Nuk e lejuan të udhëtonte me konjak

redaktor

Nuk i lejohet që të transportojë në avion shishen me konjak, pasagjerja e pi të gjithën për të mos e hedhur. Kjo i ka ndodhur një gruaje kineze, 40-vjeç.

Zhao e kishte blerë shishen me konjak 400 dollarë dhe në aeroportin e Pekinit, doganierët e bllokuan gruan, me pretendimin se alkooli nuk mund të lejohej në bord.

E dëshpëruar Zhao, vendosi që të mos e hedhë shishen, por ta konsumojë atë brenda pak orëve. Sipas një dëshmitari, gruaja u gjet aq e dehur sa nuk mund të qëndronte dot në këmbë. Çështja u zgjidh kur policia telefonoi familjarët e gruas, të cilët e dorëzuan duke e bindur se duhet të shtynte nisjen me avion.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *