Politikanët e lartë ndihmuan që kriza energjetike të godasi rëndë mbi ekonominë, mbi buxhetin e shtetit dhe të shpojë xhepat e qytetarëve. Dita ditës e vit pas viti me politikat dhe vendimet e tyre të gabuara e klienteliste e zhveshën lakuriq Shqipërinë, e drobitën dhe e lanë të pambrojtur ndaj krizave të mundshme, të cilat janë një dukuri bashkëshoqëruese e ekonomisë botërore.
Nuk është fjala se do t’iu iknim krizave, por goditjet do të vinin të amortizuara; më e pakta do të kishim siguri për burimet e furnizimit, kur flitet për konsumatorët familiarë dhe bisneset e vogla e të mesme. Mbas vitit 1990 politikat energjetike nuk u konsideruan prioritare dhe shteti pak deshi të dijë për të krijuar sigurinë energjetike, për të mos thënë aspak.
Për të mbrojtur këtë brumë të thartuar me një zell ta pakuptimtë kanë ndihmuar edhe departamente të caktuar të Bankës Botërore. Nga tërësia e mozaikut të tregut të energjisë do të veçoj nocionin e Portofolit të Sigursë së furnizimit të vendit me energji elektrike, me të cilin është nënkuptuar furnizimi i familiarëve dhe bisneseve të vogla e të mesme; kategori kjo që është edhe thelbi i Paketës Antikrizë të qeverisë së sotme.
Në vitin 1994 Qeveria e kohës deklaroi se në Shqipëri nuk ka nevojë të ndërtohen burime të reja për prodhimin e energjisë elektrike; dhe për të arritur në këtë konkluzion pagoi shuma të majme për një studim nga një kompani ndërkombëtare. Mjerisht ndodhi edhe më keq se kështu! Portofoli i sigurisë në vend që të rritje filloi të zbrazej e të tkurrej deri sa një ditë nuk na mjafton. Çfarë ka ngjarë konkretisht?
Në vitet 1992-1997 filluan të hiqen nga skema termocentralet si burime të Sisitemit Elektroenergjetik (SE); fillimisht Tec-et në Korçë, në Maliq dhe në ish Kombinatin Metalurgjik Elbasan.
Ndërkohë u zvjerdh vëmëndja ndaj TEC-it Fier. Kështu SE po humbiste ndjeshëm nivelin e diversikimit të burimeve dhe njëkohësisht sigurinë në punë. Kjo do të thoshte edhe më pak prodhim të energjisë elektrike nga SE, veçanërisht në sezonin verë-vjeshtë.
Mbas viti 1997 deri në 2005 TEC-i Fier u riaktivizua. Edhe pse jo ne kapacitetin e plot provoi domosdoshmërinë e tij për SE, veçanërisht kur u përballëm me një krizë energjetike në rajon e më gjerë. Atëherë dhe deri sot nuk kemi më asnjë TEC në operim në SE. Edhe TEC-i Vlorë ka ngelur në cektinën buzë detit. Për se ky TEC u katandis kështu mund të flitet gjatë!
Një gjendje e tillë është produkt i konceptit politik të gabuar të qeverive nga koha në kohë. Provë e konceptit të gabuar është privatimi i Hec Ulëz e Shkopet mbi Lumin Mat dhe Hec Bistrica 1 e Bistrica 2 mbi Lumin e Bistricës në vitet 2011-2013. U hoqën nga SE katër hec-e kur nuk kishte asnjë arsye për ti shitur ata. Ishin në gjendja teknike të mirë duke punuar, siguronin të ardhura dhe fitim për KESH sha, ndihmonin ndjeshëm në aspektin operacional të SE, ishte marrë një kredi dhe po punohej për rinovim pjesor të makineri paisjeve.
Për të përfituar buxhet shteti nga privatizimi nuk bëhet fjalë sepse çmimi i shitjes ishte minimal krahasuar me nevojat buxhetore! Buxheti arkëtoi rreth 87milionë euro.
Në vitin 2012 dhe 2013 pata kundërshtuar këtë privatizim sepse do t’iu kushtonte shqiptarëve shumë më shumë në të ardhmen në vlerë dhe në siguri portofoli të furnizimit të popullsisë me energji elektrike. Nga sa e ndieja unë përgjegjësinë u nxita dhe iu dërgoja një thirrje publike Presidentit të Republikës, Kryeministrit dhe Kyetarëve të Grupeve Parlamentare, thirrje kjo që u botua në media në ditët e para të Janarit 2013. Edhe nga ekrani i medias televizive (Top Channel 28/12/2012) fola dhe bëra thirrje të ndalohej ky privatizim.
Askush nuk mu përgjigj, askush nuk më thirri të paktën të bisedonim. Sindikalistët protestuan nisur nga intersat e tyre por edhe ata nuk i dëgjoi kush! Sot del e qartë se në një vit për të blerë energjinë elektrike që prodhonin këto hec-e buxheti i KESH sha dhe ai i shtetit haxhojnë rreth 90 milionë Euro, aq sa përfituan nga privatizimi!
E tmerrshme kur shikon po ata politikanë që i shitën hec-et, ata deputetë që në atë kohë pothuajse heshtën të debatojnë për mungesën e energjisë elektrike! Qajnë hallin e qytetarëve, hedhin akuza për të konsumuar kohën dhe për të trullosur mëndjet e qyetarëve. Kështu ka ndodhur edhe herë të tjera si fjala vjen me shitjen e ARMO. Kur vallë do ta mbyllin gojën këtë mëkatarë?! Lutem lexojeni thirrjen publike të bërë në dhjetor 2012.
Letra e 9 viteve më parë
Drejtuar: Z.Bujar Nishani, President i Republikёs tё Shqipёrisё.
Thirrje: “Ndaloni procedurat e privatzimit pёr Hidrocentralet Ulёz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2!”
Z.Sali Berisha, Kryeministёr i Republikёs tё Shqipёrisё.
Gjithё Deputetёve tё Kuvendit tё Shqipёrisё.
(Nga Pajtm Bello. Botuar në Gazetën Dita në 5 Janar 2013.)
Tё nderuar zotёrinj!
Jam matur mёse njё herё pёr t’iu shkruar publikisht, qё kur Qeveria dhe Parlamenti miratuan ndarjen e Hidricentraleve Ulёz, Shkopet, Lanabregas, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 nga asetet/pasuria e patundshme e KESH-sha, me qёllim privatizimin e tyre. E vёrteta ёshtё se unё nuk kam heshtur.
Kam shprehur kundёrshtimin tim mbi kёtё privatizim nё sektorin e prodhimit tё energjisё elektrike. Por ndёrkohё privatizimi i katёr hidrocentraleve Ulёz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 ka mbritur nё hapat e fundit dhe ka gjasa qё nё pak ditë tё pёrfundojё.
Duke menduar se asnjёherё nuk ёshtё vonё pёr tё bёrё njё veprim tё dobishёm, po iu drjetohem publikisht pёrmes medias me kёto pak rrjeshta. Privatizimi i kёtyre hidrocentraleve nuk ёshtё njё operacion politiko-financiar i dobishёm pёr buxhetin e shtetit, pёr ekonominё e vendit dhe pёr tё gjithё shqiptarёt as sot dhe as nё tё ardhmen.
Fare thjesht, duke shitur kёta katёr hidrocentrale, Qeveria zvogёlon fondin publik/shtetёror tё burimeve tё prodhimit tё energjisё elektrike nё vend. Pa kёto hidrocentrale prodhimi publik i energjisё elektrike nё vend do tё zvogёlohёt me 500milionё kWh nё vit. Kesh sha cdo vit importon ose blen nga prodhuesit privatё (tё energjisё elektrike) njё sasi energjie elektrike 1.5 deri nё 2.5miliardё kWh nё vit.
Me shitjen/privatizimin e kёtyre hidrocentraleve kjo sasi do tё rritet edhe rreth me 0.5miliardё kWh nё vit ose 1.2 deri nё 1.33 herё mё shumё ndaj sasisё tё energjisё elektrike qё blihet/importohet pa kryer kёtё privatizim. Nё kushtet kur prej vitesh Sistemi Elektrik Shqiptar ёshtё mbёrthyer nga njё krizё financiare (e cila do tё vazhdojё gjatё!..), burimet financiare pёr tё pёrballuar kёtё blerje/import tё energjisё elektrike janё pёrballuar nga Buxheti i Shtetit, sic ka ndodhur edhe nё vitin 2012.
Pёr tё blerё kёtё energji elektrike shtesё buxheti i shtetit do tё paguajë mё shumё 30milione euro cdo vit, duke filluar qe nga viti 2013 dhe do tё ndodhё kёshtu pёr shumё vite tё tjerё. Qeveria mund tё arkёtojё 110milionё euro nga privatizimi i kёtyre hidrocentraleve dhe nё rastin mё tё mirё pёr 44muaj do ta nxjerrё /paguajë kёtё shumё eurosh prej Buxhetit tё Shtetit.
Mbas 44muajsh buxheti i shtetit dhe shqiptarёt do te pagujnё njё humbje prej 30milionё eurosh vit pёr vit, vetёm e vetёm se sot po shesim kёta katёr hidrocentrale. Vetёm kaq mjafton, nuk ka pёrse tё rrjeshtoj edhe tё tjera arsyё, qё unё i kam thёnё disa herё me parё.
Nëse Qeverisё momentalisht i duhen burime financiare, ka rrugё tё tjera pёr ti siguruar. Nuk duhet qё tё penalizojmё brezat qё vijnё duke iu hequr nga duart(nga prona publike) kёto katёr perla të hidrocentraleve, qё iua kanё lёnё brezat qё shkuan. Kjo ёshtё sa e pa drejtё edhe ekonomikisht e dёmshme. Pёr vite me radhe shuma, qё brezat do tё paguajё, do te jetё qindra dhe miliarda euro. Me pak mundim, qeveria duhet dhe mund tё gjejё tё tjera rrugё pёr burime financiare. Nuk ёshtё mirё tё hamё e tё pimё nё kurriz tё sё ardhmes tё shqiptarёve.
Ёshtё koha tё mendojmё qё pёr brezat e ardhshёm tё lemё diçka mё shumё pasuri se sa gjetёm, si kёto qё po tentojmё ti shesim/privatizojmё. Asnjёherё nuk ёshtё vonё tё bëjmё dicka tё mirë dhe kёtё, ju e keni në dorё ta bёni sot.
Ndaloni shitjen/privatizimin e kёtyre katёr hidrocentraleve. Shёrbejuni shqiptarёve pёr sot dhe pёr tё ardhmen. Gjeni rrugёn e arsyeshme qё brezat e ardhshëm tё na kujtojnё me respekt. Nuk ёshtё zgjuarsi dhe burrёri tё shesim pasuri tё tilla!.. Ndaleni kёtё proces!..Mё mirё vonё se kurrё dhe tё gjithё do tё jemi tё fituar sot, nё tё ardhmen e afёrt dhe atё tё largёt.
Pajtim Bello – Gazeta Dita, 05.01.2013
a.m/dita

Shqiperia e mbytur ne borxhe eshte prane falimentimit, shqiptaret po vuajn per buke thate,prandaj Edvin Rama duhet te arrestohet menjehere sa nuk nuk eshte vone.
Po si ja mundesi qe asnje nga keta pushtetare nuk e degjoji specjalistin? Kaq te ligj dhe te poshter jane keta pisa? Shiten gjithe pasurite qe ndertoji populli ner vite me djetse dhe me buke e fasule. Dhe vete u bene pasanike. Mos i hengshin e mos i gezofshin leket e shqiptareve.
Letra e Pajtim Bellos eshte perseritje e tezes se hershme te intelektualit qe thote se:
KESHTU ESHTE KUR SHTETI DREJTOHET NGA INJORANTE PA SHKOLLE DHE RUFJANE DRU ME PRE
Vetem Shqypnia Komuniste qe drejtohet nga alifmatrake injorante dru me pre pa shkolle dhe pa dipllome, ketu e 30 e kusur vjet nga renia e Murit te Berlinit e prodhon energjine elektrike vetem me HEC-e nuk gjen asnje vend tjeter ne Bote qe dritat dhe energjine e ka te bazuar nga Zoti ne qiell dhe kjo eshte nje nga “meritat” debile dhe dallkauke te profesorit budalla Fahrudin Hoxha qe orientoi me keshillat e tij ndertimin e HEC-eve idiote mbi perrejn te thate qe nuk i kane dhene asnje megavatore energji elektrike sistemit energjetik, por vetem kane prishur ekuilibrat ekollogjike te vendit,
PO KU JANE CENTRALET FOTOVOLTAIKE APO MULLINJTE ME ERE TE SANCO PANCES EDI RAMA QE I REKLAMOI SI SHPETIM I ENERGJETIKES SHQYPTARE?
Ne nje kohe qe nentoka e Shqypnise eshte plot me nafte dhe gaz dhe kur gazi i Azerbaxhanit kalon permes Shqypnise badiava falas si nje vule turpi ne balle e Shtetit Shqyptar
qe:
DREJTOHET NGA INJORANTE PA SHKOLLE DRU ME PRE?
Termeti palo 6 balle verteoi kete teze te intelektualit qe i paraprin ne kohe letres famoze te Pajtim Bellos
Doni ta fusni ne burg Berishen? Ja ku i keni provat.
Thirrjen ta lexojne sot ne Parlament dhe te bejne debat Parlamentar. Atje brenda jane mekataret qe bene rrush e kumbulla pasurine e shqiperise dhe denogruan ssiistemin energjeitik te vendit. Le te [ergjigjen sot! Teli