Nga Adrian Thano
Ka shumë pyetje nga lexues të DITA-s lidhur me çfarë është konkretisht Vetingu, çfarë është “propozimi hibrid”, si do funksionojë zgjedhja e drejtuesve të rinj në Drejtësi nëse reforma miratohet etj.
Ajo që është përcjellë deri tani është vetëm ideja se po pastrohet sistemi i drejtësisë nga të korruptuarit, një shpresë naive për hir të së vërtetës.
Duhet thënë që nuk bëhet fjalë vetëm për një “reformë në drejtësi”, por për një Kushtetutë të re të Shqipërisë. Paketa ndryshon edhe kompetencat e Kuvendit, Presidentit, etj pra vendos balanca krejt të reja, gjithmonë të lidhura me sistemin e drejtësisë.
Janë servirur për fat të keq me shumicë vetëm debatet politike, të cilat duam apo nuk duam kanë përcjellë tek njerëzit konfliktin dhe kanë nxitur reagime populiste.
Një pjesë e publikut meriton të dijë më shumë se kaq.
Çfarë po ndodh?
Sot, Lu dhe Vlahutin iu përgjigjën ftesës së Ilir Metës për një takim të përbashkët mes këtyre tre dhe Ramës e Bashës deri në gjetjen e konsensusit.
Por dy ambasadorët theksuan se përpjekjet për konsensus duhet të fokusohen tek “propozimi hibrid” i Nuland.
Çfarë është “propozimi hibrid” i Nuland
I ashtuquajturi “propozimi hibrid” u hodh pas takimeve të zyrtares së lartë amerikane, Victoria Nuland me politikanët kryesorë në Tiranë në 10 korrikun e këtij viti. Nuland deklaroi se “propozimi është një hibrid që ka element nga idetë e qeverisë dhe të opozitës në përpjekje për të sheshuar mosmarrëveshjet mes palëve”.
Mosmarrëveshja kryesore mes palëve është roli i monitoruesve ndërkombëtarë në procesin e “Vetingut”.
Drafti parashikon që kandidatët e vetëofruar për të qenë anetarë të organeve te Vetting-ut – (pasi vleresohet nga Avokati i Popullit nese permbushin kriteret formale ligjore) – do te kalojne ne nje proces seleksionimi nga një grup ekspertesh të huaj. Këta të fundit do te vleresojne Pasurine, Integritetin dhe Aftesine e tyre profesionale.
Pjese e procesit në këtë fazë të parë eshte ILDKPKI (per Pasurine) dhe DSIK (per Integritetin, lidhjet me krimin e organizuar etj). Te dy keto institucione drejtohen nga persona te zgjedhur/emeruar nga mazhoranca (e sotme apo e nesërme).
Pra dy nga tre komponentet e vleresimit per pershtatshmerine e kandidateve do te filtrohen nga keto dy institucione. Shkurtimisht, “ekipi nderkombetar” perveç informacioneve dhe dokumenteve “të veta” do perdorë edhe vleresimet e ketyre dy institucioneve
Pas këtij shqyrtimi, nderkombetaret heqin nga lista “kandidatet e papershtatshem”.
Të tjerët, pra “të përshtatshmit”, kalojne “fazen e parë” dhe shkojnë me tej në një proces mbeshtetje/votimi në një Komision dy palesh (mazhorance+opozite).
Sipas propozimit hibrid të Nuland ky komision ad-hoc do ketë 12 anëtarë, ku secila palë ka numër të barabartë anëtarësh.
Çdo anetar i ketij Komisioni Parlamentar ka te drejten te zgjedhe nga keta “kandidate te pershtatshem” vetem një person, pra 12 gjithsej.
Personat që do të jenë pjesë e organeve të Vetingut janë gjithsej 21. Këta 12 do jenë “shkalla e parë” e vlerësimit për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit, përfshirë ndihmësit etj. Veç këtyre ka një “kolegj apelimi” me 7 persona, jo pjesë aktuale e sistemit si dhe 2 Komisionerë Publikë që mbikqyrin procesin.
Çfarë kundërshton PD
Ne çdo rast Komisioni Parlamentar i të 12-ve do te zgjedhe vetëm ndermjet kandidateve qe kane kaluar fazën e parë, pra pasi të kene bere “spastrimin” te huajt.
PD kundershton qe nderkombetaret te kene këtë rol vendimarres ne fazen e pare. Ata kërkojnë vetëm rol monitorues për të huajt.
Sipas disa prej juristëve të përfshirë në draftin e Reformës, problemi ne kete propozim eshte nese nje nga kandidatet e perjashtuar/hequr nga lista nga nderkombetaret ka objeksione, kujt organi do t’i drejtohet per ankim? Dhe çfare akti/vendimi do te kundershtoje ne kete faze te procesit? A mundet qe nje trupe ekspertesh nderkombetare te kete legjitimitet per te nxjerre akte (qofte edhe administrative) te cilat mund te cenojne apo kufizojne te drejta per personat qe do te kandidojne ne keto organe? Para kujt jane llogaridhenes dhe kane pergjegjesi trupa e eksperteve nderkombetare për gabimet e mundshme?
Frika e juristëve “politikisht të ftohtë”
Frika e juristëve të tjerë që njohin draftin por janë politikisht të ftohtë, është që edhe nderkombetaret mund të “kontrollohen” dhe te influencohen nga rekomandime apo vleresime te X apo Y per nje kandidat. Frika nuk është e pabazë.
Megjithë respektin e pazakontë që kemi ne shqiptarët për të huajt, cilësia e ekspertëve të huaj të dërguar deri më tani në Shqipëri nuk ka qenë ajo më e mira, madje shpesh është nën mesataren. Dhe vec kësaj, megjithëse mund të përfaqësojnë të gjithë BE-në një ekspert gjerman nuk është njësoj me një grek apo bullgar, etj.
Duke mbajtur ne konsiderate këtë dobësi si dhe perfshirjen e ILDKPKI ne kete proces (që emërohet nga qeverisja e sotme apo e nesërme), kontrollohet grupi i personave qe mberrijne ne fazen e dytë. Kur ke garantuar qe i gjithe grupi eshte “i pershtatshem/i besuar” per nje pale, pak rendesi ka kush prej tyre do te perfundojne te jene 12 personat e zgjedhur nga Komisioni në fazën e dytë.
Këto janë disa nga detajet e draftit dhe propozimit hibrid për institucionet e vetingut. Ka anekse të tjera të shumta (psh, “gjuha zyrtare” e sistemit të ri do jetë anglishtja, pasi kandidatëve u kërkohet medoemos të flasin rrjedhshëm anglisht, është ndërhyrë edhe në ligjin e diskriminimit ku është shtuar orientimi seksual, etj etj).
Sidoqoftë, kompromisi që do tentohet në takimin Lu-Vlahutin-Rama-Basha-Meta me gjasa do ketë të bëjë me pikën e të drejtave të të huajve në fazën e parë të procesit. Në rast se bihet dakord që Komisionit t’i shkojnë të gjithë kandidatët (jo vetëm ata të seleksionuar nga të huajt) dhe ai të zgjedhë bazuar (edhe) te rekomandimet e të huajve, konsensusi mund të arrihet.
Thashë “shpresë naive” në fillim të këtij sqarimi, sepse duke lexuar draftin dhe versionet, në secilin rast, ku më pak e ku më shumë, ata qe do cenohen do jene individet/kandidatet qe nuk i pelqejne asnjerit krah politik.
Dita

Propozimi i Ilir Cepanit Kokekatrori qe te mblidhen pese koqet eshte kot, ata duhet te behen gjashte qe te futet edhe bolja Saleh e keshtu cdo gje eshte e zgjidhur.
Perjashimi i boles Saleh, do te coje vendin ne zgedhje te reja , ne nje remuje dhe depresion tek njerezit dhe ekonomia.
Te na rroje Bolja Saleh se per te tjeret nuk pjerdh kush.
Ajo qe me cudit mua esht fakti se perse nuk e bejne filtrimin e pare dhe ky te jete edhe i vetmi , se nuk ka nevoje per 100 filtra , ku ne Komision te jene :
1 – ShBA & EU
2- PS me ekspertet e saj me ne krye Ramen
3- PD me ekspertet e saj me ne krye Salen
Dhe ky komision ben filtrimin dhe aprovimin e njerezve , dhe kaq mbaron puna
Ku nderkombetaret aty do jene si pune albitri ne dhenien e certifikates se pastertise te atyre qe do zgjidhen si gjyqtare
Se ne Shqiperi dihet qe nuk ka njerez te pavarur
Te thuash qe ka njerez te pavarur ne Shqiperi do te thote te tallesh me veten tende
Puna do qeh te bute dhe jo mace te egra qe bejne gerr verr si te huajet dhe te vendit.
Punojesit e drejtesise e shkusin xhepat jashte e te tregojne ku i gjeten parate, , te kalojne provimet dhe vertetojne eksperiencat dhe leri te punojne me kushtin qe nese kapen me anashkalim detyre e pergjegjesie marin automatikisht denim te perjetshem. Keshtu ndahet nje here e mire sharpi nga sheqeri dhe nuk ka pune as politika e as nderkombetaret.
Thjeshte kuvendi miraton ligjet dhe drejtesia i zbaton.
Por keta jane maskarenje nga te gjithea palet.
Une gezohem vetem per faktin qe jame shume me i ri se keta dhe shancet jane qe do ua shohe varrimet.
Hyyyt! Delenxhinje burra! Kuluf milet!!
Pra problemi ketu qenka i thjeshte fare
Gjithe klecka qenka ne fillim kur ” filtrimin” e pare e bejne Nderkombetaret me Qeverine
Dmth ku ishe hic gjekundi
Kjo esht fatale per demokracine tone , sepse nderkombetaret gjthmone mbajne anen e pushtetit , pasi ata nuk duan remuja
Dhe kemi rastin e zgjedhjeve parlamentare ne vite te ndryshme ku megjithse pushteti kishte vjedh votat ne menyre skandalize , prape institucionet europiane dhe amerikane dilnin me deklarate te rumbullakosure , se demokracia esht nje proces dhe do kete edhe shkelje tek tuk
Dmth i minimizojn gjerat ne menyre qe te mos kete remuja
Atyre ne pergjithesi nga sa kemi pare ne keto 25 vjet ju intereson qe ketu tek ne te kete qetsii , pa nuk ka rendsi per ta se ne krye mund tejete ndonje politikan batakci
Mjafton qe ky politikan tju vije pas avazit nderkombetareve dhe amerikaneve ne kerkesat e tyre
Si psh amerikanet , mjafton qe ti tju besh nje nder ne politiken e tyre te jashtme dhe administrata e tyre behet totalisht me ty , sepse ata jane pragmatiste ne pergjithesi
Edhe nga ana tjeter ne jemi nje vend i vogel qe nuk ngrem peshe dhe ata nuk e ruajn shume se pse shkelen standartet tek ne ,
Pra nga sa shof une aty , nga ato qe tregon zoti Thano , PD-ja paska plotesisht te drejte qe nuk e pranon kete reforme ne ket menyre
Kjo reforme ne ket menyre , rezik mund te na sjelle ne krye te gjykatave … Shullazin me Co.
Sepse ata qe bejn filtrim te paret jane nderkombetaret dhe qeveritaret
Dmth amerikanet duan te perjetesihet ne pushtet Rama , meqe ky ju beri nderin duke mare Muxhahedinet ne Tirane
Esht interesant , se ndersa me ndihmen amerikane marim ne Shqiperi Muxhahedinet , po me ndihmen amerikane per reformen ekonomike te viteve 1992-1996 , ku amerikanet nxiten pushtetin atehere per privatizim total duke e shkateruar komplet industrin tone ,, u larguan dh vvazhdojn akoma te largohen si pasoj e asaj reforme me qindra mijera shqiptare nga Shqiperia
Sipas meje kjo metode ” filtrimi ” nuk duhet pranuar dhe PD duhet te beje te pamunduren te mos e pranoj ate metode , por ashtu sic thote Sala , qe nderkombetaret te jene vetem monitorues por te mos kene te drejte perzgjefhje njerezish
Ne te kundert nqs pranohet kjo menyre ,atehere , Meta dhe Basha te shkojn ne zgjedhje parlamentare duke bere koalicion sebashku dhe direkt fitojne zgjedhjey , sepse Ramen nuk e voton as PS-ja vete,
Dhe pastaj kjo reform i sherben vetem Sales dhe Metes , dhe ngelen me gisht ne goje hileqaret e Sorosit ne PD-ne amerikane qe ketkojn te cimentojn Ramen ne pushtet
Mesa duket Meta e ka kuptuar ket gje ndaj efhe thote qe pas Reformes jap direheqjen dhe shkojm ne zgjedhje
Bravo Meta !
Zatem se komenti ka mbetur ne mendjen tende o Rajmunt e drejtimi i shtetit ne dore te Lu-ve e Meteve punet shkojne vaj!Nuk e di se si ke shpetuar ne 97 o Rajmunt apo skafit e direkt ne Itali!Aresyeja eshte fare e thjeshte o Rajmunt :Fshtaresia e zbritur nga malet shkateroi qytetin si karkaleci ne grure e tani eshte veshtire qe te marresh prodhimin e duhur fale ketu edhe plehut kimik qe na sollen “Miqte” ne vitet 90 e qe sot ç’do bimeqe mbin del o Salush o Rajmunt!Sa per zotin Thano nuk e ke tagrin e as nivelin ta gjykosh nese ka te drejte a gabim,pasi e efendon kur i ze emrin me tastieren tende or rrush !
O Raimondi nga Vlora po a mund te thuash se Salehu nuk ka patur mundesi te beje reformen dhe pastrimin e drejtesise per 20 vjet qe ka qene ne pushtet ?Kush e ka penguar ?Me Gjin Gjonet me kurse 3 mujore i cili nuk justifikon dot 2.5 milion Euro do vazhdojme akoma ?Nuk mundet llogjikisht qe nje kriminel (Vrasja e Trebickes,aksidenti i Olldashit,vrasja e 4 protestuesve qe ishin me duar ne xhepa,shitja e qindra km²det grekut e shume te tjera)te kekoje qe drejtesia te jete e pavarur dhe e ndershme e cila do te zbatoje vetem ligjin dhe se fundmi 95% e shqiptareve duan drjtesi te paster dhe te pavarur do apo sdo ti o Raimond apo Salehu yt se bashku me Like floririn
Vetting,ad hoc,tre komisione për të zgjedhur anëtarët e komisioneve dhe një komision për të vlerësuar anëtarët që do zgjedhin tre komisionet, dhe në fund dy komisione për të zgjedhur anëtarët që do zgjedhin anëtarët e komisionit që do bëjnë vlerësimin.Tra-la-la zura një galë!Kur këndojnë shumë gjela në kotec dielli s’del kurrë.Problem në atë vënd nuk janë ligjet mor zotërinj por është mëndja e shtrëmbër e shqiptarit.Sistemi aktual politik nuk mund të funksionojë në atë vënd.Shqipërisë i duhet një dorë e fortë,president i zgjedhur nga populli,me forcë ekzekutive.Edhe sikur të aprovohet e ashtuquajtura reformë është e vetkuptushme se ç’ka për të ngjarë,muaj e vitë për të ngritur komisionet,vite të tjerë për të bërë hetime,dhe ca vite të tjerë për të marrë vendimet.Me një fjalë një vërë në ujë.
Pse i kundervihen Bashes pa te drejte sepse ai paska te drejte qe kundershton vetingun e beka qeveria e jo nderkombetaret sepse qeveriha i zgjillka pastaj nderkombetaret japin okej .Keta gjqtar mund te jene te paster por jane partjake kjo eshte e pa mohushme komisjoni i qeverise nuk zgjedh nje qe ska bindje te majta .Rama e ka ngaterruar formulen edhe nderkombetaret aq keq sa qe as nderkombetaret nuk e kuptojne se per cfare behet fjale prandaj nuk dine me i dhene zgjillje asnje kane hyre ne nje proces pa kry qe ka per te sjelle vetem krize ky eshte ekuacjon qe se ka zgjill asnje shtet para nesh , bota i ben gjerst thjedhte dhe te dobishme ne i zgjasim te gjitha zgjilljet kot nuk jemi kaq mbrapa se i biem nga Kina lerge e lerge .
Ajo qe thot e cakton apo zgjdedh q d v e r I a treon se k u s h t e t u t a shkelet e Shiperi kthete ne republic k z e k j t u v e .,ska pressidnet ase parliament.?
Pse nuke merren me ose takohen askush me p r e s i d e n t I n me qene se shekelet kushtetuta.
Beju burr zoti president kushtetuta. Po shkelet nu duhet Ta mbroni p o p u l l I n .
Kemzekutivi Merton edbe drejtsin Ta futon ne Murtha.posse partite e me,yshet e there e pranonjn????????????
Problemi i madh i ketij vendi quhet Drejtesi???!!! E pastaj problemi i madh i drejtesise jane krimet e Renda. Problemi eshte se Krimet e Renda i kane bere shtetaret… Qe nga ana e tyre po luftojne per te na suguruar neve hallexhinjve se Krimet e Renda do denohen ashper..vecse,.duke perjashtuar de facto ata qe keto krime i kane bere ose urdheruar. Me nje fjale, i dashur Thano, po behet drejtesi sipas midese se atyre qe mbollen, korren edhe volen tere kete maskarallek qe s’paska fund. Biles, per cilesine e kesaj bajge te madhe garantojne nderkombetaret. Per bajgen, se qumeshtin e mori Tranzicioni dhe kushedi ku e humbi ne numrat e llogarise rreth e qark botes.
Eshte vertet shqetesuese qe te huajt do kene nje rol kaq te rendesishem por ndoshta do ndikonte me mire per momentin duke qene se e kemi parlamentin plot me kriminel ordiner.
Neser nqs cdo gje shkon mire dhe drejtsia eshte vertet e fort dhe vihet re qe te huajt kane impakt negativ, i thua eu dhe USA flm qe na ndihmuat. Gjithe te mirat. Kte e dine shume mire politikanet tone, por kane frike se po vjen arom perendimi. Cdo shqiptari besoj se i ka ardhur ne maje te hundes me drejtsine qe eshte kthyer ne llotari.
Nqs vijne eksperte dakord, por eshte vertetuar me qindra here se kur behet fjale per Shqiperine dhe Dardanine bota gjithmone dergon “eksperte” Amatore , ose te Korruptuar. Nga anet tona kemi nje fjale te urte “Gomarin nga balta e nxjerr vetem i zoti”
…nga and tjeter egziston edhe nje zgjidhje edhe me e mire; grupet politike ne Shqiperi te hartojne nje platforme ligjore ku anetaret e komisioneve perzhjedhes te jene vetem Shqiptare dhe gjuha zyrtare te jete Shqipja (me nje gjuhe te dyte nderkombere te detyruar).
Por sigurisht kjo eshte e pamundur, pasi po te qe e mundur nuk do te arrinim ne kete dite kur te vjen nje gjysem kinez e te thote ‘ca the se s’te mora vesh, fol anglisht ‘