Të garosh në Olimpiadë është stresuese ndonjëherë, imagjino pastaj sikur të jesh me periodat.
Fu Yuanhui, një prej notareve më të mira kineze, u bë sensacion në rrjetet sociale brenda natës, pasi bëri një rrëfim të sinqertë.
Kina nuk fitoi në stafetën 4X100 e përzier të dielën, pasi doli e katërta.
Një gazetar po intervistonte notaret kineze, por Fu ishte strukur nga dhimbjet.
Kur gazetari e pyeti nëse ishte mirë, ajo i tha: “Nuk notova mirë këtë herë për shkak se më erdhën periodat dje. U ndjeva e lodhur”.
Kaq u desh dhe në mediat sociale nisi vlerësimi për të.
“Ndjej admirim për të,” tha dikush.
Interneti më herët kishte rënë në dashuri me këtë notare për shkak të shprehjeve të saj të fytyrës.
Por kjo ka nxitur edhe një diskutim në Kinë në lidhje me përdorimin e tamponëve.
Vetëm 2 përqind e femrave atje përdorin tamponët, kurse në SHBA janë 42 përqind.
Por a ndikon cikli menstrual tek performanca e sportisteve?
Shkencëtarja Georgie Bruinvels thotë për BBC se kjo mbetet një temë tabu në sport.
“Na duhet një incident i tillë për të ngritur këtë çështje,” thotë ajo.
Një studim i saj ka zbuluar se gjysma e sportisteve thonë se periodat ndikojnë në performancën e tyre sportive.



