Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk aprovuan kërkesën e opozitës që të futet si pikë e parë e rendit të ditës mocioni përmbajtjesor për krimet e Serbisë në Kosovë.
Nga 115 deputetët e pranishëm në votim morën pjesë 102 deputetë, ndërsa 55 ishin kundër, për 44 dhe 5 abstenuan.
Ndryshe, gjatë paradites sot në Kuvend u dorëzua mocioni lidhur me krimet e Serbisë në Kosovë i nënshkruar nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.
Ky mocion është prezantuar në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Kuvendit por që nuk pati hyrë si pikë e rendit të ditës për seancën e sotme.

ja keta jane shqiptarer se krimete dhe terorine e beri shqiptari thone keta politikane qe jane antishqiptare ca pabesie dhe poshtersiae ca fatkeqesie