Siç është bërë e ditur, vendimi për rritjen dhe me 20 lekë për paketë të akcizës së duhanit, është shoqëruar dhe me tezën dashamirëse, se kjo bëhet për të nxitur lënien e duhanit; d.m.th, ruajtjen e shëndetit. Ngjan kjo, me tezën e gati një viti më parë, kur për rritjen e pritshme të çmimit të karburantit, po nga rritja e akcizës, kryeministri Rama tha se kjo do nxisë përdorimin më pak të automjeteve, e për rrjedhojë ecjen më tepër në këmbë, çfarë do pasohet më çdhjamosjen e popullatës. Por, pa i marrë për një çast si shaka pretendimet e shefit të qeverisë, a mund të ndikojë vërtet rritja e çmimit të duhanit – sidomos të duhanit – për lënien e tij?! Ja si shprehet një qytetar, cituar nga një e përditshme: “Është rritur akciza disa herë dhe unë sërish s’kam arritur ta lë. U rrit vitin e kaluar dhe nuk e lashë, edhe po të rritet sërish nuk besoj se e lë” – u shpreh një qytetar. Këto 20 vjet, na nxorrën në pah shumë të meta si popull, ku një ndër to, ishte dhënia me të madhe pas parasë duke kostuar në çdo moral; e përkundër kësaj, mungesa e nikoqirllëkut për ta menaxhuar atë. Si argument, vlen ajo që më së shumti dominon jetën tonë sociale: Të qëndruarit me orë të tëra në lokal, duke konsumuar kafe, cigare e patjetër ndonjë gotë, pavarsisht të ardhurave e pavarsisht nëse jemi në marrëdhënie pune. Pastaj, cigarja tek shqiptari, është rrjedhojë e parazitizmit emblematik, e mishëruar në shprehjen “nuk shtyhet kafja pa cigare”, e jo e ndonjë faktori që më pas lidhet direkt ose indirekt me çmimin. Është e vërtetuar se shumë vese i heq puna; e nëse shqiptarin – por dhe njeriun në përgjithësi – e lë pa punë, duhani do jetë me e pakta e keqe që do e ketë. Nëse qeveria kërkon vërtet t`ua heqë njerëzve cigaren nga goja, t`i çdhjamosë apo ta shkundë shoqërinë nga një mori vesesh, mjaft t`i fusë në punë, duke u diktuar moralin perëndimor të të punuarit: Ashtu si kafshë! Kjo do na shpëtonte.

MEQE RA LLAFI TE DUHANI,NUK E DI A FUNKSONON KY DREQ LIGJI I DUHANIT APO VARJA,JO PER GJE POR UNE SHOH ME QINDRA GJIMNAZISTE QE E PINE VEND E PAVEND,MEGJITHESE NUK E KANE MBUSHUR MOSHEN 18 VJEC.
DHE DICKA TJETER,NE RAST SE NJE KLIENT E PI CIGAREN BRENDA LOKALIT DHE PRONARI I LOKALIT NUK JA OFRON SHERBIMIN,SI DUHET TE VEPROJE LIGJI,DE DENOJE PRONARIN MEGJITHESE KY NUK JA OFRON SHERBIMIN (TAVLLEN E DUHANIT ) APO DENOHET VETEM KLIENTI?