“Dulla ka tentuar të ngacmojë edhe motrën”. Dy vëllezërit pranojnë vrasjen e taksistit, kishte prej vitesh një lidhje jashtëmartesore me nënën

Leda Hysa

Ata nuk e duruan më dot tradhtinë e nënës ndaj të atit dhe për këtë vranë personin me të cilin ajo kishte pasur një histori jashtëmartesore. Madje njëri prej tyre kur e kishte marrë vesh në fshat, ishte larguar nga banesa për dy vite duke jetuar jashtë vendit.

Por çështja që i ka vënë kapak, ka qenë një telefonatë me familjarin tjetër që jeton në Angli dhe që ju kishte thënë “Dulla ka tentuar të ngacmojë edhe motrën”. Kaq ka mjaftuar që më i rrituri prej tyre, të nxjerrë armën e fshehur, ta fusë në thes dhe të urdhërojë më të voglin për të dalë nga shtëpia.

Dy të rinjtë Saimir Shera i moshës 32 vjeç dhe i vëllai i tij më i vogël Arsil Shera 20 vjeç do të dalin para gjykatës për akuzën e vrasjes me paramendim të Abdulla Budllës. Ata përdorën një makinë me qira pohoi një burim i gazetës Si pranë Departamentit të Hetimit të Krimeve, mjet të cilin e morën në datën 3 gusht duke ia marrë shtetasit Gersian Cela.

Të njëjtat burime shtojnë se mjeti me ngjyrë gri shfaqet në kamerat e sigurisë dhe nga puna hetimore e agjentëve, u zbuluan edhe targat duke shkuar më pas në agjencinë që jep makina me qira.

Kur agjentët i pyetën administratorët e subjektit “Rent A car Greisi” ata pranuan menjëherë se kujt ia kishin dhënë me qira mjetin duke treguar identitetin e dy vëllezërve. Pa fjalë i ka lënë agjentët e policisë më pas rrëfimi i M. Sherës, që është nënë e nëntë fëmijëve mes tyre edhe e dy vëllezërve. Gruaja ka pranuar tradhtinë me taksistin e vrarë Abdulla Budlla i moshës 71 vjeç.

Gruaja ka dalë në pension si nënë me shumë fëmijë dhe mësohet se ajo i kishte çuar madje mesazh viktimës pasi fillimisht kishte mësuar që viktima kishte pësuar aksident.

“E mora vesh për aksidentin, inshallah ke shpëtuar mirë”, – deklaron t’i ketë shkruar e moshuara, pa e ditur se ndërkohë ai ishte vrarë nga dy djemtë e saj. Gruaja shton se më pas i kishte qenë në varrim viktimës dhe se gjatë ceremonisë vriste mendjen se kush mund ta kishte bërë krimin.

Nëna e dy djemve të arrestuar pranon sipas burimeve shumë të sigurta të gazetës Si pranë Policisë së Tiranës se kishte pasur një lidhje intime gjashtë vite më parë me viktimën dhe se këtë histori e dinte vetëm njëri nga të afërmit e viktimës.

“Lidhjen me Dullën e justifikonim si lidhje miqësore  dhe shpeshherë e merrja si taksist për të mos rënë në sy, – shton më tej e moshuara, ndërsa tregon se shpesh pinë edhe kafe me viktimën ‘si moshë e thyer që ishim’. Gruaja tregon sipas burimeve se vajzat i kishin tërhequr vëmendjen por ajo u kishte thënë se “është njeri i mirë nuk i ka bërë keq njeriu”.

Gruaja tregon se pas apelit të vajzave, i kishte kërkuar viktimës që të takoheshin sa më larg në lagje dhe se prej një viti apo një viti e gjysmë ajo ishte distancuar disi. Një ditë para ngjarjes rezulton sipas burimeve të gazetës Si që bazohen në rrëfimin e të moshuarës, gruaja i kishte shkruar se duhet ta çonte në tregun e Laprakës dhe se Abdullai i kishte shkruar “nuk vij dot se kam vajzën e tezes që po merret me letrat e tokës”.

Gjatë asaj dite gruaja ka vazhduar planin duke shkëmbyer mesazhe dhe rreth mbasdites mesazhi i fundit që Dulla i kishte nisur ishte “këtu jena na”.

Nëna e dy djemve kujton se teksa po punonte në bahçe kishte dëgjuar krisma. “Disa nga fëmijët ishin në shtëpi, Arsili djali i vogël ishte në punë në Rinas, fillimisht mora vesh që Dulla kishte bërë aksident, më vonë provova t’i bie, por e kishte telefonin fikur”, rrëfen nëna e dy djemve në polici. Kur është mësuar se 71-vjeçari ishte qëlluar me armë, e moshuara tregon se i kishte pyetur djemtë e saj nëse e kishin vrarë ata, por djemtë i janë përgjigjur “nuk kemi lidhje me këtë punë”, citojnë burimet për Gazetën Si.

“Bashkëshorti përpara se të lidhesha me Abdullain më dhunonte dhe konsumonte alkool, i kam thënë për hir të fëmijëve do rri me ty në këtë shtëpi, por nuk kam më punë me ty”, shton për babain e fëmijëve e moshuara.

 

Djali: U largova nga Shqipëria prej fjalëve, ai ngacmoi dhe motrën. Ishte e padurueshme

Saimiri i tregon policisë se fshati ku ai jeton me familjen, por edhe fshatrat përreth zienin prej kohësh nga fjalët për lidhjen me të ëmën dhe Abdullain. Ai tregon se i moshuari kishte përfituar nga miqësia dhe hapja e dyerve në shtëpinë e tyre. Ai shërbente si taksist në shtëpinë tonë, pasi kemi një motër sëmurë. Kur ma thanë në fshat u trondita, e pyeta nënën por ajo heshti.

Kalova në depresion dhe dy vjet ika në Greqi, nuk mundesha dhe kalova ne stres dhe me probleme mendore nga kjo histori. Në shtëpi kisha të fshehur një automatik që prej vitit 1997, pasi jemi në hasmëri me një fis tjetër.

I riu tregon se ditën e ngjarjes kishte folur më të vëllain në Angli që i kishte treguar se veç nënës i moshuari kishte tentuar të ngacmonte edhe motrën.

“Motra kishte qarë në telefon, e tronditur kishte folur me motrën tjetër që jeton në Itali, motra ia kishte thënë vëllait në Angli. Sapo e mora vesh u nisa për të folur me motrën. Rrugës m’u errën sytë. I thashë vëllait të vogël Arsilit jepi makinës. Tek kryqëzimi kam parë Abdullain, i thashë ndale makinën. Mora armën që e kisha futur në një thes dhe e qëllova. I thashë vëllait ec në drejtim të Fushë Krujës, ai filloi të dridhej dhe mu lut obobo ç’na bëre hajde të dorëzohemi në polici”.

I riu tregon se nuk kishte pranuar, por kishte vazhduar udhëtimin, kishte pirë kafe për t’u qetësuar, pasi edhe vetë dridhej dhe nuk qëndronte dot në këmbë dhe më pas, sapo kishte parë një kamion skrapi e kishte flakur armën aty.

 

l.h/ dita

Share This Article
24 Comments
    • dhe ti do jesh IDIOTI fshatit

      te shpresojme ne nje trup gjyqesore sa me te arsyeshme ndaj kesaj tragjedie me shume aktore.
      jane thjesht dy djem te rinj dhe nje grua qe kerkonte pak ngrohtesi.

      • Ne fakt ty te kam pasur per mesuske. Cfare do te thuash ti tashti? Asaj nones ia kishte qejfi ate punen dhe e gjeti ket taksistin. Me cfare te drejte ai karabushi i merr jeten nje njeriu qe nuk mori asgje me zorr, por ate qe i dhuruan? E kuptoj qe nuk i vjen mire qe eshte mama-qire, po jeta keshtu e ka. Ti per vehte kij kujdes se mos po te qine ndonje nga fisi e ti nuk e di, e kam fjalen qe kur ta marresh vesh mos bej po ate trapllek qe beri ky katunari.

        • o pikpyetje,
          po ty te ka thene jotem qe ajo nuk eshte q… ???
          mos te ka thene mami qe te ka nxjerre nga veshi ty 😛
          dhe jotem si gjitha grate q…, por ka nje problem
          te ka nxjerr ty komplet K…

          e di ti K… (po te quaj me perkedhelje sepse s’ke ven emer) qe ky mentaliteti jot i vret njerzit??
          e di ti K… qe femijet e familjes i lexojne k…. e tua??

          i vetmi trapllek qe mund te bej une, eshte ti jap sateme nje prezervativ, qe mos te nxjerre ndonje tjeter si ty me komshin dmth 😛

          • E ke gabim, pse qihej ajo katunarja, dhe kushedi edhe ti, nuk dmth se edhe im me e bente ate pune me lagjen. Kishte burrin e vet dhe llafe nuk i dolen, me teper une nuk di, po e ka bere, e ka bere. Po sidoqofte une nuk kisha per ta bere ate karllikun qe beri ai katunari, prandaj ti o gjoja e zeze ja ma rruj nje here e pastaj ma merr ne goje dhe vej edhe kalamajt e tu te shofin, po me perpara hiqi kallashet nga duart. Prezervativet mbaji per vehte qe te mos e shtosh rracen tende se qelbe dynjane.

  • Qre mire e kane bere qe e hoqen halen,po te kishin hequr edhe ate bushtren..
    Po te kete drejtesi tamam keta djemte duhet te lirohen.

    • O demo me duket se ty nuk te punon qe gjykon kaq ashper. Te qiren e ka bekuar perendia. Jeten e jep dhe e merr vetem Zoti, kush do te qihet apo te qije, nqs nuk perdor dhunen eshte ne te drejte te Zotit. Keta mama qiret nuk i shan dot edhe te qifsha nonen, se tashme ua kane qire. Idiotllik katunaresk. Shqiptaret prandaj jane keshtu si jane, e nuk jane vetem maloket e Vicidolit. Shumica e shqiptareve rron ne kohen e gurit, po e keqja eshte se tashti kane kallash.

    • Mire e ke ti demo, keta djemte duhet te lirohen qe te vrasin edhe ate qe te qi ty fisin meqe ti nuk e vret dot vete. Idiot!

  • Zavalli Demo, i mjeri Demo!
    Demua kishte nje gomar te cale, pa kapister pa samar…
    …………………!

      • o K….
        ajo eshte zgjidhja vertet, po bota, ç’do thone bota…
        6 kalamaj, djem te rritur, ja rri me ate , s’ngopet me … s’rri dot pa burre…uh vajza e asaj qe ndau burrin…jo jo s’hyn te shtepia jone vajza e asaj…si e jema dhe e bija… dhe pastaj te vjen nje lemsh ne fyt, dhe duke qene qe kjo hore demoNkraci s’pati as shkolle, as edukim, as libra, as biblioteke, as dashuri, perveç urrejtje-sali- kallashnikov,
        ateher lemshi behet trishtim, behet deshperim, dallge dallge ngrihet urrejtja

        “Pa shkak të kapë ka i herë, o mik, trishtimi
        e s’din çka ke e s’din ku të dhemb;
        të duket natë kur n’qiell zbardhon agimi
        e lulja vetë të duket veç nji gjemb,
        kur t’kapë, o mik, trishtimi.”

        shikon gjithe boten, “po bota ç’do thote bota”
        dhe harron qe ka gjykate, drejtesi …dhe asqe e di fare qe NENA nuk eshte prone, nuk eshte sherbyese, eshte Njeri, eshte po aq njeri sa dhe ty, nqs ti do uje dhe ajo do uje, ti do buk edhe ajo, ti do grua apo vagine, dhe ajo e njejta…
        asqe di asgje nga kto sepse aty te fshati jot pa uje, pa drita, pa libra ka vetem “po bota çdo thote bota”…

        keshtu pra shoku K… me gjithe ate ()lokun e Tr me siper,
        thellohuni pak me shume dhe pastaj shikoni kush eshte vrasesi i vertete pas kesaj historie…
        jane keta me demokracine qe i rriti, nenezeza, apo ju me gjithe fshatin !!??

        • A e gjora ti qe nuk paske mesuar gje nga kjo dynja, e je akoma me thashethuqet e shqiptareve te dhjere por krenare deri ne fund dhe qe rrojne jo per veten e tyre po per boten. Upupupu cfare do te thote bota, po bota vafte ne te s’emes oj torrollakja e zeze. Dil e vrit edhe ti ndonje qe ta ka shkerdhyer fisin e pastaj shko e kalbu ne burg komplet e dhjere por krenare se ke vene nderin ne vend dhe i tregove botes sa koqe nga trute qenke.

  • Ti nuk kishe pun me burrin e botes vrisje kurven qe kishe ne shtepi ajo varrosi ate ju mori jeten dhe ju , kjo nona jote metiton tja varesh koken tek dera jo ajo grua e shkret qe nuk kish as nje faj. Pun kurve ska me keq me pas nonen kurv.

  • Ti nuk kishe pun me burrin e botes , vrisje kurven qe kishe ne shtepi , ajo varrosi ate , ju mori jeten dhe ju , kjo nona jote meriton tja varesh koken tek dera , jo ajo grua e shkret qe nuk kish as nje faj. Pun kurve ska me keq me pas nonen kurv.

  • Duket se në Europë, injoranca, flet vetëm shqip
    E kupton ti Demo? Edhe ti aq mend ke, sa ata të dy injorantët që vranë burrin e botës për shpifje. Ata nuk e vranë mbi nënën, dhe as në krevat me nënën por shumë larg nënës dhe shtëpisë së tyre. Pra thjeshtë për shpifje, thashetheme.
    Çfarë zgjidhën!? Vranë për nder!?
    Ku është nderi i tyre? Kush do t’i ruaj tani gratë dhe motrat e tyre?
    Ata janë njerëz të epokës së gurit dhe duhet të denohen me masën më të rëndë të burgimit.
    Kuptove o Demo Mesjetari?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *