Nuk i bie dot gomarit, i bie samarit

redaktor

Mediat serbe janë tërbuar nga festimet në Shqipëri dhe Kosovë pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit. Blic shkruan se mijëra shqiptarë u derdhën në rrugë në një “ortek entuziazmi”.

Sipas gazetës, njerëzit mbanin në duar dhe bluza flamurin e Shqipërisë së Madhe. Por gazeta thekson se pikërisht gazetari Dritan Shakohoxha, që udhëhiqte festimet, mbante flamurin e Shqipërisë së Madhe.

“Duhet të theksojmë se arsyeja se përse u ndërpre ndeshja ishte pikërisht një dron me një flamur të tillë, me të njëjtin mesazh”, shkruan gazeta.

Më tej theksohet se një fans ka bërë ironi me golat e shënuar, duke shkruar se golin e parë e ka bërë Ismail Qemali, golin e dytë Isa Boletini dhe të tretin Forcat Ajrore Shqiptare.

Eh, kështu është, kur nuk i bie dot gomarit, i bie samarit.

Share This Article
2 Comments
  • Sidoqoftë euforia jonë e tepruar s’është gjë e mirë. Fundja futboll është dhe jo shfaqje nacionalizme. Të bëhemi realistë dhe me këmbë në tokë si vetë de Biasi, kjo do të ishte sjellja më e civilizuar në vend që t’i hedhim benzinë zjarrit.

    • Euforia nuk erdhi ngaqe “do kualifikohemi”, por ngaqe i’a ‘futem’ shkijeve! Nuk ka te beje fare me kualifikimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *