Mund të qëndroni gjatë me një këmbë? Mund ta bëni për më shumë se 20 sekonda? Dhe me sy mbyllur?
Duket një provë e thjeshtë, por nuk është dhe aq. Për më tepër nëse e përfundoni me sukses atëherë do të thotë se gëzoni shëndet të mirë. Të paktën kështu pohohet në një studim të publikuar nga revista shkencore “Stroke”, e specializuar për problemet kardiovaskulare.
Konkretisht kjo revistë pohon se ekuilibri ynë dhe hapi janë lidhur ngushtë me gjendjen e përgjithshme shëndetësore. Sipas doktorit Yasuharu Tabara, Profesor mjekësie në universitetin e Kyotos, “nëse nuk arrini të qëndroni dot me një këmbë, atëherë kjo mund të jetë një pistë e problemeve celebro-vaskulare”
Për të arritur në këtë konkluzion, doktor Tabara dhe ekipi i tij i punës studioi shëndetin e 800 femrave dhe 400 meshkujve, me moshë mesatare 67 vjeç. U zbulua se ata që nuk mund të qëndronin dot më shumë se 20 sekonda, në analizat e tjera u provua se rrezikonin të vuanin nga sëmundjet e enëve të vogla gjakut, një çrregullim që vjen kur bllokohen kapilarët e trurit.
Por ky nuk është i vetmi përfundim i provës. Hetuesit britanikë gjithashtu zbuluan se personat që mund të qëndrojnë në një këmbë dhe me sy mbyllur për të paktën 10 sekonda gëzojnë dhe 13 vjet më pas shëndet më të mirë se ata që nuk e arrijnë.
Por ka më shumë. Po me këtë provë ata që nuk duruan më shumë se 2 sekonda kanë shumë mundësi që të vdesin para moshës 66 vjeçare, sipas autorëve të hetimit.
