E nderuar Dita! Si ka mundësi që “Mjeshtri i Madh i Artit”, Hysni Zela nuk përfiton pension suplementar, por vazhdon të marrë një pension poshtë 25.000 lekë në muaj? Ky këngëtar i madh që ka prezantuar zërin e Shqipes në 37 vende të botës, nuk ndihet i vlerësuar nga organet kompetente. Kërkesa për pension suplementar qëndron në sirtarët e dikujt dhe ka shumë kohë. Shpresoj që personi që merret me këtë punë në KM të kujtohet që në sirtar ka një kërkesë të Hysni Zelës 70 vjeçar. Respektoni Hysni Zelën sa është gjallë, se është e sigurte që kur të largohet nga kjo jetë do të thuhen fjalë të mira për të. Ju siguroj se Hysniu nuk ka dijeni për këtë shkrim të shkurtër që po dërgoj në Dita. Rastësisht në një bar kafe dëgjova Hysniun që i thoshte një shoku të tij lidhur me pensionin. Kjo që po ju shkruaj është e verifikueshme. Me respekt,
Letër e nënshkruar
Dh. Velo, Tiranë