën e zhvillimit. Është në dorën tonë, të aftësive tona, t’i arrijmë ato që na nevojiten.
Nuk ka dyshim se ne, vetë, jemi përgjegjësit kryesorë për arritjet dhe dështimet tona. Por, po ashtu, është e vërtetë e pamohueshme se jo pak figura politike dhe institucione të Perëndimit, madje edhe të disa prej vendeve që tani ngurojnë të na hapin dyert, kanë pjesën e tyre në ritmet e ecjes sonë përpara dhe në ngadalësimin e hapave drejt tyre. Janë qëndrimet, deklaratat dhe sjelljet e tyre në momente përcaktuese të zhvillimeve politike të Shqipërisë që kanë trimëruar qeveritë dhe politikanët tanë në shkeljen flagrante, jo vetëm të parimeve që BE propagandon, por edhe të normave demokratike dhe juridike, përgjithësisht të pranuara dhe zbatuara në botë. Të kërkosh, me të drejtë, forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe dënimin e shkelësve të ligjit dhe, nga ana tjetër, të “këshillosh” mosarrestimin e autorëve të grushteve të shtetit apo dhunimit masiv të zgjedhjeve, “për hir të stabilitetit”, kjo don të thotë hipokrizi dhe moskonsekuencë në sjelljen politike, sidomos kur vihesh në rolin e tutorit.
E vërteta është se ne kemi shumë të meta, por është po kaq e vërtetë se, duke përjashtuar nivelin ekonomik dhe korrupsionin, mjaft prej plagëve, që na përmenden kur trokasim në dyert e BE, i kemi huazuar prej tyre. Nga shtypi perëndimor kam mësuar se në vendet e BE ekzistojnë dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre rreth dyzet mijë banda gangsterësh, se me qindra mijëra prostituta ushtrojnë aktivitetin e tyre të licencuar ose jo, të kontrolluar ose jo dhe se në këto vende qarkullojnë dhe përdoren qindra ton lëndë narkotike çdo vit. Madje, shtypi ka shkruar se është gjetur drogë edhe në zyrat e BE në Bruksel.
Prandaj, vendet e BE duhet të jenë më të arsyeshme kur vjen puna për pranimet e reja. Shtetet e Bashkuara të Amerikës qenë krijuar pa i vënë kushte e detyra njëra-tjetrës, madje në kushtet që në një pjesë të tyre skllavëria ishte e përligjur. Është një kohë tjetër ajo kur, për ta ndaluar skllavërinë, u desh të bënin luftë civile për të siguruar bashkimin afatgjatë.
Mendimi im është se dy janë shkaqet e shtyrjes së pranimit të Shqipërisë në BE.
Së pari, Shqipëria, as për arsye të përgjithshme politike dhe as për arsye gjeostrategjike, nuk përbën përparësi për Perëndimin. Është e turpshme që disa politikanë perëndimorë, nga njëra anë iu luten disa vendeve të Evropës Lindore të pranojnë hyrjen në BE dhe nuk lënë mjet e marifet pa përdorur për të krijuar trysni që të detyrojnë qeveritë e atyre vendeve të firmosin marrëveshjet e pranimit, dhe, nga ana tjetër, një vendi të vogël si Shqipëria, ku ashtu si pozita e opozita edhe shumica dërmuese e popullit duan anëtarësimin, i thonë të presë edhe pak kohë.
Së dyti, vendet kryesore të BE janë vende me nivel të lartë ekonomik dhe kriza e viteve të fundit ka bërë që disa vende anëtare t’i bezdisin me kërkesat financiare të përvitshme. Shqipëria është një vend i vogël dhe i varfër. Të varfërit, zakonisht, i kanë pas preferuar më shumë për shërbëtorë ose për t’i dërguar ushtarë. Kërkesat dhe ankesat e të varfërve janë bezdisëse dhe, siç thuhet prej shekujsh në Shqipëri, “Nuk don Pasha kallaballëk”.
Duke e mbështetur arsyetimin mbi përvojën e njohur, nuk besoj se BE e shtyu dhënien e statusit për gjashtë muaj, ngaqë e çmon këtë kohë të mjaftueshme që Shqipëria t’i jap provën kroate në luftën kundër korrupsionit. Ata që e mbrojnë këtë pikëpamje duket se mbështeten në dy premisa. E para, në bindjen (e pakundërshtueshme) se koka e korrupsionit dhe e krimit të organizuar në Shqipëri është Sali Berisha dhe, e dyta, në kokëçarjet që BE i ka shkaktuar ky individ, të shprehura në jo pak raste nga disa ambasadorë, por sidomos të vendeve nismëtare të shtyrjes së statusit, si ai i Holandës, i Danimarkës, i Gjermanisë e të tjerë (pa përmendur dy ambasadorët e fundit amerikanë), dhe të artikuluara së fundmi drejtpërsëdrejti nga një a dy personalitete politike të BE.
Nga ana tjetër, angullitjet dëshpëruese të Sali Berishës dhe lagështia erëkeqe në poturet e Imamit duken se po e thellojnë perceptimin se ky është shkaku i shtyrjes së statusit. Kam frikë se perceptimi në këtë rast është i ndikuar nga dëshira e shumicës së shqiptarëve dhe nuk ka të bëjë me një kërkesë të posaçme të BE.
Për të ditur arsyet e shtyrjes së Pranimit të Shqipërisë në BE nuk është e nevojshme të dëgjosh kryetarin formal të PD-së, i cili ka vendosur të bëjë karagjozin për shumë gjëra, pasi beson se kemi pak karagjozë në skenat artistike dhe në atë politike. Pohimi i tij se “BE dhe SHBA nuk e duan Ramën” është i denjë për ndonjë kryeplak fshati që e kalon kohën nëpër pijetore. Ai dhe partia e tij kanë qenë në pushtet gjatë tetë viteve të fundit dhe, megjithatë, ata “nuk na deshën”. Nëse ai beson se ndonjë politikan perëndimor ka rënë në dashuri me të, është i lirë t’ia kthejë me të njëjtën monedhë.
Popullit shqiptar i nevoiten politikanë që përpiqen të bëjnë më të mirën e mundshme për vendin dhe jo politikanë që kërkojnë të bëhen dashnore të të huajve.

mos ja vini re fjaleve te lulit ai eshte nje cop m… me dy sy.
Na cat menermethanen tu fole tash e pare Berisha=berisha.Po ti cojn kta shkerdha ne prokorori ata shkerdhatat e qeveris tjeter se late name.
Bravo…..analize e goditur…. Evropen duhet ta ndertojme ketu ku jetojme..askush nuk do vije te na i rregulloje problemet qe kemi si shtet…. shiko vendet qe kane vite anetare Bullgaria, Rumania….rendesi ka çfar po bejme per te rregulluar vendin tone ku femijet tane te kene nje te ardhme me te mire ….
Mjaft mire Viktor ! Po nuk vajti ne burg dordoleci sali nuk merret statusi.Qe vafte mu ne te semes dhe ai status!
Cfar kerkon Sali Gedafi qe flet,cfar bere per 8 vjet kete te thote,qe nuk hyri dot as ne Lazarat dhe jo te thote qe e kemi bere gati statusin e te tjera perralla.Pa plotesuar kushtet Shqiperia nuk hyn dhe nuk i duhet BE. Mjaft ne perralla e enderra qe jemi te dytet mbas Gjermanise
Shume e gjetur, “NUK DO PASHA KALLABALLEK”.Kemi 23 vjet qe nga nje shtet, ashtu sic ishte, por ishte shtet, vagabondet brenda e nga jashte e kane kthyer kete vend tamam si ato prostitutat qe pasi humbin freskine nuk u a var kush. Tanime nuk na e var kush. Ne jemi bere turpi i Botes. Fjala e Rames mbreme kishte ne thelb ate DINJITET qe na duhet
Me bukur dhe me kaq pak fjale nuk mund te beheshin portretet e Saliut dhe “gjeneral” Imamamit, dy nga brekdhierit (do thoshte Lola) kryesor te krimit ne SHqiperi.
Berisha angullin si qen i terbuar.
Fute mor nr burg qenin,
Ne duhet t’i tregojme Amerikes se populli shqiptar eshte mirenjohes . Te vetmen gje te
keqe qe ka ky popull i lashte , me i lashti ne Europe , kur Londra ishe fshat dhe N/Y kenete
Berati, Apllonia. Durresi, Lesus, Skutari etj. ishin qytete madheshtore e ”hije rende,, e quante
Ciceroni Apollonine ! qendron ne faktin se ka mbetur nje popull i vogel, i sakrifikuar per
fuqite e huaja , sepse ka besuar te miqesia e ”besa shqiptare,, ! Kjo ka qene mekati me i madh
i popullit shqiptar dhe sot kane te drejte anglezet , gjermanet , francezet , etj . te na injororje
dhe t’na vene lloj-lloj epitetesh shqiptareve duke i quajtur popull nomad, popull i. ”kasolleve,,
e dhjetra e dhjetra epitete percmuese. Prandaj them qe t’i tregojme Amerikes qe fatin tone
deshirojme ta lidhim perjetesisht me ate te SHBA-se !
Shenim : duket si ”ad absurdum,, por eshte krejtesisht e realizueshme, jo fantazi nga ana
ime, por nje realitet , kur mendon se Hong-Kongu ishte nen protektoratin e Anglise per 99
vjet perse Shqiperia te mos jete shteti 51 apo 52 i SHBA-se pas Puerto Rikos , gjithemone
kam parasysh ketu faktin e qendrimit europian ndaj Shqiperise ”myslimane,, ?!!!!!!!
VR!!! Viktor malaj ka aftësine të gjejë argumentin qe kunderpeshon me sukses edhe ceshtjet qe nuk duken aq te lehta në perceptim!? E gjen shume lehte proven e kundert që e sfidon rivalin! Né rastin konkret lundron ne cështjet e semundjeve europiane me nje siguri te admirueshme dhe guxon t’i hedhe asaj dorashken e logjikës që s’mund të kthehet mbrapsht: “ej ,europë, semundjet m’i solle ti, nuk u semura une”!? I ka ngjarjet dhe faktet te regjistruara shkelqyeshem në kokën e tij kompjuterike,i nxjer ne kohen e duhur dhe të paralizon në vullnetin për t’i kthyer mbrapsht. Né pashallekun e viktorit saliu të duket si një lapangjoz e dhi e zgjebosur! Eshte nje analist kritik i lindur. Sic di te bëje kompromis,ashtu dhe te gremis. Nderime autor!
Plotësisht dakort me ato çka ju shkruani.
Pyes, e konceptojnë veten vendet anëtare si kane filluar?, nuk ka patur korrupsion në vendet e tyre, po sot, përherë kanë zhvilluar zgjedhje të ndershme, le pastaj, prostitucioni, droga, fshehja ne këto vende e krimineleve edhe Shqiptaëe, te cilëve u jepet edhe azil politik!!!!!!!!!!!!!!!!!?
Mor po ky “statusi” (që personalisht për mua nuk ka kurrëfare vlere), kujt i jepet Shqipërisë, popullit Shqiptar, apo atyre që bashkë rrijnë hoteleve, kafeneve dhe salloneve të evropës me ju evropianë?
Perfekt O Viktor vellai. Ma sakte se ke shkruejt nuk bahet. Falemnderit Viktor!