Nuk e meritojmë rrugaçin që kemi në krye

anazapta

Kemi kontribuar te gjithe si shoqeri, qofte edhe me heshtjen tone, në mbajtjen ne pushtet te Sali Berishës. Dhe vjen puna që ky njeri tallet me gjithë popullin nga ekranet. A mund te votohet nje individ me sjellje prej rrugaci dhe a mund t’i besohet atij misioni i integrimit te vendit ne bashkesine evropiane? 23 qershori eshte dita e testit te madh per shoqerine shqiptare. A do te jete ajo e afte per t’i dhene fund situates absurde ku jemi futur, ku e keqia shitet si dobi e pergjithshme dhe progres per vendin? Vetë opozita duhet te jete me e zeshme, qofte dhe duke mos e lejuar kryeministrin te brockullis fjale rrugacerore, aq me keq ne adrese te liderit te saj.

Nje fakt i diteve te fundit. Ne mbledhjen e grupit parlamentar te partise qe drejton, Sali Berisha u tha deputeteve qe “te degjojne me interes cdo ankese te qytetareve” dhe u kerkoi qe ata te bashkebisedojne me qytetaret dhe te shenojne ” cdo hall e ankese te tyre”. Tallja eshte e dukshme, pasi kryeministri ka patur 8 vite në dispozicion dhe nuk e ka hedhur veshtrimin nga kasollet ku skamja dhe mjerimi vret përditë trupa dhe shpirtra. Flet per popull te lumtur dhe epoke dixhitale, ky rrugaç. A nuk eshte tallje kjo? A nuk eshte tallur kryeministri me popullin e vet, kur i ka thene, fjala vjen, se me privatizimin e kompanise se shperndarrjes se energjise, shqiptaret do shpetonin nga faturat afrofe dhe se ekonomia shqiptare do te kete kaq e aq perfitime?! Se kompania Cez ishte perzgjedhur nder me te suksesshmet në botë etj, etj? Dhe fundi dihet.

Në Bullgari, psh, ndodh i njejti skenar por populli atje morri kërbacin dhe i tha kryeministrit: Largohu! Kryeministri Borisov e dorezoi qeverine nga presioni i protestave popullore dhe i kerkoi falje popullit per dhunen qe policia kish perdorur ndaj demonstruesve . Tek ne jo. Ketu vriten demonstruesit dhe kryeministri i vendit mashtron popullin me fjale dhe sjellje rrugaçerore, që nuk mund të tolerohen më. Boll! Jemi nje popull qe tallet nga kryeministri i vet. Kemi duruar shumë.

 

Opinion i nënshkruar: Panajot Zoto

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *