Nuk duam më të tillë “udhëheqësa”

anazapta

Email në adresën

[email protected]

 

Klasa politike që mori pushtetin në Shqipërinë e viteve 1990 u ngjit në tribunat e jetës publike jo duke fituar ndonjë luftë a revolucion; as duke i kaluar armiqtë në jatagan; por pak a shumë u vendos atje si kinse e dalë nga shoqëria civile nëpërmjet votës qytetare, pas kolapsit të regjimeve autoritare në Lindje.

Mirëpo ata që e morën pushtetin, duke filluar nga Sali Berisha vetë, nuk arritën dot t’i ndërronin në kohë reflekset e vjetra të sjelljes në publik dhe të aktivitetit të tyre si politikanë; dhe vijuan ta mbështetin autoritetin e tyre në një “fitore” këtë herë krejt imagjinare (sa kohë që pushteti u kish mbetur, si të thuash, në dorë).

Prandaj pushtetarët post-komunistë, sado intelektualë e anti-komunistë shpesh të deklaruar, nuk hoqën dot dorë nga pompoziteti, retorika e fryrë, banjat e turmës, takimet me nëna e motra, pensionistë e ushtarakë të liruar, veteranë e veterinerë, të rinj e të reja, bletërritës e radioamatorë. Një pjesë vërtet e gënjeheshin me iluzionin se “vota e popullit” u jepkësh të drejtë ta quanin veten udhëheqës popullorë, në kontakt të pandërmjetëm me bazën elektorale, ose njeriun e rrugës.

Edhe sot e kësaj dite i sheh të përqafuar me gjithfarë plakash dhëmbërëna e buqeta lulesh shumëngjyrëshe, ose duke shtrënguar në krahë fëmijë topolakë që ua ofrojnë – simbolikisht – prindët e gatshëm për sakrifica karnale. Protokoll grotesk. Iluzion kolektiv, që i bën edhe më qesharakë sa herë u kërkohet të kryejnë detyra normale për të cilat paguhet politikani, ose të arrijnë kompromis me palët kundërshtare. Kaq. Nuk duam “udhëheqsa popullorë” duam politikanë që bëjnë vendin të ecë përpara.

 

 

Share This Article
4 Comments
  • Autori i ketij shkimi me thjeshtesine e fjaleve e qartesine e fjalive te tija nuk na ka lene vend
    per koment…aty del mjafte qarte se populli jone nuk i do me keto gjoja politikane….ka ardhur koha qe ketij vendi ti formohet nje brez i ri me shkolle politike…nuk na duhen me injorantet politik qe skane kurrfare lillje me nocionet e diplomacise politike….Bota shvillohet nga njerez te mesuar…mjeraneve ju lihet vetem pensioni…

  • Ky popull injorant e ka memorien te shkurter, vazhdon te beje gjithmone te njejtat gabime e gjithmone ankohet.

  • Mos e ke fjalen per KM tone qe shkone ne kembe ne pune, qe ben shoping ne supermarket, qe shfaqet shume i sjellshem me nusen e peste (pasi 4 te parat i ka shqepur ne dru).
    Nuk e besoj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *