Dje parlamenti u përfshi në një debat – siç ndodh zakonisht – krejt pa bukë e pa lidhje, në raport me atë çfarë ulërin në realitetin e gjërave në Shqipëri; debat mbi atë se kish ishte komunist e antikomunist në kufij të dy epokave. Në një kontekst, ja vlen vërtet të bëhet ky debat, nëse punët do ishin disi në rregull; por kur dhe pas 23 vjetësh, ende nuk kemi bërë një shtet të hajrit, por kemi shkërmoqur dhe atë pak të trashëguar në disa segmente, është kulmi I kotësisë dhe i budallallëkut t`i referohesh një të kaluare për t`u përlarë për ca relike muzeale. Megjithatë, meqë edhe kjo e shkuar jo e largët është bërë çorbë, ja vlen të ritheksohen disa aspekte të asaj kohe. Sikur në atë kohë dikush të thoshte se pas 20 vjetësh Edi Rama do akuzohej si bllokmen e me at shpirtëror Enver Hoxhën, do e merrnin për të rrjedhur nga trutë. Rama mund të ketë kusure në drejtime të tjera, por vetëm një burrë kësaj ane i quajtur Sali Berisha, i cili nuk e njeh si ngyrë të kuqen e turpit kur gënjen, me gënjeshtra që fyen çdo lloj kategorie njerëzore, ka të atillë kurajo të çmendur të thotë se Rama ishte dhe është…komunist!!! Ata qe kane jetuar ate kohe e dine mire çfare tipi ishte Rama. Sic njohin dhe Uriah hipin e Bllokut.
Email në adresën