“Po bëhen përpjekje për ta paraqitur skandalin si vepër e dy njerëzve ordinerë nga Vlora dhe të një gazetari të papërgjegjshëm. E vërteta e madhe është se “afera” në fjalë është vepër e planifikuar nga një grup në kupolën e PD-së” – shkruan sot në DITA, analisti i kësaj gazete Viktor Malaj.
Malaj tërheq vëmendjen nga një detaj që nuk mund të anashkalohet.
“Kur ngjarja në fjalë u bë publike, ideatori i fshehtë i saj, Sali Berisha deklaroi se “Ne e kemi përgjuar për një kohë të gjatë vëllanë e Fatmir Xhafës”. Kjo thënie e bën të qartë se audiopërgjimi i rremë i Agron Xhafës nuk është një punë e dy halabakëve nga Vlora që e bënë atë punë njëri për të fituar azil politik e tjetri për të marrë ca para (nga kush?!) dhe, rastësisht, kjo kasetë përfundoi në SHQUP, por tregon se krejt skenari dhe regjisura janë bërë në SHQUP dhe për t’i shërbyer gangsterëve politikë dhe jo atyre ordinerë. Askush nuk u ndie nga organet e hetimit, megjithëse ka disa nene në kodin penal që dënojnë përgjimet, vendosjen e aparaturave, shpifjet etj” – shkruan autori.
Sipas tij pas të provuarit se krejt “Afera Babale” ishte e rreme, prokuroria shqiptare duket e ndrojtur dhe aspak profesionale në hetimin me themel të kësaj çështjeje.
“Në gjithë këtë aferë kanë ndodhur një numër veprash penale si falsifikime, shpifje, kallëzime të rreme, pengime të drejtësisë në zbulimin e së vërtetës etj. Babale dhe miku i tij Alizoti janë “vrima e fundit e kavallit” në këtë histori. Të vendosësh ata nën arrest me burg dhe të lësh të lirë gazetarin që ka qenë nyja lidhëse midis ideatorëve dhe aktorëve më të rëndomtë të skandalit dhe ka penguar drejtësinë duke mos i dhënë regjistrimin origjinal, të burgosësh dy ordinerë pa shkollë e mend dhe të mos kërkosh heqjen e imunitetit dhe ndjekjen penale të një halabaku politik si Salianji i cili, përveç se ka qenë aktiv në çdo fazë të aferës, tani, kur e vërteta filloi të dalë në shesh, ai po pengon drejtësinë (së bashku me gazetarin Olldashi) duke fshehur regjistrimet origjinale të hershme dhe atë më të fundit që ua tregon shqiptarëve në TV, por ua fsheh organeve hetimore, kjo nuk bie erë drejtësi” – shkruan Malaj sot në DITA.
Shkrimi i plotë mund të lexohet duke klikuar KËTU
b.m. / dita

Duket qe kur e ka ba shkrimin autori ka qene pergjumesh!!!!!
Edhe pse ka qene pergjumesh me ato qe ka shkruar ty ta ka prish gjumin, bile te ka bere esell fare, autori flet qarte dhe per ate qe Berisha nuk fle ai gjithmone do sajoj marrezi te tilla.
Ashtu si te gjitha punet dhe politiken Pd nuk di te beje ose e ben keq dhe mundohet ta shkateroje Shqiperine.Ashtu edhe kete intrige dhe kombinacion idiot e.debil kunder Ps te tille.e ka.Por me cudit niveli i ulet i zbulimit hetimit dhe dokumentimit.dhe cuarjen ne gjyq i punes.se Prokurorise eshte.aq i dobet sa….Aq e thjeshte dhe e trashe eshte kjo ceshtje sa brenda javes mundet ta zgjidhe nje OPGj ne nje fshat te.humbur shqiptar.
Dihet boterishte se kush eshte haleja e telenovelave politike ne Shqiperi .Fatkeqsia qendron diku tjeter qe ky popull ti hapi syte e te shpetoje njehere e pergjithmon. Vdekja e tij do vonoj por do te lere pas shume hale qe do ta rendojne me shume kete popull qorr.
O labi , ne kemi nje thenje popullore: “Fshati qe duket nuk do kallauz”. Nese me te vertete mua me eshte prishur gjumi, eshte se nuk kemi qeveri , por nje bande kriminale dhe nje kryebandit qe po shkaterron te ardhmen tone. Ju keshilloj qe nese nuk keni kurajo te kritikoni nje qeveri mafioze , beni mire te heshtni, pamvaresisht se ju ndoshta mund te perfitoni ndonje therrime qe ju hedhin padronet tuaj te zhytur ne luksin e korrupsionit !!!!!!
Fidel Kastro! “Fshati qe duket nuk do kallauz”. Kjo shprehje S’KA DALE keto vitet e fundit. Pa kallauz e kemi pare se PARA ED BAMBUJES ishe dhe kishim nje qeveri JO KRIMINALE me nje KRYEBANDIT qe edhe ne grope te varrit do luftoj per shkaterrimin total te Shqiperise. A keni sy ne ball???
Z. Fuck Mark . une merem me te gjallet e jo te ikurit . I ikuri eshte si i vdekuri . E sotmja eshte katastrofe , Shqiperia po zbrazet nga dita ne dite , rinia po largohet e ketu do te mbesin vetem hajdute politikane dhe pleqte.
EDHE GJYKATA FASHISTE E HITLERIT E LIROI GJERGJ DIMITROVIN KUR DOLI ASHIQARE QE DJEGJA E REICHSTAGUT ISHTE SAJUAR NGA QEVERIA NACIONAL-SOCIALISTE
Ti enveristi fanatik Viktor Malaj duhet ta dish me hollesi kete histori qe Enveri e perseriste si klishe cdo here qe i priste koken ARMIKUT te Kllases.
prandaj:
Leri llogjet allogjike si dacibao enveriste qe hedh papushin ne kete forum te nderuar te gazetes DITA.
sepse:
ME “BABALEN” PESHKU I MADH KA DALE VETE NE STERE ME KEMBET E VETA.
dhe:
Beji ta fala Taulant Xibrakes, peshkatarit te Rilindjes qe i con SMS papushim “peshqeve” te tij ne thellesi dhe ne stere, ane e mbane Shqypnise dhe ne dhe te huaj, per te mbrojtur ISTIKAMIN e Partise nga rezili ku rane vete me kembet e veta.