Mbrëmjen e së enjtes në “Top Channel” u diskutua për zonat e përmbytjes dhe situatën e vështirë që po kalon vendi. E ftuar nga opozita ishte, deputetja e PD-së, Albana Vokshi dhe Jamarbër Malltezi (profesioni: dhëndër). Në profilin e saj në Facebook, Albana, poston disa foto nga prezenca e saj në emision duke sqaruar se ka qenë në Top Story ku debatuar për situatën e rënduar në zonat e përmbytura. Vokshi, me një qëndrim joshës përpara kamerës, mundohet t’i tregojë Shemsi Premçit, Shefit të Emergjencës Civile në vend, se sa në gjendje të keqe është Jugu. Pas publikimit të fotove në profilin e saj në rrjetin social, një komentues i numëron disa pika të errëta të qeverisjes së Partisë Demokratike. “Ju dhe ai Malltezi dje e keni marrë këtë popull për budalla e të marrë..! Po pse nuk
e dimë ne kush është hajduti dhe krimineli nr 1 në Shqipëri? Po s’ju vjen TURP që e bë të Shqipërinë rrëmujë, ndërto vend e pa vend, po qani hallin ju se shkuan lekët për palma? Po të paktën vendosën palma, po ju?? Ku i çoi Luli 250 milionë të autostradës?? Po Malltezi milionat e koncesioneve
me firmën e Salës?? Do mjaftonin vetëm këto që Shqipëria mos përmbytej më! Mos na merrni për kaq budallenj se ju jeni opozite e xhepit, pa pikë civilizimi! Shpresoj që prokuroria e zaptuar dhe e korruptuar të bëhet një dite e pavarur dhe marri fryme ky vend. .!” shkruan Tifozi Gj KuqEzi! Nuk e njeh Albanën ti tifozo, ndaj flet kështu, është nona.


vokshi dhe Dhendri ne ate emision dolen bllof! Perfundimisht ato duan pushtetin se zbon,nuk bon gje tjeter vetem shanin Kryeministrin me fjale me vulgare. Me kte sjellje shum te ulet dhe aspak dinjitoze dhe zhurmuse i bejne keq pd,nuk na than asnje alternative per te dale nga kjo situate,me kete opozite mazhoranca do te rrij ne pushtet edhe dy mandate te tjera.