Nuk i blej dot ilaçet, jam invalid!

Dita

Kam vite i sëmurë dhe jam invalid i përhershëm. Vuaj nga TBC. Jam me astmë bronkiale të formës së rënduar. Jam me tension dhe zemër, invalid që nga 1969, grupi II, sëmundje kronike. Kam kërkuar vizitë e kontroll mjekësor, konsultë dhe ekspertizë. Thonë se për konsultë duhet të kesh moshë 40 deri 65 vjeç. Ndryshe duhet t’i bësh me lekë, kështu thotë mjekësia dhe qeveria. Pensioni është 14.405 lekë, s’del për bukë dhe jo të paguash mjekët për të bërë vizita e analiza të tjera.

Jeta sa vjen e po rëndohet shumë dhe shëndeti po keqësohet. Sëmundjet po ma vështirësojnë jetën dhe frymëmarrjen. Kërkoj ndihmë se vuaj edhe nga pankreasi. Mjekësia, po nuk pagove, s’të zë me dorë, ose të rrjepin me një metodë tjetër. Thonë shko e bëj këto analiza, o në shtet o në privat. Kur vete në ambulancë shtetërore për analiza, të thonë: “Këto ilaçe s’i kemi. Do shkosh te privati ose ku të gjesh.”

Në datë 07.07.2016 bëra një analizë për organet e brendshme tek studio e M.Gegës, Vlorë. Më mori 30.000 lekë. Më thanë se duhet të bëja dhe analizën e gjakut te firma “Bakaj”, Vlorë. Doja apo s’doja, kisha apo s’kisha, vajta më datë 10.08.2016. Më bënë 3-4 analiza gjaku, urine etj. Bënë 70.000 lekë.

Në 07.08.2016 bëmë një eko tjetër. Thanë se s’kishte dalë mirë. Për këtë eko nuk pagova lekë. Në 11.08.2016 më dërguan tek firma “Bakaj” për një analizë tjetër. Vetëm një analizë gjaku kushtoi 25.000 lekë të vjetra. Si përfundim, s’ka gjë me rëndësi. Më dhanë 3 lloj recetash me ilaçe: receta e parë kushtoi 2.200 lekë, receta e dytë 14.700 lekë, receta e tretë bëri 9.200 lekë.

Tre analiza: 30.000 lekë + 70.000 lekë + 25.000 lekë = 125.000 lekë në total. Ilaçet bënë 45.900 lekë + 125.000 lekë = 170.900 lekë. Për këto kam dokumente. Qeveria e mjekësia thonë se ilaçet i kemi falas e të rrjepin lëkurën me thonj mjekët. Dërgoni njerëz në Vlorë. Dokumentet i kemi e i verifikoni. Jam invalid kronik e pensionist. Ilaçet s’i blejmë dot. Kemi dërguar ankesë tek Ministria e Shëndetësisë, por s’kthen njeri përgjigje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *