Nuk e do askush, Donnarumma qëndron në Milano

DITA Online

 

E ardhmja e Gianluigi Donnarumma mund të jetë tek Milan-i.

Pavarësisht spekulimeve që e lidhin të ardhmen e portierit italian me një transferim jashtë Italisë, thuhet se ai mund të qëndrojë në Milano, pasi asnjë klub nuk është i gatshëm të paguajë çmimin prej 70 milionë eurosh.

Agjenti i portierit, Mino Raiola, nuk ka bërë asgjë në lidhje me një lëvizte të klientit të tij në merkaton e kësaj verë, kjo edhe për shkak se kuqezinjtë rrezikojnë të sanksionoheshin nga UEFA mbi “Fair Play Financiar” dhe Donnarumma pritej që të shitej për të balancuar bilancet.

Megjithatë, “Corriere della Sera” njofton se asnjë ekip nuk është i gatshëm të shpenzojë 70 milionë euro, dhe Milan nuk do ta konsiderojë shitjen e tij për një shifër më të vogël.

Interes për gardiani kishte shfaqur skuadra franceze e Paris Saint-Germain, por ata duken se janë të gatshëm të nënshkruajnë me  Gianluigi Buffon.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *