Tashmë vjen një studim i ri i Universitetit britanik Cambridge i cili na thyen besimin e plotë se paraja nuk është gjithcka dhe mbi të gjitha ‘ajo nuk e blen limturinë’. Ky stydim pohon të kundërtën: “paraja e blen lumturinë”.
Pra edhe pse më herët jemi mësuar të dëgjojmë për studime që pohonin se nuk ka korrelacion mes pasurisë dhe lumturisë, studiuesit nga Cambridge konsiderojnë se “kur paraja shpenzohet në blerjen e sendeve të përshtatshme të personalitetit, lumturia është epilog real”.
Pikërisht sipas studimit, lumturia është më e madhe nëse paratë shpenzohen “në mënyrë afatgjate” konkretisht në udhëtime, në ngjarje kulturore apo ngjarje të tjera sesa në gjëra si veshje, ushqim apo kozmetikë etj.
