Nuk formohet qeveria në Izrael, shpallen zgjedhjet e reja

Edona Llukacaj

Dy muaj pas zgjedhjeve elektorale, parlamenti në Izraal u shpërnda duke marrë vendimin për zgjedhje të reja më 17 shtator. Arsyeja për këtë është se në këta dy muaj, nuk u arrit të formohej qeverija

Gjatë këtyre dy muajve, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk arriti të marrë rezultat nga negociatat për koalicion me forcat e tjera politike. Partneri i tij politik dhe ish-ministri i mbrojtjes izraelit Liberman për formimin e koalicionit vuri kusht miratimin e ligjit për shërbim ushtarak të detyruar nga parlamenti. Kjo kërkesë i ndërpreu negociatat mes dy forcave politike dhe Netanyahu i kërkoi parlametit të shpërndahej dhe të zhvilloheshin sërish zgjedhjet.

Meqë edhe afati 2 mujor për formimin e qeverisë mbaronte të mërkurën, parlamenti u shpërnda duke vendosur zhvillimin e zgjedhjeve të reja elektorale më 17 shtator.

Ndërsa tre çështjet gjyqsore të hapura kundër Netanyahut nuk kanë përfunduar akoma, pritet që situata jo stabile brenda Izraelit të ketë ndikim edhe në rajon, bën me dije Dita, duke iu referuar mediave të ndërkombëtare.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *