Nuk është burgu ai që tremb biznesin

redaktor

Email nga adresa

[email protected]

 

Që shteti tregon dhëmbët për të mbledhur detyrimet e tij, bën mirë. Mirë bën edhe që po u jep fund teorive të amnistive dhe fillimit nga viti zero për detyrimet e vjetra. Por, është tjetër gjë të flasim për detyrimet ligjore që kanë shtetasit ndaj qeverisë, dhe tjetër gjë për projektet e reja ligjore që ka qeveria kundër shtetasve të saj. Kjo e dyta duhet ndarë nga e para, nëse ka ndërmend të bëhet vërtetë.

E them këtë, sidomos kur dëgjoj kryeministrin të flasë për burgosje lidhur me detyrimet tatimore apo punonjësit e pasiguruar. Ky nuk është një detyrim i sotëm ligjor i shtetit shqiptar, pasi veprimtaria tatimore dhe raportet punëdhënës- punëmarrës janë të rregulluara me Akte Administrative dhe jo me Kodin Penal. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë është shprehur se asnjë ligj i zakonshëm shqiptar nuk mund të parashikojë dispozita penale dhe si pasojë, askush nuk mund të ngarkohet penalisht për shkelje të një dispozite administrative. Nuk është burgu ai që tremb biznesin, por është biznesi, ai nga i cili duhet të trembet një shtet kapitalist. Biznesi është i vetmi motorr që mban gjallë shoqërinë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *