“Nuk erdhën nga jashtë”. Masakra në Bllok pas sherrit brenda lokalit

redaktor

Policia është treguar shumë e rezervuar lidhur me detajet e krimit të mbrëmshëm në zonën e Bllokut në qendër të Tiranës.

Por një punonjës i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë ka dëshmuar se vrasja dhe plagosjet nuk janë kryer nga persona të ardhur nga jashtë lokalit – shkruan DITA.

Të gjithë të implikuarit në ngjarje, përfshirë viktimat kanë qenë bashkë në një ambjent prive, brenda lokalit të shtetasit Redi Popesku i njohur edhe si tregtar i markave të luksit në Tiranë.

Se çfarë ka ndodhur brenda dhomës private që ka degjeneruar deri në nxjerrjen e armëve mbetet ende e paqartë.

Vetë Popesku u raportua ndër të plagosurit fillimisht, por më pas u mësua se ai nuk ka marrë plagë.

Mbetet për t’u sqaruar roli i secilit nga personat e përfshirë në ngjarje.

a.k. / dita

 

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *