Nuk është 8 marsi

Edona Llukacaj

Nga Edona Llukaçaj

Nuk është as 8 marsi as ndonjë ditë e shënuar për gratë, kur mbizotëron tendenca për të folur e shkruar për to, duke shprehur ‘rëndësinë që ato kanë në jetën tonë’. E sigurisht harrohet se vetë ‘shprehja e rëndësisë’ në ditë te caktuara vret e fyen, teksa mund të ndihesh si panda apo ndonjë tjetër specie në zhdukje. Por e kupton mirë se je dikush që në mënyrë që të pranohet pa u paragjykuar ka akoma shumë beteja për të luftuar.

Është një ditë si gjithë të tjerat, kur sprova e të qënit “seksi i dobët” fatmirësisht nuk manifestohet, si për të shpjeguar qartazi se “në botën tonë që vesh pantallona” ti je një pjesë plotësuese, por integrale kurrsesi. Është një nga ato ditët e qeta kur në përditshmërinë tënde shumë shumë mund të përballesh me dy-tre të shara në trafik se i i ke zënë rrugën atyre që edhe rruga tradicionalisht i përket.  (E nëse zbatove rregullat e qarkullimit apo parakalove ndonjë makinë luksoze, atëherë kur drejtuesi i saj kishte kohën e paradës së rastit, ti e di që e ke merituar.)

Nuk është ditë e veçantë sot. Ndonjë lajm abuzimi, degradimi apo krimi në familje do të të trondisë, por do harrohet shpejt, nën hijen e më të fresktit, ndërsa në veshë do kumbojë një“mos hesht” e viktimave apo aktivisteve të pakta. A thua se heshtja nuk është virtyti yt më i preferuar kohët e fundit, si nëmesjetë.

Është një tjeter ditë kur me zhgënjim sheh se si heshtja e thellë ose mosthënia që karakterizon fjalët e cekta mbizotëron, sidomos politikën. Një kohë pa mend kur, përveç heshtjes, cilësia bazë që të duhet për të ngjitur me shpejtësi shkallët e karrierës është aftësia për të miratuar me kokë në mënyrë të sinkronizuar  fjalët e kryetarit. Ritregimi i përmbajtjes me fjalët e tua është bonus i paçmuar, sigurisht. Ashtu është edhe mosshpreja e një mendimi ndryshe, cfarë mundohesh ta kompensosh me konkluzione ‘bombastike’ të tipit unë e di se kujt ia la Skënderbeu amanet Shqipërinë.

Në heshtje ti plotëson kuotat e nevojshme për tu dukur të zhvilluar. Por ti harron se heshtja e jote, aq e domosdoshme për të forcuar pozicionin e liderit tënd, nuk përfaqëson e lë në baltë një shoqëri të tërë: një shoqëri që teksa kërkon integrimin europian, vuan nga mosintegrimi i mirëfilltë i grupeve të diskriminuara.

Padyshim që ti, si pjesë e një subjekti politik, e shtyp butonin pro a kundër, si të diktohet. E padyshim që pamja jote e veshjet e shtrenjta bëhen lajm, si lapsuset në foltore që kontribuojnë për mbivlerësimin e ‘burrërisë’ meskine të kolegëve të tu politikëbërës.

Por të gjitha këta të kthejnë ty një derivat politik të bezdisshmëm e zhgënjyes, ndërsa shfaqja e jote e komanduar nuk përfaqëson të heshturat a të zëshmet gra shqiptare. Ajo konturon më fort problemet e pafund, teksa promovon shembullin e rrugëve të shkurtra, por pa krye, drejt komfortitit të dëshiruar.

Prandaj, ashtu në heshtje si je mësuar, mos prano të bëhesh pjesë e maskaradës. Në heshtje refuzo të përdoresh si përqindje fiktive. Në respekt të atyre zonjave që bënë histori me qëndrimet e tyre në këtë vend e ditën t’ia paguajnë çmimin vendimeve të tyre sado i shtrenjtë që ishte, mos prano të jesh veç objekti dekorativ i rastit. Meqë dot realisht nuk je, nëheshtje, bëhu mungesë.  Ti për të ikur ke gjithsesi e ndoshta mungesa jote thotë më shumë, ku i dihet ndoshta edhe perfaqëson një të vërtetë.

*Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë.

Share This Article
2 Comments
  • Kafshet. Si Mund te lejohen te vizatojne gjera te Tilla ne pallati private.
    Pallati eshte i kohes se Enverit dhe Komplet privat.

    Si piktori sduhet te marre lejen e bashkise Po te pronareve per temen e vizatimit.

    Skane turp.

    Ju e ka kriministri barazine gjinore aq te permendur.

    Piktori me mendjen e semure te cohet te 5 da dhe TA fshije me leket e veta jo me te bashkise (qe Jane leket e taxave tona) dhe ti paguaj demshperblim pronareve te pallatit.

    Paguan bashkija me leket e erion mavrise.

    Pallati prane stadiumit dinamo Mu buze rruges qe shkon per te ish kppshti zoologjik .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *