Një ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme rreth ores 11:30 minuta ne Rrugën Ali Demi Tiranë, prane zones se njohur si “KAMBERI” në Shkozë.
Një banore e kesaj lagjeje e quajtur Mirjeta Shanaj është sulmuar ndërsa ka qenë duke dalë nga shtëpia e vajzes së saj me inicialet S.Sh.M. Kjo e fundit eshtë e martuar dhe banon me familjen e bashkëshortit.
Sipas policisë dhe banorëve të zonës, dëshmitarë të rastit, tre persona janë parë t’i afrohen zonjës Shanaj duke e ndaluar forcerisht në rruge, më pas duke e dhunuar fizikisht nga pjesa e duarve.
Agresorët e kanë kercenuar per jeten dhe e kanë ofenduar me fyerje raciale, duke i kerkuar informacion se ku ndodhet dhendri i saj, shtetasi B.M. bashke me vëllanë dhe familjen e tij.
Shtetasi B.M, njekohësisht dhëndri i zonjes Mirjeta Shanaj është person në kërkim policor që nga data 11.05. 2016 per vepren penale të vrasjes së shtetasit V.B. Kjo ngjarje ka ndodhur nê dhjetor të 2015.
Sipas burimeve, shtetasit B.M. përpara disa vitesh i kane vrare një vëlla, E.M. ndërsa ai vetë ka qenë shpesh preh e sulmeve dhe kercenimeve serioze per jetën.
Mirjeta Shanajt i është kërkuar me ane të presionit, dhunes fizike, kercenimeve per jeten dhe kanosjeve qe te tregojë vendodhjen e dhendrit dhe vajzes se vet, si dhe të vëllait të dhëndrit.
Policia e Shtetit u vu në lëvizje për identifikimin dhe arrestimin e personave të paidentifikuar. Për fatin e mire të viktimës së sulmit, banoret e zones, të alarmuar, krijua panik dhe lajmeruan në kohë sherbimet policore, duke mundësuar largimin e personave.
Policia pas mbërritjes në vendgjarje, po investigon dhe po pyet të demtuaren, e cila pas ardhjes së ambulancës po merr mjekimin e parë. Zonja ka humbur edhe ndjenjat nga goditjet e marra në pjesën e kokës.
Dëshmitarët thanë se shpresojnë që autorët e kësaj dhune barbare ndaj nje gruaje të zbulohen dhe me përshkrimet e dhëna prej tyre, të behet i mundur identifikimi dhe kapja e autorëve.
“Shpresojmë dhe bëjmë thirrje qe kjo çeshtje të zbardhet dhe personat pergjegjes të vihen para drejtësisë. Kohët e fundit, dhuna dhe diskriminimi i grave dhe i femijëve janë bërë për fatin e keq, një ritual shumë i shpeshtë” – tha njëri prej tyre.
i.b. / dita
