“Nuk e kuptoj pse e refuzoni Ballkanin e Hapur”, Vuçiç i habitur me Bosnjen

J L

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha një intervistë për median boshnjake “Dnevni Avaz”, ku shprehu habinë se përse boshnjakët po refuzojnë “Ballkanin e Hapur”.

Ai e cilësoi nismën si mjaft të rëndësishme për tregun ballkanas dhe ftoi edhe vendet e tjera që t’i bashkohen.

 “Jemi duke punuar me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për një projekt që do t’i fshijë kufijtë për njerëzit në vitin 2023. Bosnja ka kufijtë e përcaktuar dhe të njohur ndërkombëtarisht. Kjo ka rëndësi. S’e kuptoj, ne kemi shumë boshnjakë në Serbi që do të duan të lëvizin lirshëm në Bosnje dhe Bosnja ka shumë serbë që do të duan të lëvizin lirshëm për në Beograd. Nga lëvizja e lirë përfitojnë të gjithë, përfitojnë ekonomitë tona”, tha ai.

Vuçiç tha se “Ballkani i Hapur” po sulmohet nga ekstremistët dhe me argumente të pabazuara.

“Gjithçka është se në Serbi na akuzojnë se Ballkani i Hapur është Shqipëria e Madhe, në Shqipëri thonë se është Serbia e Madhe. Nuk mund ta kuptojnë se ne duhet të lidhemi ekonomikisht së bashku, me të njëjtat taksa, dogana, politika ekonomike në mënyrë që të tërheqim sa më shumë investitorë në rajon”, tha ai.

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments
  • Vuçiç, kujton se të tjerët janë budallej, veçanërisht boshnjakët, që vetëm në Srebrenicë u masakruan 8000 meshkuj boshnjakë! Serbia zgjerohet në kohë paqe duke zënë tokat e të tjerëve dhe pastaj i fut një luftë duke paraqitur « tokën e xanun ». Shikoni Veriun e Kosovës. Po bën namin për të drejtat e kolonëve serbë që zunë tokat e shqiptarëve. Viçiçi « habiteka », me mosbesimin e të tjerëve! Mos u habit o « viç I palëpirë », ju jeni barbarë si në Mesjete dhe kur të filloni të bëheni njerëz, atëhere mund të diskutohet me ju, por jo tani që nuk keni kërkuar as falje për krimet tuaja.

  • Budallenj re Alexander,budallenj!
    Ju i vrate,i sakatuat,,nje 500-600 mije,keta prape nuk kane besim tek serbet.Lyderi i Albanistanit,,sa i afruar qe eshte!
    Sa degjoi qe ujku me delet,do flejne ne nje Stan,menjehere hapi dyer e dritare.Kacollja jone eshte shtepia e Mikut dhe Armikut.

  • Po Kosoven si do ta quaje Vucuci (ujku), krahina e Kosoves e Metohise apo Republika e Kosoves ?
    Eshte dakort Arnautistani ta quajne Kosoven Krahina e ….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *