Unë e prisja atë që ndodhi dje me tortën në Tiranë. Do ndodhte më keq nëse do servirnin atë mishin që premtuan të bënin kurban si barbarët. Duheshin shmangur pamjet televizive dhe publikimi i fotove. U fëlliqëm. Më vjen turp dhe keq për ata njerëz… Më vjen turp dhe keq për të gjithë ne që nuk e meritojmë të identifikohemi me atë vulg e babezi . Babëzi për “qylin” dhe “dhunën” do ta kisha cilësuar – jo vetem nga uria.
Duhet nje revolucion kulturor, etik, edukativ e ku di une se çfarë për t’i gdhendur. Do të shtoja megjithatë që nuk janë gjithë shqiptarët ashtu. Këtë e shohim më mirë ne që jetojmë në emigracion por, ata në ato pamje të mjera janë “populli demokratikas” i Saliut këtij anti-shtetari vrasës që u thotë të mjerëve duke abuzuar me mjerimin e tyre: votoni për mua dhe ju jeni të parët, të vidhni, të mos paguani dritat, ujin, të zaptoni pronat e të tjerëve dhe lermëni mua, Berishën, kryeminister. Kjo është fytyra e vërtetë e Saliut. Ky individ i papërgjegjshëm që djeg Shqipërinë për karrigen e vet sundon tek injoranca dhe krimi, falë të cilave vjelim vetëm vuajtje e vrer! Edhe njëherë doli e vërtetë shprehja: Nuk është sistemi që bën njeriun, është njeriu që bën sistemin.
Email nga adresa: [email protected]