Telefoni është bërë një objekt mjaft i rëndësishëm në jetën tonë të përditshme dhe e kemi shumë të vështirë të rrim larg tij.
Duke e patur kaq me merak është mirë që edhe të kujdesmi për të gjithashtu. Studimet e fundit kanë treguar se duke e karikuar telefonin gjatë natës është tejet e dëmshme për baterin e telefonit.

Kjo sepse në këtë mënyrë, celulari karikohet edhe kur bateria ka arritur 100% të mbushjes, e sipas specialistëve, kjo sjell vetëm tension ekstra për aparatin, çka do të thotë dëmtimin e baterisë, deri në skadimin përfundimtar të saj.
Shpjegimi më konkret lidhet me faktin se bateria ka një përmbajtje acide, e cila nuk kërkon karikimin e plotë. Por ka disa mënyra të tjera për ta arritur këtë, si psh: eleminimi i programeve që nuk i përdorim, përzgjedhja e zonave të mira me sinjal etj.
Në fakt, mjafton vetëm një orë për të patur një bateri të qëndrueshme, kështu që rrjedhimisht do të na duhet të zbatojmë atë çfarë kanë rekomanduar specialistët.
M.H/ Dita

asgje nuk mora vesh.